Ekskluzive/ Dëshmitari i ri: 'Babalja' nuk më pagoi që u shtira si Agroni, ndaj e denoncova

9 Qershor 2018, 07:20| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 09:48

  • Share

Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vetë Babales. Qëllimi i vetëm, sipas tij, ka qenë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit.

Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda 1 jave të japin një rezyme të qartë mbi këtë audio-përgjim, personazhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë.

Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit. Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie.

Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të Krimeve të Rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj. Sigurisht që marrja përsipër e këtij roli do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbërritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se 'Babalja' i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim.

Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin te personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave. Në fakt kjo bisedë e improvizuar është rregjistruar dhe më pas 'Babalja' e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit.

Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që 'Babalja' i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbërritur ende te xhepat e tij. Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën 'Babalja', i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë, së bashku me djalin e tij. Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete 'Babalja', ai ka vendosur të paraqitet në ambientet e prokurorisë duke treguar të vërtetën.

“…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”- mësohet t'u ketë treguar prokurorëve. Personi që mbante kontakte 'Babalja' ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka pranuar publikisht se kishte kryer disa takime me 'Babalen' në Tiranë dhe në Vlorë. Ka qenë ose jo, gazetari Olldashi ndërlidhësi mes 'Babales' dhe figurave politike të PD për të inskenuar një audio-përgjim të tillë, kjo nuk dihet dhe nuk jepet e qartë deri më tani nga anëtarët e grupit hetimor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga burimet, ende nuk na është përcaktuar se sa do ishte shpërblimi financiar që do merrte 'Babalja' dhe dëshmitari i vetëofruar për këtë përgjim të inskenuar, i cili kishte marrë përsipër të aktronte Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Skenari ishte i qartë dhe se gjithçka po përgatitej për të krijuar një situatë politike, me qëllim goditjen politikisht të familjes së ministrit Xhafaj, duke e etiketuar vëllain e tij si person që drejton grupet kriminale të trafikut të drogës në Vlorë dhe që mbështetet fort nga strukturat policore të drejtorisë së Vlorës. Pritet që brenda javës së ardhshme Prokuroria e Krimeve të Rënda të dalë me një konkluzion përfundimtar lidhur me hetimet e këtij rasti, duke sqaruar misterin e audio-përgjimit që trazoi jetën politike të vendit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tir: 10/06/2018 03:09

    Kjo u duk qe ne fillim se ishte loje e piset. Deklararat kontradiktore te Babales me Olldash idiotin, dhe kompleksi tresh i Pd-se me Salianj imoralin ne krye i nxori zbuluar hale-te e pd-se.Kjo eshte fytyra e Pd-se.

    Përgjigju
  • Shaqo: 09/06/2018 22:13

    Ore cfare flasin keta te PD Agron XHAFAJ i vellai FATMIR XHAFAJ KA BERE NJE LUFTE TE MADHE KUNDRA TRAFIKANTEVE TE DROGES QE KUR ISHTE 25 vjec DHE AGRONI E DINTE QE MBAS 15 vitesh FATMIRI DO BEHEJ MINISTER DHE LUFTA AGRONIT KA QENE ME E ASHPER BILE EDHE PER PROBLEMIN E TAHIRIT AGRONI E KA DENUAR ME ASHPERSI TRAFIKUN E DROGES QE BENTE ISHMINISTRI I DREJTESISE TAHIRI SE SIC E THASHE AGRONI E DINTE QE PARA 15 vitesh QE VELLAI FATMIRI DO TI ZENTE VENDIN TAHIRIT MENDIMI IM ESHTE QE AGRONI TE BEHET DREJTORI I PERGJITHSHEM I ANTIDROGES DHE TA SHIHNI NE SHQIPERI NUK DO KETE ME DROGE BILE DHE PER ED RAMEN SI PERDORUES DROGE

    Përgjigju
  • Populli: 09/06/2018 21:39

    Sa poshte paska rene PD

    Përgjigju
  • Qoqja: 09/06/2018 19:23

    Shikoni sa pergjegjesi ka lidershipi i partis shpresdhenese iP D qe merret me kerma per ti perdor mish .Tani jane strukur halet si Deputetet e krimit qorri Alibeaj dhe Palloshi i groshes Serjani .Ligji te godase kto fundrrina qe perfaqesojn popullin .Opozite do te thote ARLTENATIVE JO ANARSHI .

    Përgjigju
  • redi: 09/06/2018 17:08

    Kjo maskarade politike eshte kulmi i poshtersise . Duhet denim shembullir si per babalen ashtu dhe ato qe paguan dhe publikuan maskaraden . Te tre mosjwtiwret e mashtrimit te PD me Alibeajn , Bardhin dhe Salianjin me Olldashin duhet te denohen penalisht . Me nashtrues irdiner nuk arrihet aksioni politik , por vec me fakte

    Përgjigju
  • Leshi: 09/06/2018 15:25

    Estrade pa pare

    Përgjigju
  • agim: 09/06/2018 14:40

    Normalishte disa duhet te futen ne burge si rregull jo me pake se 7 vete,po ketu ne Shqiperi sak shtet e behet si ne vitet 20

    Përgjigju
  • Toni: 09/06/2018 13:28

    Filmi kazanit u kurorezua deri ne fund...kushedi sa qesh bota me keta morracaket e mjere te pushtetit tone te kalbur. Po kaq qesh edhe me kete opozite impotente e te zgerlaqur. Jemi vertet per te ardhur keq dhe po kaq keq do te vazhdoje per popullin per mua e per ju komentatoret e tjere. Kjo duhet kuptuar e minimalisht ti injorojmee te dyja krahet politikes injorimi indiferentizmi perbuzja mendoj eshte ilaci pranushem per momentin per keta faqezinj majtas e djathtas e kudo.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 09/06/2018 13:16

    Qenefka ka nje vrime kur ulemi dhe lirohemi.Edhe babalkat me shoke jane lende e pare per qenfken e SHQUP-it.

    Përgjigju
  • Mali: 09/06/2018 12:14

    Ta gezojme Babalokracine!

    Përgjigju
  • Populli: 09/06/2018 11:36

    Keto te gjitha jane skenaret e erreta te sali kriminelit,qe mban peng jeten politike te keti vendi per te shpetuare menderen e tij dhe te shker......(xenit)I cili bredh neper bote me parate e vjedhura te babait KRIMINEL!

    Përgjigju
  • tonin: 09/06/2018 11:21

    te presim lulin .te na nxjere ndonje babole tjeter

    Përgjigju
  • Fredi Kokë Bajga: 09/06/2018 09:57

    Iku edhe "BABALJA" për LESH Bubi , bashkë me PLANIN e tij të ZI me REGJI në SHQUP . . ! BABALJA dështoi bashkë me Dashin e HAVASË dhe TALEBANIN Gazetar JETKEQ OLLDASHI që për 5 LEK ka tentuar të SHESI GRUAN dhe VAJZËN e vet !!!!!! Falimentoi PDja bashkë me BABALET e KRIMIT dhe të DROGËS .

    Përgjigju
    • Shiringa: 09/06/2018 13:32

      Fitun dogmenat e mir

  • Hasan Pordha: 09/06/2018 09:44

    Kush do ti beje varrin shokut bie vete brenda

    Përgjigju
  • RUME BAM: 09/06/2018 09:09

    Çma hngre sapunin për djath o babale okokrë mashtrusi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?