Viktima Behar Sofia dhe vendi i ngjarjes

Ekskluzive/ Zbardhet mesazhi pak minuta para vrasjes, si u eliminua Behar Sofia në mes të Tiranës! Analiza e ADN-së dhe dëshmitë që zbuluan gjithçka

15 Mars 2021, 14:48| Përditesimi: 15 Mars 2021, 15:54

  • Share

Ernej Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi u lanë sot në burg për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka siguruar dosjen hetimore me detaje shumë të rëndësishme që zbardhën çështjen. Në dosje thuhet se grupi hetimor ka gjetur sms me tekst “duro vëlla, s’ka dalë akoma”, i cili i referohet 66-vjeçarit Sofia. Më pas lexohen dhe dy mesazhe të tjera me tekst “doli” dhe nga “bregu i Lanës”. Hetuesit kanë fiksuar numrin e dërguesit të këtyre mesazheve tek ekzekutori dhe u është dërguar shkresë të gjitha kompanive celulare për të marrë të dhënat mbi përdoruesit e numrave të evidentuar, vendndodhjen e qelizave celulare dhe itinerarin në bazë të qelizave të përdorur nga poseduesit e numrave si dhe hartën digjitale. Më pas është bërë përpunimi dhe analiza nga ana e Drejtorisë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor ka pyetur në lidhje me ngjarjen, përveçse nënën, edhe vëllanë e Ernejt Shytit, Ergit Shytin. Zakonisht, ka deklaruar Ergiti, shoqërohen bashkë dhe me një shok që quhet Xhuljan Visha. Pas analizave të AND-së grupi hetimor ka vërtetuar se i përkisnin Ernejt Shytit, ndërsa ato kishin përputhshmëri me ato të nënës së tij, ndërsa më pas është bërë arrestimi i tij nga autoritetet malazeze. Pas arrestimit, në deklarimet para grupit hetimor, si person nën hetim, Ernejt Shyti ka deklaruar se ka imituar të ecurën e një "sakati" për të mos u dalluar nga Policia.

Pas ekzekutimit të 66-vjeçarit, Ernejt Shyti është larguar qetësisht me biçikletë në drejtim të Liqenit.


Lajmi kryesor:

Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 3 nga bashkëpunëtorët! Shyti hesht para gjykatës! Visha: S'kam lidhje me ngjarjen


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?