I kamufluar si i çalë dhe endacak, e ka ndjekur hap pas hapi Bujar Sofinë, deri në momentin që e ka ekzekutuar. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Ernejt Shyti të ekzekutoj 66-vjeçarin.
Report TV ka siguruar videon e momenteve ku sapo është ngritur Sofia nga lokali që kishte pirë kafe, ndërsa pas tij duket Shyti që e ndjek. Në pamje duket Behar Sofia, i cili kalon në vizat e bardha me hap të shpejt dhe kalon në afërsi të Lanës. Nga prapa e ndjek Ernejt Shyti, i cili pak çaste më vonë qëllon në drejtim të tij.
Kujtojmë se paraditen e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
Me kokën ulur, i veshur sportiv dhe maskë anti-COVID, u shfaq në gjykatë Shyti. 24-vjeçari ka pranuar krimin dhe premtimin që i ishte bërë për marrjen e 50 mijë eurove për këtë vrasje. Përveç aparatit celular, në Liqenin Artificial po ashtu u gjetën një shishe plastike me gjumë ADN, një dorezë, një maskë mjekësore kirurgjikale, një xhup blu dhe një kapele sportive.
66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.
Behar Sofia duke dal nga banesa
Ernejt Shyti para vrasjes
Ernejt Shyti i del perball Behar Sofias
E morem vesh tashi se Si e qysh e tek , Po nxirrni porositesin tashi .
PërgjigjuEdhe ati duhet ti jepet plumi
Përgjigju