Report TV zbardh ekskluzivisht emrin e porositësit të makinave Toyota Auris në të cilat u sekuestruan 3. 4 milionë euro. Sipas dokumenteve doganore që Report Tv ka siguruar Alban Mollaymeri rezulton si porositësi në Tiranë i 7 makinave në dy prej të cilave u gjetën edhe eurot.
Sipas dokumenteve të siguruara ekskluzivisht nga Report TV mjetet janë shitur nga koncesionari DOCI GMBH, në Gjermani në pronësi të Ilir Doçit.
Të dhënat për konçensionarin ALB Doci GMBH
Nga këto dokumente rezulton se porositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një servis makinash dhe një kompani transporti.
Servisi i Edi Likës në Tiranë
Ndërkaq, dy makinat e tjera, një Opel dhe një Alfa Romeo që ishin mbi kamion bisarlk bashkë me 7 Toyotat, janë porositur prapë në koncensionarin Doçi, por nga dy individë të tjerë që nuk dyshohet të kenë lidhje me trafikun e parave, me orgjinë nga trafiku i drogës.
Alban Mollaymeri, që rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompani ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjera fshihen pas tyre.
Ekstrakti i QKR për kompaninë e Alban Mollaymerit
Nërkohë mësohet se sot ka përfunduar edhe numërimi i plotë i sasisë së eurove që ndodheshin në dy makina dhe sipas hetuesve bëhet fjalë për 3. 4 milionë. Shuma e eurove ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.
Veprimet e para për këtë dosje hetimore janë kryer nga prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD, por më pas është vendosur transferimi i dosjes. Sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës pranë Prokurorisë për krimet të rendë në Tiranë.
ky paska foto dhe me ilir meten..rastesi???
Përgjigju