Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një grup anëtarësh, të cilët bashkojnë votat sistematikisht, për të mbrojtur gjyqtarët, për të cilët Ministria e Drejtësisë kërkon shkarkimin e tyre, për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës, për cenimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe diskreditimin e figurës së gjyqtarit.
Justifikimet, argumentet, referencat dhe alibitë e këtyre anëtarëve të KLD janë të ndryshme, por ato kanë një qëllim: Mbrojtjen me çdo kusht të gjyqtarëve. Nëse sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në çdo pesë gjyqtarë katër nuk e kalojnë Vetingun, KLD, në mbledhjen e ditës së hënë, nga katër gjyqtarë nuk shkaktoi asnjë. Alibia e shumicës në KLD është se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re dhe të ligjeve të reja për pushtetin gjyqësor, KLD nuk ka më tagër ligjor për të shkarkuar gjyqtarët.
Por, KLD ka votuar pro masave disiplinore më të buta ndaj gjyqtarëve, si paralajmërim për shkarkim nga detyra, por jo shkarkim nga detyra. Nga ana tjetër, KLD i ka mbrojtur gjyqtarët e akuzuar për shkelje të rënda në detyrë edhe para se të miratohej reforma në drejtësi, kur ky institucion kishte për detyrë ndëshkimin e gjyqtarëve abuzues, fakt ky që nxjerrë zbuluar KLD si një organ që mbron drejtësinë e kalbur deri në ditën e fundit.
Grupi i anëtarëve
Këshilli i Lartë të Drejtësisë, në mbledhjen e 24 janarit 2018, ka rrëzuar edhe disa kërkesa të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin dhe ndëshkimin e 13 gjyqtarëve, me pretendimin se kanë konsumuar shkelje të rënda në detyrë. Përpos të tjerëve, ministrja Gjonaj i kërkoi KLD që të shkarkonte nga detyra gjyqtarit e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema, për shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, shkelje e përsëritur, duke sjellë pasoja për palët në gjykim dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.
Kundër shkarkimit të gjyqtarit ka votuar anëtari Gerd Hoxha, i cili është edhe kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve. Kundër shkarkimit të gjyqtarit ka votuar Gjin Gjoni, i cili është edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Për vetë Gjin Gjonin, Ministria e Drejtësisë pati kërkuar të shkarkohej nga detyra, me akuzën se ka fshehur pasurinë si dhe ka bërë deklarime të rreme të pasurisë, por Gjin Gjonin e shpëtuan kolegët e tij në KLD, që asokohe drejtohej nga Bujar Nishani.
Kundër shkarkimit të gjyqtarit kanë votuar edhe anëtarët e tjerë Ridvan Hado, Neritan Cena, Petrit Çomo, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici. I njëjti grup, me përjashtim të anëtares Eneida Civici, kanë votuar kundër shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Tomorr Kullolli. Duke qenë shumica, këta anëtarë kanë mundësuar që gjyqtarët t’i shpëtojnë shkarkimit.
Meta dhe Gjonaj votë ndryshe
Sipas procesverbalit të votimit, Presidenti i Republikës, njëherësh kreu i KLD, Ilir Meta ka votuar pro shkarkimit, sikundër deklaroi edhe Presidenca dje në një njoftim për shtyp. Pro shkarkimit natyrshëm ka votuar edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si anëtare e KLD. Zonja Gjonaj ka theksuar se KLD ka të drejtë të shkarkojnë gjyqtarët, përderisa ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë Gjyqësor, organi që do të zëvendësojë KLD.
“E para njëherë, për sa i përket të drejtës nëse ka ministri i Drejtësisë për t’i sjellë këtu kërkesat, propozimet për masat konkrete për gjyqtarët për të cilët është filluar procedimi disiplinor nga Inspektorati, patjetër që po. E jep dispozita tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, e jep dhe Kushtetuta. Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kur i ka dhënë kompetencën Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vazhdimësinë e institucioneve gjatë periudhës së këtij vakumi të institucioneve të reja, kjo nënkupton edhe rolin dhe kompetencën e ministrit të Drejtësisë. Kjo është e përgjithshme”, ka theksuar Gjonaj.
Më parë, kur në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte Bujar Nishani, pro shkarkimit të gjyqtarëve votonin sistematikisht ish-anëtarët Sokol Çomo dhe Albana Shtylla.
Argumentet e anëtarëve që votuan kundër shkarkimit të gjyqtarëve
Gjin Gjoni: Në këtë pikëpamje, duke qenë se, unë them që ka një vakum ligjor për sa i përket shkeljes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka orientuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Parlamentin që të hyjë institucionalisht dhe të rregullojë këtë lloj shkelje. Ndodhemi në një bazë vakumi ligjor në marrjen e kësaj mase. Se çfarë do na ndodhë? Ky Këshill i Lartë i Drejtësisë, për një periudhë kohore të gjatë, ka arritur që të shkarkojë deri në momentin aktual një numër, të paktën 10-15 gjyqtarësh deri në momentin aktual.
Pavarësisht se nuk është ndonjë çudi e madhe sepse publiku, për shkak të këtij pompoziteti dhe propagande që është komentuar dhe trumentuar, kërkon që 80% e gjyqtarëve të dalin jashtë sistemit. Por në momentin aktual, kur efektet e deklarimit të pasurisë, efektet e kontrollit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjyqtarëve janë në fazat fillestare dhe Komisionet e Pavarura të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit po marrin në sitë të gjithë gjyqtarët, unë them, edhe për shkak të vakumit ligjor, le t’i ndajmë këto dy kategori:
kategorinë e parë të cilët janë për shkak të pasurisë dhe kategorinë e dytë për shkak të shkeljeve dhe në fund, po qe ky Këshill i Lartë i Drejtësisë të pezullojë çështjet sepse ka një vakum ligjor dhe t’ia kalojë KLGJ-së ose këtij Këshilli në rast se Kuvendi i Shqipërisë, brenda një periudhe kohore të shkurtër, riparon defektet e ligjit dhe shfuqizimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Pasi edhe ne çmojmë besoj edhe kolegët anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndajnë të njëjtin mendim me mua që, për ata gjyqtarë të cilët ka shkelje, ne duhet të japim atë që meritojnë.
Për ato gjyqtarë të cilët janë në rastet të cilat ligji nuk i parashikon mund të shpëtojnë edhe nga ndonjë ndëshkim i mëvonshëm për shkak të mungesës së këtij ligji. Kjo është pikëpamja ime. Unë diskutimin e bëj në parim. Nuk e bëj për persona konkret dhe për emra nominal.
-Brunilda Kadi: Thjesht doja të diskutoja në parim atë çfarë ngriti të diskutonte z. Gjini, Gjin Gjoni, në lidhje me dispozitat materiale që kemi ne në dispozicion. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i datës 10 prill 2017 dhe ka shfuqizuar dispozitën që përcakton shkeljet. Neni 172 që është dispozita tranzitore thotë që, Këshilli zbaton dispozitat më të favorshme. Duke qenë se ne nuk kemi dispozita fare tani, ngrihen dy pyetje: -I bie që gjyqtarët nuk do procedohen më tani? Sepse ligji më i favorshëm është që s’ka fare shkelje. Apo duhet të presim që të plotësohet ky vakum ligjor nga Parlamenti, që ne të bëjmë krahasimin.
-Gerd Hoxha: Unë jam në pamundësi sepse unë jam i bindur që disa nga ata kolegët tanë kanë kryer shkelje aty, por nuk kam si t’ia vë emrin atyre shkeljeve. Atyre shkeljeve, atyre gjërave që ato kanë bërë, Gjykata Kushtetuese u ka vënë vizën. Unë nuk dua të dal edhe para kolegëve të mi por edhe përpara opinionit publik por edhe përpara ndërgjegjes time, që të dënoj apo të ndëshkoj apo të mos ndëshkoj dikë pa ligj, apo të lë një shkelje pa ndëshkuar. Se është shumë e lehtë kjo që nesër të dilet nga ata që janë të interesuar dhe të thuhet, -ja çfarë bën Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vazhdon praktikën e vet korporativiste. Gjë që është totalisht e pavërtetë. Unë nuk dua që të bëhem pjesë e kësaj gjëje të shëmtuar. Unë jam i bindur që disa nga kolegët që janë aty duhet të ndëshkohen. Por nuk kam ligj. Këtë po them. Unë nuk e bëj ligjin. Unë e zbatoj.
-Eneida Civici: Edhe unë jam kundër. Jam kundër jo vetëm për procedurë por jam edhe për faktin se referuar kërkesës së paraqitur nga ministri i Drejtësisë rezulton se ajo është copy-paste kallëzimi penal i ILDKP-së, pra nuk ka asnjë shkelje administrative apo ndonjë hetim administrativ nga ana e ministrisë. Është marrë thjesht kallëzimi i ILDKPI-së i cili në fakt është gjykuar apo më saktë është hetuar nga prokuroria. Është vendosur pushimi dhe kallëzuesi ILDKPI nuk ka bërë kallëzim, nuk ka bërë ankim ndaj këtij vendimi me qëllim që ne të kishim edhe një vendim apeli të formës së prerë që të gjykonte mbi këtë kërkesë të prokurorisë
.
pas Vettingut na duhen spastrimi i vendit nga "agjenartura greke dhe serbe" te cilet e kane komandue vendin ne cdo lami te saj Shikone rastin ne Finiq..atje nuk e pranojne shtetin shqiptar
Përgjigjuoh kote e kane keta "fundrrina" nuk munden me e ndalue ose me e prishe Vettingun (Reformen ne drejtesi)
Përgjigjute hetohete kld nga prokoria1.2 te hetohetesaliBerisha,nga prokuroia nga viti 1990 dhe viti 1957 2015 cfare ka ber saliberisha dhe lul basha te kerkoje dokumente nga umnik dEri OLLANTE DHE ISH KRYEMINISTRI DJALI ALEKSANDER MEKSI BASHKIM KOPLIKU TE HETOHETE CFARE KA DHENE FIKSI STOP ORANWS NEWS 24 TEHETOHETE GJAVE GJASHTE 21 JANARI HELIMI XHEVATE HANES E KA HELMUAROSE KA VRARE ISH DREJTORESHA ARSIMI NE KOHES PARTISE DEMOKRATITKE MATOHITI MBESA MUSTAVA MATOHITI TE HETOHETE KOPSHTE PRIVATE TE VIHETE ANTIMAVAJA TEGJITHA PASURITE TE HUAJE PRIVATE SENATOREKRYETARE BASHKIE DREJTORE DEPUTETE PRESINDECE
PërgjigjuESHTE SKENAR I METES SE NEPERMJET KETYRE MBROHET VET PER ATO QE KA BERE AI DHE E SHOQJA ILIRI ESHTE STRUMBULLARI I TE GJITHA PENGESAVE NE DREJTESI
PërgjigjuKeto gjygjtar nuk jane vetem anetar te KLD , por te emruarit e Shqupit ne jete irgan . Po te shohesh veprimtarine e tyre nga fillimi u Reformes ne drejtesi deri sot , jane ne sinkron me veprimet kundra te opozites . Ka ardhur koha qe vetingu ti nxjerr jashte distemi per demet qe i jane bere drejtesise dhe po oati kortupdion te dhoqerojne te denyarit e tyre ne burg . Mjaft vendisen padrejtesi ne dmer te popullit dhe te paguar nga taksat e popullit
PërgjigjuKy gerd hoxha njeher, besoj se eshte i pari per mbrojtjen e te korruptuarve, qe dmth eshte i pari qe duhet te ishte per tu pushkatuar po te ishte ligji ne rregull, pushkatimit e ka hequr konventa europiane e te drejtave te njeriut keshtu qe ai ka goje te llapi akoma. Krimbat e shoqerise shqiptare, nje nder arsyet kryesore qe na konsideron eu si vend tejet i prapambetur.
PërgjigjuVeremliu i ish kombinatit Gerd Hoxha, i biri maskarait ish drejtor i Misto Mames nuk ka si te dale pervecse maskara dhe shpirt qen. Ky doli kundra vetingut por harron nje gje se KPK e ka te shkruar te bardhen mbi te zeze qe sekseri i tij nga ish kombinati eshte nje personash i nohur i botes se krimit, A. T. Apo do ta themi publikisht emrin o vemje e drejtesise?
Bravo Gerdi i Federates se Notit, Telegrafit, ish Konsullates Kroate edhe i pallatit mbas Shallvareve
PërgjigjuJa psh për gjëra të tilla Enveri ishte njish!
PërgjigjuMeta hedh gurin dhe fsheh doren.
Përgjigju