Ekskluzive/4 argumentet e Gjykatës pro Izet Haxhisë për rigjykim, Report Tv siguron vendimin

5 Korrik 2018, 12:13| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 16:08

  • Share

Report Tv siguron ekskluzivisht vendimin e gjykatës penale të Tiranës i cili shpjegon se përse u pranua kërkesa e Izet Haxhisë për të rivendosur në afat dënimin 25 vjeccar dhënë në mungesë ndaj tij me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.

Sipas këtij vendimi në katër faqe gjyqtari Besnik Hoxha argumenton se: “(kërkuesi) Izet Haxhia, i cili ka qenë në cilësinë e të pandehurit dhe nuk ka lëshuar asnjë prokurë apo akt tjetër përfaqsimi në gjykim. Kërkuesi nuk ka dhënë asnjë deklarim përpara organeve proceduese dhe nuk provohet të ketë patur dijeni për ankimin e vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kërkuesi Izet Haxhia gjatë gjithë kësaj periudhe ka qënë në Turqi nën mbikqyrjen e vazhdueshme të autoritetetve shtetërore Turke deri në momentin e ekstradimit të tij në Shqiperi më dt.08.05.2018”.

(Kliko këtu për vendimin e plotë të gjykatës)

Gjyqtari Hoxha më tej në vendimin e tij hedh poshtë dhe pretendimin e prokurorit se Izet Haxhia ka tejkaluar afat 10 ditorë të ankimit. Në këtë vendim sqarohet se 

Ky pretendim i prokurorisë nuk është i bazuar në ligj. Nuk është detyrë e kërkuesit të provoje se kërkesa është paraqitur brenda 10 diteve por është detyrë e shtetit të provoje datën se kur i ka njoftuar vendimin e më pas, nga fillimi i kësaj date llogaritet afati 10 ditor, pa qenë e nevojshme për ndonjë prove tjetër.

Një tjetër provë që i ka dhënë mundësinë Izet Haxhisë të rivendos në afat dënimin e tij e provuar kjo tashmë edhe nga gjykata penale është fakti se ai ska patur kurrë zyrtarisht dijeni për dënimin në mungesë. Kjo thotë gjykata nuk i është komunikuar as nga autoritetet Turke të cilat i kanë vënë në dijeni vetëm masës errestit por jo dënimin.

Siç rezulton nga këto akte, në momentin e arrestimit nga Interpol Ankara, atij nuk i është njoftuar vendimi i denimit të gjykates Shqiptare, por vendimi për caktimin e mases së sigurimit arrest në burg. Kjo del qarte nga data e kërkesës për kerkim ndërkombëtar dt. 03/02/2001 ndërsa vendimi i denimit është shpallur me daten 29/04/2002 (dhe me datën 09/07/2002 i gjykates Apelit Tirane). 

Sa me sipër, kerkuesit Izet Haxhia nuk i është komunikuar vendimi penal Nr. 316 date 29/04/2002. Megjithatë, në aktet nuk ka asnjë lloj tjetër informacioni ku të vërtetohet marrja dijeni e vendimit të dënimit të gjykatës shkallës parë Tiranë me qëllim që të llogaritej afati 10 ditor për tu rivendosur në afat".

Pas më shumë se dy dekadash më 8 maj 2018 Izet Haxhia dikur truproja e ish presidentit Berisha u ekstradua nga Turqia dhe me rivendosjen në afat të këtij dënimi ai kërkon rihapjen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si vrasja e shekullit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sinqeritet: 23/10/2018 20:25

    Ku e gjen forcen dhe te drejten e ligjit Berisha dhe Fatmira(sic thote vete kurre se kam biseduar me Berishen hapjen e dosjes Hajdari)qe me arrogance nuk lejuan expertin te beje Expertizen e Azem Hajdarit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?