Nga Berisha te Mulosmani e Nano, emrat që do të dëshmojnë për dosjen 'Hajdari', Izet Haxhia dorëzon ankimimin në Apel

5 Korrik 2018, 16:02| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 09:35

  • Share

Pas zbardhjes së vendimit nga gjykata e kryeqytetit, që i njeh të drejtën e rivendosjes në afat dosjes së Izet Haxhisë, ky i fundit nuk ka humbur kohë, teksa këtë të enjte ka depozituar ankimimin në Gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësinë dhe shbërjen e dënimit me 25 vite burg, si një nga autorët e vrasjes së Azem Hajdarit.

Televizioni Report Tv, ashtu si në rastin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, siguron ekskluzivisht edhe animimin, ku Izet Haxhia dhe avokati i tij, Bashkim Nikolla, rendisin argumentet se përse kërkojnë pafajësi.

Ata veç Sali Berishës kërkojnë të thirren një listë e gjatë dëshmitarësh, mes tyre poltikanë, gazetarë dhe personazhe publike të asaj kohe, ku bien në sy emri i ish-kryeministrit Fatos Nano, ish-kryeprokurorët Arben Rakipi e Ardian Visha, ish-deputetja Jozefina Topalli, asokohe nënkryetare e PD, ish-ministrin e Brendshëm Petro Koçi, dhe ish-gjeneralin e Tiranës, Nehat Kulla.

Lista prej 44 emrash ka në përbërje të saj edhe personazhe të njohur të kohës, që janë edhe sot aktivë në jetën publike dhe politike. Haxhia në ankimimin e tij rendit dy pyetje për Sali Berishën, ku i thotë se përse e donte të vdekur Azem Hajdarin, atë pra Izetin, dhe dy vëllezërit e Izet Haxhisë.

Po ashtu Izet Haxhia kërkon që të rihapen kërkimet edhe për gjetjen e autorëve të tjerë të dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit, zbardhjen e tabulateve telefonike të personave që kanë interes për këtë çështje, bllokun e shënimeve të ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta.

Avokati dhe Izet Haxhia kërkojnë që të gjitha provat shkresore t’i nënshtrohen hetimit gjyqësor, kronikat e regjistruara të gazetarit Artan Hoxha.

Ai kërkon bisedën e regjistruar me diktofon të gazetarit Ylli Rakipi në momentin që Berisha i shkoi në spital të plagosurit Zenel Neza, që janë në këto pamje që shihni në këtë video. Ky ankimim është depozituar sot dhe administrate e Gjykatës së Apelit do të shpallë trupën gjykuese dhe datën kur do shqyrtohet kërkesa.





Faksimile e dokumentave të ankimimit të Izet Haxhisë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taras Bulba: 05/07/2018 18:46

    Jo vetem keto qe kerkon Izet Haxhia por edhe Gerdecin e 21 Janarin

    Përgjigju
  • Tata: 05/07/2018 16:55

    Hallall qumshti NONES Izet Haxhija qe i hoqe pluhurin nje dosje kaq banale sikur e ka mbush vete Berisha jo gjykata .O zot ishalla vihet drejtesi dhe te paguaj ghakun kucedra e Tropojes SALI ROM BERISHA . AMIN .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?