Albano Xhaferi, i zhdukur në Vlorë

Ekskluzive/ Rrëfehet i penduari: I zhdukuri i Vlorës u vra me çekiç në makinë, porositësi...

19 Tetor 2018, 08:18| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 22:25

  • Share

VLORE - Megjithëse në dosjen penale të prokurorisë së Vlorës janë disa emra të njohur të botës së krimit, zhdukja e Albano Xhaferit në Vlorë, vetëm një muaj pasi ai ishte kthyer nga Belgjika, ka sjellë përshtjellim të hetimit të kësaj dosje dhe prej disa muaj çështje është pa autor. Për llogari të kësaj çështje, një person i arrestuar me urdhër të prokurorisë së Vlorës në 3 gusht 2018 i identifikuar si F.S, dyshohet se ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Albano Xhaferit, por megjithëse ndaj tij janë ngritur dy akuza, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësisë.

F.S ka qëndruar vetëm 12 ditë në qeli dhe më pas është liruar nga një vendim dy “pro” dhe një “kundër” i Gjykatës së Apelit Vlorë në 15 gusht 2018, me argumentin se prokuroria nuk kishte prova që të mbështeste masën e “arrestit në burg” për F.S, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Moskallëzimit të Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nga sa mësohet F.S, rezulton të jetë nipi i një biznesmeni të njohur në Tiranë, ndërkohë që emri i tij në këtë çështje doli, falë dëshmisë së një personi të penduar që ka dëshmuar në Drejtorinë e Policisë së Fierit, i quajtur Gazmend Merkaj, i cili ka pohuar se një grup kriminal në Vlorë ka vrarë në makinën tip “Audi” Albano Xhaferin dhe më pas ka zhdukur trupin. Makina më pas është transferuar në Tiranë tek F.S, ku është larë dhe pastruar nga brenda dhe jashtë tërësisht, në lavazh. I penduari njihet në Vlorë si kontigjent penal dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, grabitje, ndërkohë momentalisht ndodhet në burg, pasi akuzohet nga prokuroria e Fierit për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.



Ndërkohë, dy ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, humb gjurmët edhe shoku i tij, Elvis Troqe. Të dy kishin pak ditë që ishin kthyer nga Belgjika. Report Tv publikoi pak ditë më parë momentin kur Troqe hipën në një automjet tip "Benz" në qytetin e Vlorës dhe prej asaj dite, ai deklarohet i zhdukur.

Momenti i rrëmbimit të Elvis Troqes

“Ndihem i kërcënuar do më vrasin, do ju tregoj krimet e tyre”
Nga sa mëson “Shqiptarja.com” Merkaj është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMW, ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbëritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orë u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gadishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, një tjetër emër i njohur në Vlorë. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Po kështu, nga ana e organit të prokurorisë është arritur në konkluzionin se, në ngjarjen e ndodhur konstatohen elemente të veprave penale të “Moskallëzimit të një krimi” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të kryera nga shtetasi F.S, pasi ky shtetas ka marrë dijeni se me automjetin e Aleksandër Çaushaj, ishte kryer një krim dhe ka kryer veprime duke e pastruar dhe fshirë gjurmët e kryerjes së këtij krimi.

“Eleminimi i Xhaferit me urdhër të Edison Harizaj”
Në datën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Xhaferi kishte dijeni për atentatin e Llanaj
Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017. Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.



Albano Xhaferi u qëllua me çekiç
Duke qenë se ky veprim nuk është realizuar, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj kanë përdorur automjetin e markës “Audi” me ngjyrë gri dhe me targë AA 560 TR për të marrë Albano Xhaferin, ditën e ngjarjes dhe menjëherë pasi ai ka hipur në automjet, e kanë goditur me një çekiç në kokë dhe e kanë transportuar për në garazhet e Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë. Menjëherë pas këtij krimi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se Aleksandër Çaushaj është nisur në drejtim të qytetit të Tiranës për të çuar automjetin “Audi” te kushëriri i tij, F.S, me qëllim pastrimin nga gjurmët e gjakut të lëna gjatë goditjes në kokë të Albano Xhaferi dhe fshehjen nga qarkullimi në Vlorë për disa kohë.

Albano Xhaferi u thirr nga Ardit Kola
Zhdukja në mes të ditës e Albano Xhaferit, ka sjellë mobilizimin e policisë djhe prokurorisë së Vlorës, duke kryer një sërë veprimesh hetimore, sapo ka marë dëshminë e një personi të penduar, Gazmend Merkaj. Nga ana e policisë gjyqësore janë thirrur dhe pyetur Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj, të cilët kanë deklaruar se nuk e njohin Albano Xhaferi dhe as janë takuar ditën e ngjarjes me të. Po kështu,lidhur me ngjarjen është pyetur edhe Arbër Turja, i cili ka deklaruar se ditën e ngjarjes Albano Xhaferi është thirrur dhe është larguar me automjetin e drejtuar nga një person i quajtur “Klodi”, i identifikuar më vonë nga policia si shtetasi Ardit Kola.

Njolla e gjakut në Benzin e fshehur në “Poçem” të Tepelenës
Nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një sërë veprimesh hetimore lidhur me verifikimin e dëshmisë së të penduarit Gazmend Merkaj, duke gjetur dhe sekuestruar automjetin e markës “Mercedes Benz” me targë AA 905 NL, në fshatin Poçëm të Tepelenës dhe konkretisht te një person i afërm i shtetasit Aleksandër Çaushaj. Gjatë këqyrjes së këtij automjeti, në pjesën e brendshme të bagazhit të tij dhe në pjesët e sediljeve janë gjetur njolla të kuqe, të ngjashme me ato të gjakut, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore Tiranë.

"Ndërruam makinat “Audi” me kushëririn, makinës i lava tapicerinë"
Ndërkohë që lidhur me automjetin e markës “Audi” ngjyrë gri, me targë AA 560 TR, është thirrur dhe pyetur shtetasi F.S, i cili ka deklaruar se ka marrë në dorëzim këtë automjet nga Aleksandër Çaushaj dhe e ka çuar në një lavazh për të larë tapicerinë, pasi vinte erë e rëndë, pa përcaktuar se ishin njolla gjaku apo jo. Po kështu, ky person, F.S, ka shpjeguar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e këtij automjeti, pasi disa ditë më vonë ai është marrë përsëri nga persona të cilët ai nuk i njeh, por që janë shokë të Aleksandër Çaushajt.

Nisur në këto kushte, prokuroria e Vlorës ka urdhëruar arrestimin e F.S, për dy veprat penale të sipërcituara. Gjatë dëshmisë së tij dhënë në prokurori rreth misterit se si u ndodh makina tip “Audi A4” në Tiranë, e cila dyshohet se është përdorur në vrasjen e Albano Xhaferit. F.S ka rëfyer se përpara rreth një muaji e gjysmë, është kontaktuar nga djali i tezes së tij Aleksandër Çaushaj në Tiranë, i cili i ka propozuar për të shkëmbyer një makinë “Audi A4”, të vitit 2012 me Audin e tij A6 të vitit 2009. Pasi i kanë shkëmbyer autoveturat dhe i kanë mbajtur nga një ditë respektivisht secili, për ti provuar, ditën e nesërme ia kanë kthyer sërish njëri-tjetrit pasi nuk kanë rënë dakord me shkëmbimin e dy mjeteve.

Lidhur me këtë fakt, F.S ka deklaruar se pasi e ka marrë makinën, i ka thënë rojës së parkimit që ta dërgonte te lavazhi pranë parkimit ku mbante makinat, në afërsi të liqenit. Nga ana e punonjësit të autolavazhit i është thënë të dyshuarit F.S që makina vinte erë e rëndë (erë thartirë) brenda, pasi i ishte derdhur qumësht dhe se kishte nevojë që t’i lahej patjetër tapiceria. F.S, që momentalisht është nën hetim, ia ka kthyer punonjësit të lavazhit që ta lanin edhe në brendësi të saj, nëse vinte era dhe ditën e nesërme, mbasi ka kontaktuar sërish me kushëririn e tij, i ka thënë që të vinte të merrte makinën, pasi nuk i pëlqente dhe kështu ka rënë dakord. “Audin A6” të personit nën hetim, kushëriri i tij e kishte lënë te “Bar Taiwan” në Tiranë dhe çelësat ia kishte lënë rojës, ndërsa “Audi A4” me targë AA 560 TR, F.S ka thënë se e kishte lënë te parkimi afër lavazhit dhe se të nesërmen, pasi kishte kontaktuar në telefon me një shokun e kushëririt të tij Aleksandër, ky i fundit kishte ardhur dhe e kishte marrë në lavazh.

Komento

Komente

  • Fieraku: 04/05/2020 01:56

    Nuk ka ne fier kur permendet emri i renato camit dridhen me kuc me qime me gurgur me boric me

    Përgjigju
  • Cam el: 30/07/2019 00:52

    Çamt jan legjend o lapanjosa leber,ska ftyr njeri te flasi keq per to.sa per emra i ka tregu koha se kush Jane ...

    Përgjigju
    • Eli: 17/06/2024 14:03

      Camerit Jan 1 sha Po dhe lebrit 1 sha Jan ne realitet se me I pas inat normal qe do u thush lapanjosa.

  • qaniu: 22/10/2018 21:18

    Se keni idene ca djemsh Jane cyna boba jo llum si cibuku hengri buken e permbysi kupen....ju qe flisni Ketu skeni patur shancin te degjoni per keta djem nenash jo me ti njihnit se smereshim me llumra ata cibukra ciqera

    Përgjigju
  • Koli: 20/10/2018 16:57

    Hshdhhd

    Përgjigju
  • fshatari nga vlora: 20/10/2018 11:20

    cam trima dilni nga vrima

    Përgjigju
  • sazani: 20/10/2018 09:10

    kaq trima jane keta llannajt ne vlore????

    Përgjigju
    • Mondi: 11/02/2020 03:53

      Jan ca vlla jan

  • Taku: 19/10/2018 23:37

    Te gjith ne nje kazan zihejn keta emrat me lart Iku ciqja i lahu esapet se kish ber shume zullume sja kish njeri fajin

    Përgjigju
    • Kiki: 22/10/2018 15:36

      Ca te ka ber ciqja ty o robqir. Kur ske gje personale mos nderhy kot

  • FERRI I PERJETSHEM: 19/10/2018 23:05

    Per te gjithe ju plehra dhe kriminele te dukshem e te padukshem ta dinin se do paguani haracin tek PERENDIA deri ne aspren e fundit. Asnje nga ju nuk do i shpejtoje hakmarrjes se PERENDISE.

    Përgjigju
  • Vlonjatja86: 19/10/2018 21:14

    Te vjen keq si vjen edhe shtohen raste te tilla. Mendoj se Vlora eshte shume e ashper ,nuk fal . Natyre vlonjati qofte edhe i ardhur nga fshatrat. Me vjen keq qe jam puro vlonjat edhe qyteti im diskutohet per keto gjera. Kete djalin qe kane vrare e njoh ,me vjen sh keq per te por me thene te verteten gjynah qe pati kete perfundim. Jam me parimin qe ste vret njeri kot por edhe mund te kishte zgjidhje se gjynah djale i ri me femije . Ciqje shume keq perfundove vella pse nuk i le ato te shkreta intriga e llafe.

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 19/10/2018 19:27

    Me vin keq per ate cibukun ose ndryshe Gazmend Merkaj se esht pleksur me llumrat e vlores

    Përgjigju
    • Llumi: 19/10/2018 22:29

      Per cibikun te vika keq per spiuna te vika keq komplimente apo do jesh dhe vet spiun pak soladiritet

  • Kuriozitet: 19/10/2018 15:15

    Dmth keta qe u zhduken ia bene atentatin ferdinant llanajt? Se kot nuk i vrane

    Përgjigju
  • Tani: 19/10/2018 13:44

    Te gjith keta te " fortet" ball per ball te han k...., Po i kan ngren ne pabesi te gjith ata djem te mir qe i kan vrare , po njeriu i pabes ha koken e tij ne fund

    Përgjigju
    • Cami: 19/10/2018 21:44

      O vlore:ti qe ske par cam te fort ne vlore ne kohen qe didi ishte gjall ku ishe se ne vlor dhe ata qe nuk ishin cam thoshin jam cam,prandaj o lepurush camet nuk ta han karin Po ta fusin aty ku sta pret mendja Po u re ne qaf ok legen

    • Vlorë: 19/10/2018 16:02

      Kush jan djemt e mirë në këtë histori???

  • Vlora: 19/10/2018 13:33

    Keta lamashet e vlores jan hajduta shpish dhe nga hajduti shpis ca nuk pret shesin dhe grat e motrat e tyre per lek si ardit kola ilir shakaj e aleksander caushaj nje cop fshatar dhe keta kan ber pislleqet me te shumta ne vlor e ne shqiperi nuk jan trima Po jan njerez pa karakter qe per lek shesin kedo dhe familjen e tyre,keta jan felliqesia e vlores jo edisoni e jo camet e jo fshataret se keta te pakten e kan nje fije burerie.po hajdutet si arditi iliri e aleksandri jan njerez pa karakter e pa dinejman njerez qe shikojn grat e motrat e njeri tjetrit nga kembet e bythet keta jan njerzit me te pabes qe ekzistojn kan vrar vetem shoket e tyre qe kan ngren buk,se perball skan byth te vrasin lepujt

    Përgjigju
    • Mor: 04/12/2018 00:02

      Ik o plehre

  • Vlora02: 19/10/2018 11:22

    Te gjitha ngjarjet kriminale ne vlore kane firmen e edisonit nipi i torit t xhihanes ose edison faqedjeguri si e njohin shumica e vlonjatve ...nuk ka ngjarje ne vlore mos te jete emir i edisonit i implikuar...edisoni ri te oslua dhe mban mbas vetes 10 cuna me na 2 pistoleta me vete dhe gjithcka qe ka ne pallatet e kompleksit oslo e ka marre me ane te presioneve dhe gjobvenies...

    Përgjigju
  • xxx: 19/10/2018 11:16

    clidhje kan camet ne kte mes o faik camet jan me te fortet ne vlore nik pjerdhin per kte harizajn fare sa do qe esht shoku shullazit

    Përgjigju
    • Fraiku: 19/10/2018 19:35

      Ja dhe femjjet e kopshtit filluan te pyesin kush eshte me i forte hahahah. O fieri budallai ty megjithe Renato Camin hakdut xhepash dhe shume te tjere nuk i llogarit njeri. Rri aty gangester fshati ne maje te kodres se po e ngrite koken ta shtypen. Po na flet per halabak lagjesh qe i hedh karburantit uje o lepurush. I thua te malit kur jane te kodres hahahaha.harrova te te them po Ben Qimen a e rrahen para ca kohesh apo nuk eshte cam ai hahahah

    • Vlorë: 19/10/2018 19:28

      Ndonjë cam më të Fortë të Vlorës skemi parë.. Po me që do ti ashtu e lëm, po që camët të han Karin kjo po që qëndron.

    • Spartak: 19/10/2018 19:14

      O Fieri! Po nuk thuhej kotb "Une nga Lushnja ti nga Fieri hajt tja fusim nje te dhjeri" HIHIHI

    • fieri: 19/10/2018 18:50

      per lushnjen clidhje kan fisi kuci me camet e malit . edin krejt fieri kush esht renato çami ca ka ber dhe ne ka pas fis tjetr qe ti jet kunderpergjigjur ndonjeher keto22vite edin mir gjith jugu sa i fort esht as per shullaz e kompani nuk pjerdh nukk ka ber nj dit burg

    • Lushnja: 19/10/2018 18:10

      Pse kush është më i forti në Fier? Unë e di që janë fisi kuçi apo ky Renato çami. Po në Vlorë kush është më i forti?

    • fieri: 19/10/2018 12:57

      iko kurve o faik se te permendesh emrin e renato çamit ne fier dridhen me kuc e me mac o putan burr

    • Fraiku: 19/10/2018 12:31

      Camet nuk jane me te fortet ne Vlore dhe as ne Fier, mjafton te shikosh se kush mumgon nga lista. Por nuk e thashe me ate qellim. Vrasja e pronarit te Tv ne Vlore te duket gje qe nuk ka lidhje ty? Apo kujton se nuk eshte perplasja qe kane me kete bande? Deri tani jane 3 me 0 per banden e hashashit te lumit te vlores. Nga keta te fundit vetem 2 te plagosur. E kupton ti ne cfare situate eshte Vlora? E kupton qe ketij kapos te plagosur dhe meqe e do me emer Llanajt i ka ndenjur gjithe naten tek koka miku i tij i ngushte Geron Xhafaj? Nuk bej lidhje me Fatmirin fare, por dhe Babalja i famshem i PD-se u be pjese e kesaj loje per ti hequr mbeshtetjen politike kesaj bande se nuk i perballojne dot. Ti kujton se e financoi Salianj homiseksuali Babalen? Jo more djale jo, pyet ish deputetin cam te vlores qe ta kuptosh. Ky investiguesi po flet qarte cfare shikon, une po ye them edhe me shume. Shullazrat, Llanajt, Torerat, Caushajt, Edisonerat dhe te gjithe lepujt e tjere qe terrorizojne Vloren dhe Shqiperine jane peshe e lehte per policine nese do zbatonte ligjin drejt. Kush nuk e le policine te kryej detyren? Nuk them qeveria por politika e flliqur. Kurdo policia e dha shembullin me Bajrat e Shkodres. Kaq se nuk bera arbitrin as te cemerve dhe as fshatareve te hashashit. Por po coptohen bij nenash dhe nuk kane asnje varr ku ti qajne.

  • Fraiku: 19/10/2018 10:47

    Nuk ka as prova, as deshmitare por ka vetem deshmi konkrete, emra konkrete, targa makinash, lloje makinash, video rregjistrime, te penduar, mos veprime te prokurorise, mos veprime te policise dhe korupsion te gjyqsorit. Pra krisma nuk ka patur. Edhe ne rastin e Sinanajt vrasesit me pagese deshmitari i penduar o soll verdalle derisa po qelbej ere dhe policia u detyrua ta merrte nga nje studio televizive. Duhet shume pak vullnet dhe zbatim i ligjit per te vendosur rend ne kete vend te kalbur nga korupsioni. Emrat e permendur jane me background te frikshem kriminal, por cuditerisht te paprekshem nga policia. Urdheruesin i kesaj vrasje vetem policia nuk e di qe eshte ekzekutuesi i porosise per vrasjen makabre te gjyqtarit Konomi ne Vlore. Eshte bashkeputor i Shullazit, Dajtit dhe Danit. Emrat e tjere te perfshire ne krime qe cuderisht policia dhe prokuroria nuk kane mundesi ti zbardhin edhe perse jane si ajo e qenit ne debore. Duhet zhdukur kjo klase politike qe financohen nga keta biznesmene te parave te krimit. Kaq pak duhet per qetesine e popullit dhe ne rrime shkruajme. Deri tani ne kete perplasje bandash ka fituar krahu i hashashit te lumit te vlores. Te shohim nese Camet do e permbysin kete situate.

    Përgjigju
  • shoku: 19/10/2018 09:21

    Po keta jane te gjithe fshatare vlore dhe nuk dine nga keto vrasjet me cekane e zhdukje kufome mos i jepni rendesi kot.

    Përgjigju
    • Besi: 20/10/2018 08:10

      Ca domethen o kar se jn fshatar dhe nyk din te vrasin apo te fshehin ? Ca se nuk te kuptoj?! Ik o pederast se nuk mbulohet muti me shure .ata te pergjigjen ter para drejtesise dhe te marin ate qr meritojne. Grup i strukturuar kriminal me pasoj vrasje plagosje gjobvenje vjedhje estorsion rembim personi fshehje te provave fallsifikim tera tera ktimet e mundura kan bere keta o mik

    • Droge hesapi: 19/10/2018 11:12

      Jan specializuar ne krim or lum miku. Ku ka me fshtare apo te qyteteruar. Nje kallep jane sot si ata qe zhduknin kurde e pakistaneze, si ata qe ruanin delet ne ato kohe. Tani zhdukin njeri tjetrin

  • shqiptari: 19/10/2018 08:56

    e njof kte djalin e arrestuar po ktu sistemi drjtesis dhe media jan llum po i permendi emrni nje njeriu qe ska asnje lloj lidhje me kte ngjarje eshte e vertet ndejti dy jav po eshte nen hetim dhe neser del i paster pse i nxirni emrat njerzve qe skan lidhje prisni te mbaroin hetimet

    Përgjigju
  • Glaukias: 19/10/2018 08:44

    Kush janë emrat e gjykatësve që e kanë liruar ?

    Përgjigju
  • Loran shehu: 19/10/2018 08:44

    Kjo ngjaka si ato prrallat me kucedra e me dragonj ahahahah flet njeri kodra mbas bregut e hajde ta bejm lajm tna shiten gazetat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?