Për fqinjët dhe banorët e pallatit në lagjen '24 maji' në Vlorë, Shkëlzen Velaj ishte një person i urtë pa probleme,madje kishte ndihmuar edhe në shtrimin e rugës së lagjes me shpenzimet e tij.
Fqinjët flasin për mediat pas ngjares së rëndë duke thënë se 43-vjeçari jetonte vetëm më të ëmën dhe para atentatit, ai i kishte thirrur të ëmës 'hape derën', por kur ajo e kishte hapur kishte gjetur të birin të lyer në gjak në tokë.
"Djali i kishte thënë hape dere, sa vajti ajo për ta hapur e gjeti djalin të vrarë. Të ëmën e mori policia dhe për vdekjen i kanë thënë pas orës 2:30 të natës", tha një nga fqinjët e 43-vjeçarit që u vra në derën e shtëpisë.
"Këtu për pallatin djali nuk kishte fare probleme, madje ka paguar lekë që ka shtruar rrugën në lagje dhe për ne ishte një njeri shumë i rregull. Grua më të mirë në botë se e ëma e tij nuk gjen në botë. Është një fatkeqësi shumë e madhe", tha një tjetër banor
Shkëlzen Velaj e kishte pikasur që atë po e ndiqnin pasi sapo mbërrit në banesë e la makinë ndezur dhe iku me vrap drejt shtëpisë, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi në katin e 5-të.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ 'O ma hape derën', fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt para ekzekutimit! Autorët e vranë te pragu i shtëpisë, 15 plumba e kapën në trup, e ëma e gjeti në tokë të mbuluar në gjak (VIDEO)
//ReportTv.al