U vra me dy plumba në kokë, gjendet trupi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi! Arrestohen 2 punonjësit, ndihmuan pronarin ta fshehë

7 Qershor, 07:31| Përditesimi: 7 Qershor, 15:59

  • Share

VLORË- Trupi i pajetë i recepsionistit të hotel ‘Greccia’, Eraldo Nevruzi është gjetur në afërsi të Vunoit në Vlorë. Policia ka arritur të zbardhë dinamikën e vrasjes, ndërsa burime bëjnë me dije se Nevruzi është qëlluar me dy plumba në kokë nga pronari i hotelit Gerald Shehu.

Ky i fundit bashkë me dy punonjës të hotelit kanë rënë në pranga. Dy punonjësit, Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë, akuzohen për ‘Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, pasi kanë ndihmuar pronarin e hotelit duke e fshehur trupin në qese plehrash dhe më pas ta fusnin në bagazhin e makinës.

Ndërkohë, pronari i hotelit Gerald Shehu u arrestua dje, 6 qershor, në Korfuz teksa po tentonte të ikte në aeroport për t’u larguar në Britani të madhe. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa pritet ekstradimi në vendin tonë. Gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur një gëzhojë të futur në kasafortë. Dyshohet se është një prej gëzhojave të plumbave që qëlluar recepsionistin Nevruzi.

Dëshmia e dy punonjësve

Dy punonjësit, Qose dhe Larti, kanë dëshmuar para grupit hetimor se janë detyruar nga pronari që ta ndihmonin për të fshehur trupin. Sipas dëshmisë, pronari u ka kërkuar që ta fusin trupin në një qese të zezë dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës. Pas kësaj, autori ka vepruar i vetëm. 

Ata kanë treguar se pronari Shehu dhe 31-vjeçari kanë pasur një konflikt dhe pas debateve, Shehu ka qëlluar me dy plumba në kokë të riun rreth orës 12:30 të 6 qershorit 2023. I riu kishte vetëm 1 javë që kishte nisur punë në këtë hotel në Dhërmi.

Alarmi nga turistja e huaj

Ka qenë një turiste e huaj që ka ngritur alarmin për ngjarjen, duke thënë se ka dëgjuar të shtëna me armë. Më pas vjehrra e autorit, e cila rezulton edhe bashkëpronare e hotelit, ka njoftuar në telefon policinë, pasi nuk ka gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij.

Dinamika e ngjarjes dhe arratisja e pronarit

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatën e 6 qershorit, kur pas debatit Shehu ka qëlluar me dy plumba në kokë recepsionistin. Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se 43-vjeçari pasi ka futur trupin e viktimës në makinë ka djegur telefonin dhe sendet personale të tij në furrën e picerisë dhe më pas trupin e ka hedhur në guroren mes Gjipesë dhe Vunoit. 

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të 6 qershorit, Shehu ka marrë mjetin e tij Audi A8 dhe është larguar për në Greqi përmes Qafë Botit. Mësohet se ka ndjekur itinerarin nga Himara- Kuç- Tepelenë - Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin. Ai është arrestuar në Korfuz teksa kishte prerë një biletë për të shkuar në Britani të Madhe.

Pistat e hetimit

Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës në Angli pasi viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetari Armand Xhelili

Ora 15:55
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, dëshmon nëna e një prej të arrestuarve: Me pronarin njihej që në Angli, kishin sherre

 

Nëna e Daniel Qoses njërit prej të arrestuarve pas vrajses së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi ka dëshmuar për Report Tv. ajo shprehet se djali i saj kishte 5 vite që punonte muajt e verës tek hoteli Greccia në Dhërmi, ndërsa thekson se i ekzekutuari dhe pronari që ka kryer vrasjen kanë patur konflikte më herët. 

Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasja, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli.

Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha.

Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf.

Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim.

Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit.

Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë.

Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin.

Danieli nuk e njihte se aq ditë kishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre.

Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar.

Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria.

Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi.

Deri në shtator punonte aty.

Ora 14:55
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të autorit nga Greqia

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi. Rrumbullaku në një deklaratë për mediat tha se janë drejt finalizimit të motivit të vrasjes.

Po ashtu theksoi se po bëhen procedurat e ekstradimit të shpejtë të autorit Geraldo Shehu nga Greqia.

“Falënderoj strukturat e policisë për zbardhjen e vrasjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me partnerët grekë për shkëmbim e informacionit. U bë e mundja kapja e arrestimit. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore, dhe po shkojmë drejt finalizimit dhe ndarjes së motivit të këtij krimi të rëndë”, tha Rrumbullaku.

Ora 14:22
Njollat e gjakut nëpër tokë, pamjet nga vendi ku u gjet recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi! Pasi e vrau, pronari e hodhi në përrua

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të hotel ‘Greccias’ në Dhërmi. 31-vjeçaru Eraldo Nevruzi u vra nga pronari i hotelit Gerald Shehu, i cili më pas trupin e hodhi në këtë zonë që shihni në video.

Trupi është gjetur në përroin e liasit, një zonë mes Gjipesë dhe Vunoit në Vlorë. Siç shihet edhe në pamje, në tokë dallohen edhe njollat e gjakut.

Geral Shehu e hedhur trupin në këtë zonë e cila nuk është e banuar. Sipas grupit hetimor, Shehu e ka përshkuar rrugën deri në zonën ku ka hedhur trupin për rreth 50 minuta. Trupi ka nisur të dekompozohej dhe ka pasur dhe erë të keqe.

1717762625_vlore.jpg

Njollat e gjakut në vendin ku u gjet trupi i recepsionistit
Ora 11:21
DETAJE TE REJA/ Vrasja në hotelin Greccia në Dhërmi, zbulohet ku u gjet trupi i recepsionistit! Turistja dëgjoi krismat, vjehrra e pronarit telefonoi policinë

Është gjendur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi i cili u vra nga pronari i hotelit Gerald Shehu rreth orës 00:30 të 6 qershorit 2024.

Mësohet se trupi është gjetur në një zonë mes Gjipesë dhe Vunoit, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Armand Xhelili. 

Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e makinës së autorit e cila ka qenë e dëmtuar. Kjo ka qenë indicie e policisë se Gerald Shehu duhet të ketë lëvizur në një rrugë të ngushtë, për ta hedhru trupin. Shehu ka ecur Dhërmi – Himarë dhe pasi ka fshehur trupin në guroren në Vuno është kthyer në banesë për të marrë rrobat e tij dhe për tu larguar drejt Greqisë përmes Qafë Botit.

Si ka ndodhur sherri

Burimet e grupit hetimor bëjnë me dije se pak pas mesnatës autori ka thirrur Eraldon nga dhoma e së bashku kanë dalë tek shkallët për tu sqaruar. Aty ka pasur një konflikt dhe më pas Geraldi e ka qëlluar me 2 plumba në kokë dhe më pas u ka bërtitur dy punëtorëve, tashmë të arrestuar për ta ndihmuar për të futur trupin në qese plehrash dhe transportuar në makinë.  Duke iu referuar grupit hetimor mësohet se janë përpjekur të lajnë me ujë dhe gjurmët e gjakut brenda në hotel.

Hoteli frenkuentohet nga turistë anglezë të cilët kishin shkuar në Dhërmi për të marrë pjesë në “Kala Festival”. Ka qenë një turiste angleze që i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura. Ndërkohë vjehrra e tij ka marrë në telefon policinë pasi nuk ka gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij.

Ora 09:54
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, fotot e dy të arrestuarve, ndihmuan pronarin e hotelit të transportonte trupin në makinë: E qëlloi me 2 plumba

1717746889_danielqosegeraldshehudavidlarti.jpg

Shqiptarja.com siguron foton e Daniel Qoses dhe të David Larti, të arrestuar pasi akuzohen se kanë ndihmuar pronarin e  hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Gerald Shehun në fshehjen e trupit të recepsionistit Eraldo Nevruzi.

Burimet bëjnë me dije se ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë.

Të dy kanë thënë se nuk kanë dijeni se ku e ka hedhur trupin, ndërsa vrasjen kanë treguar se Geraldi e ka kryer tek shkallët pas një konflikti me njëri tjetrin.

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë’

Daniel Qose dhe David Larti kanë treguar për policinë se Gerald Shehu e ka qëlluar 2 herë me dy plumba pak minuta pas mesnatës së të mërkurës (5 qershor)

Ndërkohë në orën 04:00 të mëngjesit të 6 qershorit, ka shkuar në shtëpi, ka marrë rrobat dhe çantën është nisur për në Greqi.

Ora 08:52
Vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, pranga 2 punonjësve të hotelit! Ndihmuan pronarin të fshehë trupin

 

Policia ka arrestuar dy punonjës të hotel Greccia në Dhërmi, si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Ata kanë ndihmuar bashkëpronarin e hotelit që të fshehin trupin e viktimës. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit Eraldo Nevruzi. 

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi Gerald Shehu, pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi, është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.       

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin Gerald Shehu, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit Daniel Qose dhe David Larti, për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 08/06/2024 06:38

    Passando pasur konflikte ne te kalueren por pronari e paska punsuar pa problem. Hajde marrina hajde

    Përgjigju
  • Iris: 08/06/2024 01:08

    Shpresoj te mos jete per ceshtje droge! Viktima duket me shume si student,kurse vrasesi duket vertet si vrases,vetem vula e Kainit i mungon,por si dihet,te presim hetimet.Meqe u permend droga e Londra ne kete mes,nuk do te ishte keq te hetoheshin burimet e te ardhurave me te cilat eshte ndertuar ky hotel dhe duket alamet hoteli!

    Përgjigju
  • Fshati: 07/06/2024 15:09

    Eshte shume interesante, sa herë ka vrasje në Shqipërinë tonë te dashur edhe vrasësi edhe i vrari janë kriminelë, A ndodh në Shqipëri që të vriten njerëz të pafajshëm? Pse na duhet policia për të mbrojtur kriminelet mos te vriten!?

    Përgjigju
    • E. R.: 07/06/2024 16:51

      Kokat hengshin

  • Strategjiku: 07/06/2024 14:32

    Ore po kjo vjetra kur e mori policinë pasi dhendri kaloj kufirin?

    Përgjigju
    • Loni: 07/06/2024 15:10

      Vjehrra do luante rolin e të paditurës, që gjoja recepsionisti u arratis pa lën gjurmë me xhiron ditore. Këta janë të gjithë në bashkëpronësi në pastrimin e parasë të zezë. Recepsionisti mund të ketë qenë dhe informator si dhe turistja që rrinte tek hoteli i drogës.

  • Vjeni: 07/06/2024 14:10

    Gjynahet e njipasnjishme te Mirvjen Haxhialiut (Mirvjen Nino nga gruaja dhe sic njihet neper tirane pasi ka nderruar para ca vitesh mbiemrin e tij me te gruas) perseriten brez pas brezi, kete here me dhendrrin protagonist, (burrin e Jona gojores) , qe paska ordiner kriminel langaraq dhe BQ sic eshte dhe vete. Para ca vitesh ky mashtrues (vjehrri Mirvjen) mori ne qafe vellezrit e tij Iglin dhe Sokolin, i coi ne varr pikerisht prej marifeteve dhe mashtrimeve te tij ndaj nje tipi nga Nikla qe i mori pa lek materialet e ndertimit per te realizuar pa kosto hotelin e mallkuar Greccia, dhe borxhliu mori hak tek pikerisht tek ata. Vjeni mendonte qe njerezit jane qypa dhe ky mund ti grabise si te doje, por ja qe i doli per hundesh. Me dy vellezer ne varr, paqen dhe lekun e shpejt, mashtroja e gjeti ne ambasaden shqiptare ne Londer ku Greta (qe ja paska ndryshuar emrin ne Gentiana Nino ndofta per te humbur gjurmet) ishte konsulle e ambasades. Para ca muajsh po Mirvjeni doli ke STOP. po per mashtrim dhe sic thane u arrestua. Tani ky episodi tjeter, perseri me protagonist pentiton (se kshu njiet ne vendin e origjines se vet Berat) , qe sju nda tersi qe ky hale vete kerkon.

    Përgjigju
    • Cvvv: 07/06/2024 22:25

      Mir ke fol fiks

    • Ilir: 07/06/2024 19:05

      Na kenaqe me permbledhjen flm. Ky Mirvjeni nga Berati dhe gruaja nga dhermiu? Po ky dhendri nga tepelena na qenka boss ne dhermi. Besoj do jet trim me shoke shume aty ky, se keta kur vene kollovare marrin edhe papagallin me vete jo me shoket

  • Ilir: 07/06/2024 12:32

    I duket tip I levizur kesaj ndersa ai qe shkrepi armen duhet te jet tip I urte. Keta te vrasin dhe te ngjisin fajin! Lëvizje shume vella, vet e ke fajin.

    Përgjigju
    • Fiks: 07/06/2024 13:28

      Je i madh Ilir!

  • gasper: 07/06/2024 10:04

    Prishje hesape droge,kriminel te ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?