Shqiptarja.com siguron foton e Daniel Qoses dhe të David Larti, të arrestuar pasi akuzohen se kanë ndihmuar pronarin e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Gerald Shehun në fshehjen e trupit të recepsionistit Eraldo Nevruzi.
Burimet bëjnë me dije se ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë.
Të dy kanë thënë se nuk kanë dijeni se ku e ka hedhur trupin, ndërsa vrasjen kanë treguar se Geraldi e ka kryer tek shkallët pas një konflikti me njëri tjetrin.
“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë’
Daniel Qose dhe David Larti kanë treguar për policinë se Gerald Shehu e ka qëlluar 2 herë me dy plumba pak minuta pas mesnatës së të mërkurës (5 qershor)
Ndërkohë në orën 04:00 të mëngjesit të 6 qershorit, ka shkuar në shtëpi, ka marrë rrobat dhe çantën është nisur për në Greqi.
Lajmi kryesor:
U vra me dy plumba në kokë, gjendet trupi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi! Arrestohen 2 punonjësit, ndihmuan pronarin ta fshehë
S.G/ReportTv.al