Ekzekutoi recepsionistin Eraldo Nevruzi në Dhërmi, makina e autorit Gerald Shehu gjendet në Sarandë

6 Qershor, 19:15| Përditesimi: 6 Qershor, 20:13

  • Share

1717695205_page.jpg

Makina e Gerald Shehut, i cili është autor i dyshuar i vrasjes së Eraldo Nevruzit, recepsionist në hotel 'Greccia', është gjetur në Sarandë. Gerald Shehu, bashkëpronar i hotel 'Greccia;', u arrestua në një aeroport në Greqi. 43-vjeçari dyshohet se vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi dhe i fshehu trupin.

'Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se:  Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale.

Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”,  i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori, bashkëpronar i hotelit! E qëlloi më plumb në kokë e i zhduku trupin! Pistat ku po hetohet


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?