Ekzekutohet recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori, bashkëpronar i hotelit! E qëlloi më plumb në kokë e i zhduku trupin! Pistat ku po hetohet

6 Qershor, 15:55| Përditesimi: 7 Qershor, 08:13

  • Share

VLORË- Eraldo Nevruzi, recepsionist në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi dyshohet se është ekzekutuar, 30 minuta pas mesnatës së të mërkurës (6 qershor), ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Dyshimet për vrasjen e 31-vjeçarit lindën pasi në ambientet e hotelit u gjetën njolla gjaku. Geraldo Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, dyshohet se është autor i krimit të rëndë, i cili rezulton bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.

Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka godit me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij. Burime për Report Tv bën të ditur se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, sepse autori ka i ka hequr.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. 43 vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në shtetin e Greqisë me automjet.

Policia ka marrë informacione nëpërmjet sistemit Tims për lëvizjen e 43 vjeçarit dhe ka nisur kërkimet fal edhe bashkëpunimit më shtetin Grek. Pas disa orëve nga ngjarja në fjalë është arrestuar në aeroportin e Korfuzit 43 vjeçari Shehu teksa kishte prerë biletat për të iku në drejtim të Anglisë.

Automjeti i autorit është gjetur në lagjen numër 4 Sarandë. Pas arrestimit për autorin po punohet për ekstradimin e tij. Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës.

Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. 31- vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë. Recepsionistja e cila ndërroi turnin me të një ditë më parë Paola Spahiu thotë se ishte djalë i lëvizshëm teksa nuk di asgjë rreth ngjarjes.

Sipas saj një javë më parë Eraldo Nevruzi ka kërkuar punë duke filluar normalisht teksa nuk di çfarë lidhje ka patur me pronarin e hotelit

Policia e Vlorës ka vazhduar përgjatë gjithë kohës kërkimet në zonën e Dhërmiut dhe Vunoit por edhe përgjatë fshatrave të bregdetit. Gerald Shehu ishte dhëndri i pronarit të hotelit bashkëpronar në njësinë e biznesit. Në automjetin e autorit nuk është gjendur arma e zjarrit

1717700807_eraldonevruzi.jpg

 

Eraldo Nevruzi dhe Gerald Shehu
 

 

Hotel Greccia

 

Ora 21:04
FOTO/ Ky është 31-vjeçari që u qëllua me armë nga pronari i hotelit në Dhërmi

1717700807_eraldonevruzi.jpg

 

Eraldo Novruzi dhe Gerald Shehu
 

Report Tv ka siguruar foton e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga Gerald Shehu, trupin e të cilit më pas e zhduku. Ngjarja ka ndodhur në një nga dhomat e hotel ‘Greccia’. Eraldo Nevruzi, punonte si recepsionist në hotelin në Dhërmi.

Ora 20:39
Recepsionisti u ekzekutua në Dhërmi, dëshmitarja për Report Tv: S'kam dëgjuar krisma, dukej tip i lëvizur! Këtu kërkoi punë si i panjohur

Lidhur me ngjarjen e rëndë në Dhërmi teksa dyshohet se është ekzekutuar recepsioni i Hotelit Greccia nga bashkëpronari ka dhënë dëshminë e saj recepsionistja tjetër e hoteli, kolegia e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi,që dyshohet se është vrarë mbrëmë nga Geraldo Shehu 43 vjeç, i kapur pak momente më parë në Korfuz.

Për Report Tv ajo shprehet e çuditur nga ajo që ka ndodhur, teksa prej 1 jave Eraldo ka filluar punë në hotel. 

'Nuk ka shumë kohë, disa ditë, 5 ditë. Ishte tip i lëvizur, nuk më ishte dukur i rregullt.

Nuk kam biseduar shumë me të, më shumë kam biseduar ke pronaren.

Në orën 10 e gjysëm në darkë më ndërroi ai. E kisha për ta mbaruar në 11, por erdhi ai.

Jo absolutisht. Isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar gjë. Po rrija në celular.

Nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh në ora 9 sot në mëngjes që erdhi mami më solli mëngjesin në dhomë. Mesa thonë këta ka ndodhur tek pjesa e parkimit. Do vazhdoj punën. Po më mori policia dhe dhashë deklaratë, aq informacion sa kisha.

Ai u erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur, si djalë i ri që kërkoj punë. Nuk tha gjë dhe erdhi këtu dhe kërkonte punë si barist dhe i thanë këta do presësh sa të hapet bari. I thanë hajde puno në recepsion.

Nuk e njihja Geraldin më parë. Mami erdhi këtu nga një sugjerim i një shoqeje të vet.

Shumë mirë ndjehem nuk kam ndonjë ankesë në pjesën e sigurisë.'

Ora 20:06
Njollat e gjakut në dysheme, ja vendi ku u vra recepsionisti i hotel ‘Greccia’ nga bashkëpronari i hotelit në Dhërmi! Kishte vetëm 1 javë që kishte nisur punë

Recepsionisti Eraldo Nevruzi, u vra nga bashkëpronari i hotel ‘Greccia’ Gerald Shehu, në një dhomë të hotelit, që ishte përshtatur edhe si dhomë gjumi ku jetonte 31-vjeçari nga Tirana, i cili punonte në Dhërmi. Aty flinin edhe punëtorë të tjerë të hotelit.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, sjell pamjet nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur krimi i rëndë. Siç shihet nga pamjet, në ambientin e hoteli ka njolla gjaku që janë për disa centimetra në dysheme.

Nga dëshmitë e siguruara pas deklarimeve të personave të marrë në pyetje mësohet se 31 vjeçari Erald Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotel. Ai e kishte marre turnin në orën 23 të mbrëmjes se djeshme ndërsa rreth 90 minuta me pas ndodhi edhe ngjarja e rendë.

Të dy, autori dhe viktima, kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka godit me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. 43 vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në shtetin e Greqisë me automjet ku edhe u arrestua.

Ora 19:15
Ekzekutoi recepsionistin Eraldo Nevruzi në Dhërmi, makina e autorit Gerald Shehu gjendet në Sarandë

1717695205_page.jpg

Makina e Gerald Shehut, i cili është autor i dyshuar i vrasjes së Eraldo Nevruzit, recepsionist në hotel 'Greccia', është gjetur në Sarandë. Gerald Shehu, bashkëpronar i hotel 'Greccia;', u arrestua në një aeroport në Greqi. 43-vjeçari dyshohet se vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi dhe i fshehu trupin.

'Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se:  Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale.

Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”,  i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.'- njofton policia.

Ora 18:54
Arrestimi i Gerald Shehut, Balla: Përgëzime policisë për shpejtësinë e zbardhjes së ngjarjes

1717691970_geraldshehu.jpg

Autoritetet policore dhe Prokuroria kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Dhërmi.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e vlerëson zbardhjen në kohë të shpejtë të ngjarjeve kriminale, por edhe gjetjen e ndalimin e personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë, si një sprovë të rëndësishme të performancës së Policisë së Shtetit.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar", shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

Ora 18:34
Vlorë/ Vrasja e recepsionistit të hotel 'Greccia', trupi po kërkohet me dron në Vuno dhe Gjipe

 

Trupi i Eraldo Nevruzit, i cili dyshohet se është vrarë nga i njohur i tij Geraldo Shehu, bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, po kërkohet nga policia. Sipas burimeve për Report Tv 31-vjeçari po kërkohet në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe, ku mund të jetë hedhur. Kërkimet po kryhen edhe nëpërmjet dronit.

Vrasja thonë burime për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili, ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

Ora 18:23
Zhdukja e recepsionistit të hotel 'Greccia' në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori Gerald Shehu

 

Gerald Shehu, i dyshuar si autor i vrasjes së Eraldo Nevruzit në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, i cili rezulton se është edhe bashkëpronar me vjehrrën e tij, është arrestuar nga policia duke ikur në aeroport në Greqi.

Ora 17:31
Dyshohet se vrau recepsionistin, bashkëpronari i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi në 2022 ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje

1717687920_dhermi.jpg

Gerald Shehu, i cili dyshohet se vrau recepsionistin e hotelit të tij Eraldo Nevruzit, rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Ai ishte shpallur në kërkim në 2022, pasi kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit pa marrë lejen përkatëse për këtë punime.

Ora 17:11
31-vjeçari dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotel ‘Greccia’, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku dyshohet se bashkëpronari i hotel ‘Greccia’ Gerald Shehu,  ka vrarë me armë zjarri recepsionistin e Hotelit Eraldo Nevruzin.

Sipas burimeve autori e ka marrë peng dhe më pas e ka vrarë, ndërsa trupi ende nuk është gjetur. Shqiptarja.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Ora 16:46
FOTO/ Zhdukja e recepsionistit në Dhërmi, autori shok me viktimën, të dy emigrantë në Angli! Do hapnin biznes bashkë

1717685067_geraldshehu.jpg

Gerald Shehu, 43 vjeç është person që dyshohet se mund të ketë vrarë recepsionistin e hotel Greccia në Dhërmi, i cili ende nuk është gjetur sipas policisë. 

31-vjeçari dhe autori që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri-tjetrin, pasi kanë qenë të dy emigrantë në Angli. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar me hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

Autori është dhëndëri i pronares se hotelit. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.

Ora 16:09
Zbulohen identitetet/ Kush është 31-vjeçari i zhdukur në Dhërmi dhe autori që dyshohet se e ka vrarë

1717686710_vlore.jpg

Burime për Report Tv kanë bërë me dije detaje të reja nga ngjarja e rëndë që mendohet se ka ndodhur mesnatën e djeshme në një hotel nnë Dhërmi, ku recepsionisti i ëktij hoteli ka humbur kontakte me pronarët dhe dyshohet se është vrarë. 31-vjeçari që punonte si recepsionist është Eraldo Nevruzi, ndërsa autori që dyshohet se e ka vrarë është Geraldo Shehu, 43 vjeçari nga Tepelena.

Megjithatë ende nuk dihet saktësisht se çka ndodhur me recepsionistin e hotelit në Dhërmi, pasi trupi ende nuk është gjetur, por bëhet fjalë se në Dhërmi janë gjetur njolla gjaku në vende të ndryshme.

Gerald Shehu rezulton si person i shpallur në kërkim më parë për ndërtim pa leje në Dhërmi në vitin 2021.

Ora 16:05
Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, policia’: U qëllua nga Gerald Shehu i cili u arratis në Greqi

1717685209_finalprojekt.01445414.Still217.jpg

31-vjeçar Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë i cili punonte recpesionist në hotel Greccia në Dhërmi është zhdukur. Sipas policisë është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Ky i fundit më pas është arratisur drejt Greqisë, ndërsa trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur.

'Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.      

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.   

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.        

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.       

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.    

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. 

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.'- njofton policia.

Ora 15:58
Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, policia’: U qëllua nga Gerald Shehu i cili u arratis në Greqi

1717685209_finalprojekt.01445414.Still217.jpg

31-vjeçar Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë i cili punonte recpesionist në hotel Greccia në Dhërmi është zhdukur. Sipas policisë është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Ky i fundit më pas është arratisur drejt Greqisë, ndërsa trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur.

'Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.      

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.   

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.        

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.       

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.    

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. 

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/06/2024 01:51

    Dhoma hoteli, thoni ju per vendngjarjen,por nga pamjet,duket si bazamemt/bodrum i pershtatur si dhoma per punonjesit.Si shpjegohet qe kamerat jane lejuar te futen deri aty e nuk shikon asnje shirit te verdhe nga ato te policise asnje shenje nga ato qe perdor kriminalistika per vendin e ngjarjes?! Pergezime thote Balla per punen e policise per zbulimin e autorit,po per sigurimin e izolimin e vendngjarjes ne menyre kaq diletanteske nga kriminalistika cfare note u jep o z.Balla? Me profesioniste jane treguar ata te kriminalistikes se Tiranes qe i shikon kur dalin e mbledhin te dhena e piketojne vendngjarjen ne protestat para bashkise ne Tirane se keta ketu qe kane te bejne me skene vrasje!

    Përgjigju
  • Tani: 07/06/2024 00:20

    Pune ka sa te duash. Zgjidhni a doni te vdisni ne ndertim, apo hoteleri/turizem? Te rroje Rilindja.

    Përgjigju
  • Ela: 06/06/2024 21:57

    Epo sic thote edhe Rama, mund qe kedo qe takon ne zyre te jete eksponent i krimit te organizuar por qe ti vet-prezantohen kurre! Edhe ky "bashkpronari" biznesmen zoteri me revole ne brez por ja qe ia fut dhe nje plum kokes kujtdo qe si pelqen...

    Përgjigju
  • Turisti: 06/06/2024 21:04

    Me ne fund kishim vendosur te vinim familjarisht nga Suedia per te kaluar 2 jave pushime ne Shqiperi. Mezi prisnim te shikonim bukurite e vendit tuaj. Po kto qenkan skena horrori ca behet keshtu? (Or teeeeejjj)

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 06/06/2024 21:03

    makina as road tax as mot cben policia dreqit

    Përgjigju
  • lushi: 06/06/2024 20:28

    Si ka mundesi qe nuk e risjellin ligjin per denim me vdekje ne kuvend? Po keto 30 vjet eshte bere nami me te vrare dhe te plagosur e pastaj me gjakmarrje si te ishte lufte. O deputete bythqira, po si nuk doli nje force politike ta vendose ne programin e saj.

    Përgjigju
  • Puntonero: 06/06/2024 20:21

    Edhe pastaj thone s'gjejme dot punetore...

    Përgjigju
  • Ilda: 06/06/2024 19:24

    Ka biznesmene Dhermiu jo ashtu njerez koti... Biznesmen pe verteti nga ata qe vjedhin, zaptojn, vrasin jo ashtu koti

    Përgjigju
  • Ndodh: 06/06/2024 18:57

    Kudo ndodhin kto gjera

    Përgjigju
    • Spiropali: 06/06/2024 22:17

      PO EDHE NË KORÇË.... BILES KA EDHE LIBRA SI DON KISHOTI I MANÇES NGA KORÇA....

    • Rendom: 06/06/2024 22:00

      Po Linda e vertete

  • Une: 06/06/2024 18:08

    Mos u merzisni se e rugullon rilindja mandatin tjeter

    Përgjigju
  • Si ka mundesi ?!: 06/06/2024 18:08

    Mos vall do i ket kap gruan se nuk shikoj motiv tjeter ! Gjynah i shkreti

    Përgjigju
  • Askushi: 06/06/2024 17:26

    Futini bulldozierin hotelit

    Përgjigju
    • Real: 06/06/2024 23:28

      Tritolin e hengri vetem Mihali se duhej bere shembull.Te shohim nese do bejne dhe kete shembull por mesa po lexoj Mostra jane, veshtire se ndodh. Jo vetem buldozerin por meritojne hetim pasuror dhe konfiskim te cdo qindarke qe nuk e justifikojne.

    • Mostra jane: 06/06/2024 18:14

      Cilit ti vene rruspen. Jane 2 . Hotel Grecia e Vila Grecia . Njera me leje e tjetra pa leje. Punojne me te njejten licence. Jam zene njeher me pronaren per te marre nje fature akomodimi

    • Vlora: 06/06/2024 18:04

      Bravo vlla..je i madh

  • serxho: 06/06/2024 17:08

    Mostra te shitur po ne Greqi ju lejon njeri qe nje hoteli ti vini emrin Albania,sigurisht qe ju vene zjarrin...

    Përgjigju
    • Municipal Grecia: 06/06/2024 21:48

      @stop injorances, greqia mund te pretendoj cfare te doj, dhe se pari te marri stambollin se edhe ate e pretendon. Po sikur kjo fjala ose toponimi, emertimi sipas etimologjis shqiptare na del pellazgo shqiptare, pra graeci = gra qe ecin.

    • Stop injorances: 06/06/2024 19:37

      O Municipal, ndryshimi eshte se Greqia s’ka pretendime territoriale mbi Kosta-Riken. Ai ne Kosta Rike mund te jete me origjine greke ose italiane. Keta jane shqiptare injorante dhe gjakprishur.

    • Lexues: 06/06/2024 19:11

      Ajo me beri pershtypje edhe mua. Tepelenas qe ia vene emrin hotelit Greccia. Harram qumeshti i nenes. Natyrisht qe perbindesha te tille pa dinjitet e ndergjegje jane gati ta vrasin tjetrin per vogelsira.

    • Municipal Grecia: 06/06/2024 17:52

      Emer greco ka dhe ne kosta-rika cfare do te thoj kjo se edhe ata jan te shitur???

  • Turizmi: 06/06/2024 16:54

    Kthehuni në Shqipëri, kot rrini atje. Do ju paguajnë hakun pronarët shqiptarë këtu

    Përgjigju
  • emigranti: 06/06/2024 16:25

    Keta jane investitoret strategjike te kryeministrit Rama. Sipas Rames, ky ka ardhur nga Anglia dhe ka investuar parate e tij te fituara me pune te ndershme. Apo jo? Keshtu sikur i tha atij gazetarit te RAI3 qe "shpif" per Shqiperine.

    Përgjigju
    • emigranti: 06/06/2024 23:19

      Po ti qe hap dhembet si mendon? Jane para te pastra ato te ketij gangsterit? Jepe nje mendje, nqs ke, dhe mos ha m_u_t kot. Une nuk thashe as eshte vrare e as nuk eshte vrare, se trup nuk ka akoma.

    • Or tej: 06/06/2024 22:33

      Ca do thoshte ky palla jone qe po investojne me parate e krimit or teeeejjjjj

    • Hahaha: 06/06/2024 17:50

      Po ti pse kapesh me kete rast? Madje e bere dhe ekspertizen se cfare ka ndodhur dhe perse eshte vrar.

  • Turisti: 06/06/2024 16:11

    Ky eshte turizmi elitar !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?