Burime për Report Tv kanë bërë me dije detaje të reja nga ngjarja e rëndë që mendohet se ka ndodhur mesnatën e djeshme në një hotel nnë Dhërmi, ku recepsionisti i ëktij hoteli ka humbur kontakte me pronarët dhe dyshohet se është vrarë. 31-vjeçari që punonte si recepsionist është Eraldo Nevruzi, ndërsa autori që dyshohet se e ka vrarë është Geraldo Shehu, 43 vjeçari nga Tepelena.
Megjithatë ende nuk dihet saktësisht se çka ndodhur me recepsionistin e hotelit në Dhërmi, pasi trupi ende nuk është gjetur, por bëhet fjalë se në Dhërmi janë gjetur njolla gjaku në vende të ndryshme.
Gerald Shehu rezulton si person i shpallur në kërkim më parë për ndërtim pa leje në Dhërmi në vitin 2021.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori, bashkëpronar i hotelit! E qëlloi më plumb në kokë e i zhduku trupin! Pistat ku po hetohet
G.K//ReportTv.al