U arratis me 2 mld $ nga Turqia, kapet në Palasë bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer! Në pranga edhe nipi Armando Dukës që e ndihmoi të fshihej

30 Gusht 2022, 10:07| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 15:51

  • Share

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare. 28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç.

Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Nipi i Dukës është arrestuar edhe më herët në shtator të vitit 2021, kur u vu para drejtësisë për të njëjtën akuzë, por u lirua nga gjykata. Para togave të zeza në atë kohë, nipi i Dukës deklaroi se nuk e njihte turkun e kërkuar, por burimet policore thanë se Haxhiu e ka pritur në aeroportin e Rinasit bosin e kompanisë të kriptovalutave Thodex. Në fillim, nipi i Dukës u arrestua në kuadër të operacionit “Gjurma” dhe u akuzua për përkrahjen e turkut të arratisur. Edhe pse u la i lirë, burimet thonë se autoritetet kanë arritur që përmes përgjimeve të zbulojnë vendodhjen e bosit turk.

Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur. 

Në Shqipëri u publikuan edhe foto të turkut të shumëkërkuar teksa kishte hyrë në një hotel të njohur në kryeqytet, por policia mundi të bie në gjurmët e tij vetëm këtë të martë. Mediat turke kanë bërë raportime të vazhdueshme ku ndër të tjerë kanë shkruar se dollarët që grumbulloi nga viktimat e Thodex, turku ia ka lënë mafies shqiptare për ta mbrojtur dhe për ta fshehur në arrati.

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

1661847314_farukfatih.jpg

 

 

Edevaldo Haxhiaj dhe Faruk Ozer

 

1661854250_farukozer.jpg

1661859311_farukozer.jpg

 

Faruk Ozer i arrestuar 

Ora 14:00
Arrestohet nipi i Armando Dukës, lidhja e familjarit të kreut të FSHF-së me Bosin e shumëkërkuar të kriptomonedhave

Bashkë me turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim Özer, në prangat e policisë ka rënë dhe nipi I Armando Dukës. 

Mësohet se Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun kishte një rol të rëndësishëm dhe e ka shoqëruar turkun gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ku fshihej nga autoritete turke dhe ato ndërkombëtare.  Mbeten ende të paqarta se si u lidh nipi I Armando Dukës me turkun që mashtronte me kriptomonedha, ndërkohë që I kishte ofruar edhe një “strehë” të sigurtë në vendin tonë.

Ndërkaq, nuk dihet nëse tentakulat e turkut kanë arritur dhe tek Armando Duka. Vetë Duka është vënë në qendër të akuzave nga mediat për zhdukjen e 2,1 milionë dollarëve të FIFA-s që ishin dedikuar për klubet shqiptare, por që avulluan rrugës. 

Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin se kriptomonedhat po përdoren dhe për pastrimin e parave. Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituat duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Ora 13:08
‘Ishte djalë shumë i mirë’, çfarë thoshte e ish-e dashura e Faruk Ozer për mashtruesin turk: Më tha se kishte një kompani në Singapor

1661858017_3049582810x458.jpg

Historia e mashtrimit të mbi 390 mijë personave, nga Faruk Fatih Ozer, një nga më mashtrimet më të mëdha në Turqi,  ishte tronditëse për autoritetet turke, të cilat sot duhet të jenë të lumtura me kapjen e 28-vjeçarit në Shqipëri.

Mediat turke kanë rikthyer edhe një herë dëshmitë e rrethit të njerëzve të tij më të ngushtë, pasi në Turqi shpërtheu skandali i grabitjes së 2 miliardë dollarëve.

Ish e dashura e të riut, Eslem Sena e cila gjithashtu është shumë e famshme për reklamat e saj, ka qenë një ndër ata që kanë folur për 28-vjeçarin.

‘Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë’- tha ajo. Ajo tregoi se ai jetonte me familjen e saj.

‘Ai nuk tha asgjë për paratë e kriptove. U ndamë për shkak të xhelozisë. Ai më tha se kishte një kompani softuerësh jashtë vendit. Më kujtohet se ishte në Singapor. Ishte fëmijë i një familjeje të pasur.’ tha ajo.

 

Ora 12:33
Del emri, kush është shqiptari tjetër që po shijonte pushimet në Palasë me bosin e kriptomonedhave turke

1661856007_Screenshot1.jpg

Me bosin e kriptomonedhave turk, Faruk Fetih Ozer, ishte përveç nipit të Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu, dhe Briken Shkëmbi, 36 vjec, banues në Tiranë.

Ora 12:30
Me pantallona të shkurtra dhe pa bluze, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Faruk Ozer

Janë publikuar pamjet nga momenti ia rrestimit të turkut Faruk Fatih Ozer. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.

'Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas shumë kërkimesh në disa qarqe të vendit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia turke, si dhe falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit turk F. O., 28 vjeç. Ky shtetas u kap në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.  Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

1661859311_farukozer.jpg

 

Ora 12:21
Arrestimit të bosit të kriptomonedhave në Shqipëri, Ministria e Brendshme: Dëshmi e efikasitetit të policisë kriminale

1661846982_farukozer.jpg

Ministria e Brendshme ka reaguar pwr arrestimin e turkut,  Faruk Fetih Ozer.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, shkruan MB.

Ora 12:11
Me flokë të prera shkurt dhe disa kg më tepër, ja si u transformua turku Faruk Fatih Ozer pas qëndrimit në Shqipëri

1661866297_page.jpg

Me flokë të prera shkurt dhe me disa kilogramë më tepër, ky është turku Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua në një resort në Palasë, ndërsa ishte në kërkim pasi dyshohej se kishte mashtruar mijëra turq nëpërmjet kriptomonedhave. Ai dyshohet se kishte përfituar 2 miliardë dollarë, dhe më pas ishte arratisur drejt Shqipërisë. Kjo foto u është dërguar autoriteteve të policisë turke, nga policia shqiptarë, për të konfirmuar edhe identitetin e 28-vjeçarit.

Ora 11:16
I kërkuar nga Turqia pasi kishte mashtruar mijëra turq, Faruk Ozer u arrestua në një resort luksoz në Palasë

1661846982_farukozer.jpg

Report Tv mëson të tjera detaje në lidhje me arrestimin e Faruk Fetih Ozer, bosi i shumëkërkuar turk, i cili akuzohet se ka mashtruar mijëra turq duke përvetësuar 2 miliardë dollarë nëpërmjet monedhës virtuale Thodex. Ai po pushonte në një resor turistik luksoz në Palasë të Vlorës.

Ora 10:28
Bëri mashtrimin më të madh në historinë e Turqisë, kush është turku Ozer, pronari i kriptomonedhës turke ‘Thodex’!

Faruk Fatih Özer ishte pronari i kriptomonedhës turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin një muaj më parë duke dëmtuar financiarisht më shumë se 350 mijë investitorë, kryesisht në Turqi.  Hetimi kundër Faruk Fatih Özer,  u iniciua me 22 Prill, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur "Thodex”. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete është raportuar se ka pasur një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve. Özer e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta. Në THODEX ishin gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë. Duke bërë që me zhdukjen e tij, të këtë realizuar mashtrimin më të madhe në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë. Kjo pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill teksa dyshohet se Özer ishte në Shqipëri që nga 20 prilli 2021.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marshallah: 30/08/2022 16:37

    Ramazoni para 2 javesh u kthye nga turqia ku takoi vllaun e madh…dhe porosia/ultimatumi per ta dorezuar turkun u kry brenda dy javesh. Dmth jo se nuk dinin ku rrinte e ku fshihej….heee tkeqen

    Përgjigju
  • Tani: 30/08/2022 14:21

    edhe ne themi se si e mban postin epresidentit te fshf , ku i mer leket , i paskemi ra ne qafe kot se i aska vjedh ktu se paska bere maskaralleqe tjera

    Përgjigju
  • Gazi: 30/08/2022 14:19

    Ku do shkoje sporti shqipetar me keto kriminele bobobo turp

    Përgjigju
  • Alban: 30/08/2022 14:19

    E te keqen e Armand Dukes , lidhjet e forta thojn iluminati jam p9 shok pse te vjen inati

    Përgjigju
  • Butrint: 30/08/2022 14:18

    Edhe me kriminelet turk i ngjyen duart ky i shpifur hiqeni nga shqiperia debojeni

    Përgjigju
  • Landi: 30/08/2022 14:18

    Ky duhet te ishte hequr nga fshf-ja me kohe ka turpe te pafundme po tani po derivojne edhe tek krime te renda

    Përgjigju
  • Krasno: 30/08/2022 14:17

    Ky jo vetem sportin qe ta dhjet po edhe fytyren e shqiperise ne europe duka leshit

    Përgjigju
  • Yeah: 30/08/2022 14:11

    Të mburret ministri yne , por ate tipin e kapen agjentet sekrete turq!! Normal, prangat do ia vinin shqiptaret!!! Dhe turqit terhiqen dhe ia lene nderimet policise kriminale shqiptare qe s’eshte e zonja të ndaloje apo të vertetoje lajmet mbi EM!!! Palasë ? I paska ikur nje klient i majmë Z Mane!

    Përgjigju
  • olsion: 30/08/2022 14:05

    mendoj se ketu ka gisht edhe Armando Duka dhe pse jo mos te kete dhe nje kerkese arresti per te kur edhe ai eshte i dyshuar

    Përgjigju
  • afonso: 30/08/2022 14:01

    Pas kesaj mendoj se ka dhe lidhje dhe presidentj i fshf duke bashkepunar keshtu me nipin e tin

    Përgjigju
  • tosi: 30/08/2022 12:40

    po malli qe kapet farukun ju qe ska vrar njer u ka mar leket ca kumarxhinjve te pasur . se mos e kapet ju farukun ate e kapi turqia qe ka sjell njerzit e saj ne shqiperi ju kapni keta qe vrasin perdit o polic te lodhur qe shiteni me nje pjat sup letyre qe jeni te koruptura qe te polici i rrugores te rojet e objektit e deri te nendrejtori se drejtori me duket serioz sju vjen as turp dilni e thoni toleranc zero per farukun se per keta te tjeret mjafton tu sjellin ate pjaten e supes te mbushin barkun derjtorat barkderra pa ska gje le te vazhdojn.i keni par drejtorat qe jan barkderra do te pyesni pse po han qyl gjith diten si zoraxhinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?