Historia e mashtrimit të mbi 390 mijë personave, nga Faruk Fatih Ozer, një nga më mashtrimet më të mëdha në Turqi, ishte tronditëse për autoritetet turke, të cilat sot duhet të jenë të lumtura me kapjen e 28-vjeçarit në Shqipëri.
Mediat turke kanë rikthyer edhe një herë dëshmitë e rrethit të njerëzve të tij më të ngushtë, pasi në Turqi shpërtheu skandali i grabitjes së 2 miliardë dollarëve.
Ish e dashura e të riut, Eslem Sena e cila gjithashtu është shumë e famshme për reklamat e saj, ka qenë një ndër ata që kanë folur për 28-vjeçarin.
‘Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë’- tha ajo. Ajo tregoi se ai jetonte me familjen e saj.
‘Ai nuk tha asgjë për paratë e kriptove. U ndamë për shkak të xhelozisë. Ai më tha se kishte një kompani softuerësh jashtë vendit. Më kujtohet se ishte në Singapor. Ishte fëmijë i një familjeje të pasur.’ tha ajo.
Lajmi kryesor:
U arratis me 2 mld $ nga Turqia, kapet në Palasë bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer! Në pranga edhe nipi Armando Dukës që e ndihmoi të fshihej
M.Q.//ReportTv.al