Sport

VIDEO/ Etapa e Parë e 'Giro d'Italia', pedalet i lënë vendin bukurisë së Shqipërisë

10 Maj, 10:44| Përditesimi: 10 Maj, 16:06

  • Share

'Giro d'Italia' për herë të parë pedaloi në Shqipëri me 184 çiklistë në edicionin e 108 të një prej garave më të famshme në Evropë. Çiklistë nga mbarë bota përshkruan 160 kilometra nga Durrësi në Tiranë, të premten e 9 majit.

Veç forcës fizike, përkushtimit dhe shpejtësisë në pedale, çiklistët dhe më shumë se 800 mijë teleshikues nga globi panë bukuritë shqiptare me itinerarin që filloi në Durrës, kaloi në Rrogozhinë, Peqin, Bradashesh, Qafën e Krrabës dhe në Tiranë.

Në fund të Etapës së Parë fitues u shpall Mads Pedersen, 29-vjeçari danez i Lindl që fitoi me "foto-finish" duke lënë pas me vetëm 04 të qindtat Uolt van Aert.

Në fotot më poshtë po sjellim disa nga shkrepjet më të bukura të fiksuara në objektiv gjatë Etapës së Parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?