Festa e Spanjës

Euro 2024/ De la Fuente rotacion total, formacioni i Spanjës kundër Shqipërisë

23 Qershor, 16:03| Përditesimi: 23 Qershor, 16:13

  • Share

DUSSELDORF - Shqipëria dhe Spanja luajnë nesër në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe trajneri Luis de la Fuente ka bërë me dije se kundër kuqezinjve do ketë rotacion total.

Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë. Aymeric Laporte është i vetmi lojtar që do të konfirmohet si titullar kundër Shqipërisë, ndërkohë që do të ndryshojë pjesa tjetër.

STATISTIKAT - Në tetë takime të luajtura mes dy skuadrave, spanjollët na kanë mundur në të teta herët. Duket se është koha për të përmbysur statistikat dhe shkruar një histori të re.

Formacioni i mundshëm i Spanjës:

Spanja (4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Baena; Torres, Joselu, Oyarzabal.

Renditja e Grupit B

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?