Tifozat Kuq e Zi

Euro 2024/ Kombëtarja luan kundër Spanjës, Tifozat Kuq e Zi me mesazh të rëndësishëm

23 Qershor, 18:20| Përditesimi: 23 Qershor, 18:30

  • Share

Grupimi i mbështetësve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se nesër do jenë të shumtë në numër në mbështetje të ekipit. Kuqezinjtë kanë treguar edhe adresën ku tifozët do grumbullohen në Dusseldorf dhe do nisen drejt stadiumit.

"Të dashur tifoza dhe sportdashës, nesër djemtë e Kombëtares kanë sfidën e radhës kundër Spanjës. Duke uruar dhe shpresuar që kjo të mos jetë përballja e fundit për këtë kampionat, ju ftojmë të gjithëve të bashkohemi në Düsseldorf për t’i dhënë mbështetjen që meriton Kombëtares më të mirë në botë.

Për ju që dëshironi të përjetoni atmosferën unike para ndeshjes, ju njoftojmë që vendtakimi jonë do të jetë në “Rheinpark – Düsseldorf” afër “Klever Straße“. Marshimi i përbashkët për në stadium do të fillojë në orën 17:15! Me ty Shqipëri se je më e mira", njoftojnë Tifozat Kuq e Zi.

Kujtojmë se të hënë në orën 21:00 në Dusseldorf luhet Shqipëri - Spanjë, sfida e tretë dhe e fundit në Grupin B të Euro 2024. Tanëve do u duhet një fitore për të kaluar më tej.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?