Shqipëria siguron 500 milionë euro nga eurobondi, interesi 3.55%

2 Tetor 2018, 17:01| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 21:20

  • Share

Shqipëria siguron 500 milionë euro nga eurobondi, ndërsa interesi do të jetë 3.55%. Agjencitë e brokerimeve të pajtuara nga qeveria shqiptare për të kryer transaksionin venë në dukje se interesi është 3.55 për qind, mjaft më i ulët nga herët e tjera, kur shteti është detyruar të paguajë një interes prej 5.75 përqindësh.

Tregjet e kapitaleve e kanë pritur pozitivisht daljen ditën e sotme të Eurobondit shqiptar. Ky transaksion përfaqëson herën e tretë që shteti ynë del në bursat e letrave me vlerë. Hera e parë ka qenë në vitin 2010 dhe e dyta më 2015-ën.

Në dallim nga herët e para, Shqipëria u paraqit sot me kërkesën zyrtare për një Eurobond me afat maturimi 7-vjeçar, ndërkohë që deri tani dy Eurobondet kanë qenë me afat 5-vjeçar. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë kështu viti 2025. Gjithsesi, brokerat vene në dukje se një Eurobond i ngjashëm i Maqedonisë është pranuar nga tregjet me interes 2.75%, pra thuajse një pikë më poshtë se ai shqiptar.

Komento

Komente

  • Fredi: 03/10/2018 09:40

    Pará në xhepat e pushtetarëve hajdutë!

    Përgjigju
  • Neri: 03/10/2018 08:50

    Si gjithmon deshtimin e quajne sukses, Maqedonia qe eshte shte i sajuar e mori 2.75 % interes ne ve 3.55 %.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?