Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinisë së Vlorës, Armand Asllani,i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.
Sipas myftiut Asllani ,kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve .
Pas kryerjes së ritit të faljes së namazit të Fiter Bajramit, besimtarët uruan njëri- tjetrin për më shumë begati në familje.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’ falin namazin! Kreu i KMSH mesazh të rinjve: Mos braktisni vendin
M.Q.//ReportTv.al