26-vjeçarja Ermalinda Rama ka pranuar përpara grupit hetimor se ka vrarë të atin, Anesti Rama, 56 vjeç, duke e mbytur me tel ne fyt. Në dëshminë e saj, ka rrëfyer se jetonte nën presion për shkak se i ati ishte fanatik dhe e mbante të mbyllur.
“Debatet ishin të përditshme. Babai nuk më lejonte të dilja, të vishesha si të tjerat, apo të argëtohesha. S’më jepte as para”, ka dëshmuar ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 korrikut në Frashër të Patosit. Pas krimit ne banesë, vajza bashkë me të ëmën, Valbona Rama, tentuan të inskenojnë ngjarjen si aksident. Ato u përpoqën ta veshin viktimën si per varrim dhe me pas njoftuan policine se është rrëzuar në tualet. Dyshimet për vrasje u vërtetuan nga ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët konstatuan shenjat e dhunës. Policia e Fierit konfirmoi zyrtarisht se se 26-vjeçarja e ka mbytur të atin me tel dhe më pas ka dhunuar kufomën, duke e shkelmuar në pjesët intime. E pyetur nga hetuesit nëse kishte pasur ngacmime seksuale nga i ati, vajza e mohoi një gjë të tillë.
Sakaq, Valbona Rama, bashkëshortja e viktimës, akuzohet për "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi dyshohet se ndihmoi vajzën në fshehjen e krimit. Fqinjtë dhe të afërmit dëshmojnë për një histori të gjatë dhune në familjen Rama. Viktima jetonte prej kohësh i veçuar, flinte në kuzhinë, ndërsa gruaja dhe vajza në dhomat e tjera të banesës njëkatëshe. Shpesh ai shfaqej me shenja në fytyrë, por nuk kishte treguar kurrë për dhunën. Familja ka dhe një vajzë më të rritur, e cila është e martuar. Sakaq, Anesti Rama punonte në një fermë blegtorale në Patos, ndërsa gruaja dhe vajza ishin të papuna.
Trupi i 56-vjeçarit iu dorëzua familjarëve pas autopsisë dhe u përcoll për në banesën e fundit këtë të premte. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht motivet dhe rrethanat. Nënë e bijë ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin për masë sigurie përpara Gjykatës së Fierit.
Ky është krimi i dytë tronditës, që sjell në vëmendje krizën e familjes dhe marrëdhënien e prindërve me fëmijët. Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar, 19-vjecarja Hygerta Meta vrau të atin të Shën Vlash të Durrësit dhe me ndihmën e vëllezërve e groposi në oborrin e banesës.
Autorja e krimit, Ermalinda Rama dhe viktima Anesti Rama
Report Tv ka siguruar foton e vajzës që vrau babain në Fier, si dhe të viktimës.
Kjo është 26-vjeçarja Ermalinda Rama, e cila akuzohet se vrau babain e saj Anesti Rama 56 vjeç, pasditen e së enjtes në fshatin Frashër të Fierit.
Ndërsa, personi tjetër në foto është Anesti Rama, i ndjeri që u vra nga vajza e tij.
Bashkë me vajzën është arrestuar edhe mamaja e saj, Valbona Rama, e cila dyshohet se ka ndihmuar në krim.
Vajza e mbyti me tel babain duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa bashkëshortja e viktimës ndihmoi të bijën për ta veshur kufomën. Kjo për shkak se nënë e bijë tentuan të fshihnin ngjarjen, duke e denoncuar në polici se 56-vjeçari kishte vdekur si pasojë e një ngjarje aksidentale.
Sipas burimeve të Report Tv, 56-vjeçari Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë.
Burime zyrtare thanë sot se pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, vajza dhe nëna e kanë pranuar krimin para grupit hetimor. Ajo ka treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. 26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
Fshati Frashër, ku ndodhi krimi në familje
Policia e Fierit ka dhënë sot një njoftim zyrtar për krimin e rëndë në familje të ndodhur dje në fshatin Frashër, ku vajza ka mbytur të atin dhe më pas bashkë me nënën kanë inskenuar krimin si aksident. Motivet e ngjarjes deri tani dyshohet të jenë dhuna në familje, por hetimet mbeten ende aktive nga Policia dhe Prokuroria.
Zyrtarët e policisë konfirmuan arrestimin edhe të Valbona Ramës, pasi akuzohet se ka ndihmuar të bijën dhe konkretisht “ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale”, shprehet Policia mes të tjerash në njoftimin zyrtar.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
“Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.
Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.
Komente

I dergoni te dy baxh*llat nene e bije te burgu i burrave , qe te rehatohen ne lirine qe enderronin..si buçe ferrash…!! Çelsat tia hefhin ne det ..!!
Përgjigju