TIRANË- Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fitoi çështjen e tij në Strasburg, ku u vlerësua se SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie. Avokati që përfaqësoi Gëllçin, Dorian Matlia në një intervistë për Report Tv sqaron fitorja e Gëllçit është rasti i parë, sa i takon arresteve me urdhër të SPAK.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, avokati shprehet se Strasburgu vlerësoi se pati shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pasi arrestimi i Gëllçit nuk është bërë në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligjet. Matlia tha se Prokuroria ngriti pretendimin se Gëllçi mund të arratisej pasi ka pasaportë të huaj, por thekson se kjo nuk përbënte shkak për ta mbajtur në burg, pasi mund të merreshin masa të tjera si sekuestrimi i pasaportës.
Masat arrest me burg, avokati thekson se merren në raste ekstreme kur personi mund të prishë provat ose të intimidojë dëshmitarët, ose për krime të rënda si vrasjet.
“Është rasti i parë. Është momenti që do shkojnë dhe aplikime të tjera për çështje të ndryshme që trajton SPAK. Në rastin konkret është konstatuar se arrestimi i Gëllçit nuk është bërë as në përputhje me kushtet, kriteret e përcaktuara në ligjet e vendit dhe Konventën e për të Drejtat e Njeriut. Një person mund të arrestohet, por duhet të plotësojë disa kushte. Duhet të kesh dyshim të arsyeshëm të bazuar mbi prova, ose kur personi mund të jetë i rrezikshëm psh kur akuzohet për vrasje, ose rastet e rrezikut të arratisjes. Arrestimi me burg pa afat përdoret në raste ekstreme kur janë krime te dhunshme, ose kur një person mund të prishë provat ose të intimidojë dëshmitarët. Në rastin konkret nuk kishte asnjë nga këta elementë. Prokuroria mori disa indicie dhe tha do kërkoj arrest me burg dhe pastaj do mbledhim provat. Provat ishin marrë, se bëhej fjalë për një tender, dosja ishte sekuestruar. Nuk u tha se as kush, çfarë si, mund të intimdohet nga zoti Gëllçi. U ngrit pretendimi se mund të arratiset se ka një pasaportë të huaj, ishte argument i dobët, se të kesh një pasaportë nuk do të thotë që mund të ikësh doemos. Edhe nëse ka rrezik real ka masa të tjera, i sekuestrohet pasaporta, duke mos lënë të dalë nga kufiri dhe vazhdon hetimi në gjendje të lirë. Por në rastin konkret u fut në arrest me burg”, tha Matlia në Report Tv.
Sa i takon debatit aktual në vend, nëse masat arrest me burg po përdoren pa kriter, Matlia thotë se kjo po bëhet trend në SPAK me qëllim që të krijohet imazhi sikur po punon. Kjo lloj drejtësie, Matlia shprehet se është e natyrës represive dhe se nuk përkon me standardet europiane.
“Kjo po bëhet si trend në SPAK, të krijohet imazhi se SPAK po punon, po i fut njerëzit pa hekurave. Drejtësi e natyrës represive, jo e natyrës siç e dëshironim të ishte, që njerëzit të shkon para gjykatës të debatojnë provat dhe nëse del fajtor mund të shkosh edhe në burg. Këto gjëra konstatoi Strasburgu dhe tha është e paligjshme dhe në shkelje të nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Matlia.
Këtë problem, Matlia e sheh jo vetëm tek SPAK, por edhe tek prokuroritë e tjera. Matlia thotë se masa arrest me burg kërkohet shumë shpesh dhe Gjykatat vetëm i lënë në fuqi pa bërë ndonjë analizë të thelluar, ndërsa thekson se rreth 60% e atyre që janë në burgje janë ende në pritje të gjyqit.
“Ne kemi problem, jo vetëm me SPAK, por me të gjithë sistemin. Prokuroritë zakonisht kërkojnë arrest me burg shumë shpesh dhe gjykata shumë shpesh ua miratojnë kërkesa të tilla pa analizë të thelluar. 60% ose më shumë e njerëzve që janë në burgje, janë njerëz që janë ende në hetime sipër, ende nuk ka vendim gjykate që duhen dënuar. Janë ende të pafajshëm siç prezumohet sipas ligjit. Është situatë e papranueshme për standardet europiane. Mbahen në arrest persona tepër të rrezikshëm, në raste të posaçme mund të ndodhë me ndonjë person që mund të prishë provat dhe kjo bëhet vetëm me burg me afat, jo paafat”, tha Matlia.
Sipas tij, SPAK nuk ka ndryshuar asgjë nga praktikat e prokurorive të mëparshme, po vazhdon me të njëjtën rrugë
“Në Shqipëri, e fusin në burg, pastaj presin të mbledhin provat, burg paafat dhe në fund ndodh edhe problemi tjetër, pasi personi rri shumë gjatë në burg, mund të mos dalë edhe ndonjë provë shumë e qenësishme gjatë hetimit, fakti që e ka mbajtur në burg, gjykata thotë hajde ta dënojmë që të justifikojnë mbajtjen në burg. Kështu ia vë prognozën që në fillim si do shkojë historia.
Kush arrestohet do presë që do dënosh, se ndryshe do i japin ndonjë shpërblim mbrapsht për çdo ditë burgu. SPAK-u duket se nuk ka ndryshuar asgjë nga praktikat e prokurorive të mëparshme, po vazhdon me të njëjtën rrugë. Po e ekzagjeron sepse është duke bërë dhe shfaqje të fuqishme televizive, rrjedhin dhe dosje, dalin dhe informacione. Nuk është e drejtë për një vend që synon BE”, tha Matlia.
Komente

Saliu u kujdes qe derjtesia te korruptohej por edhe te krimializohej dmth i beri si veten dhe tani nga drejtesia mund te presim gjithcka dhe kjo gjendje po bie ere shume dhe ere te gjelbur. Nuk ua mohon asnje punet e mira por ju zoterinj po e nxini me dashje ose pa dashje qe kete te fundit se besoj shume po nejse
PërgjigjuSepse Spak perbehet nga disa prokurore qe Kane lidhje shpirterore me Sigurimin. Babillâtes dhe professor e tyre, per te siguruar shtepi dhe universitéte ne Tirane, jepnin shpirtin e tyre per te shkaterruar familje. Alt inn Dum-Tymi-Turk-Dumani, preferon te sillet si sigurimes, dhe paga milioneshe, tregon se si shperblehet ! Ai, e di qe Olson Dado -noteri,as ne nje studio avokati si asistent s’e meriton si vend! Ai eshte i politizuar dhe frikacak !
PërgjigjuPo pse prokurorit e reetheve jane me mire mer avukat
Përgjigju