Fitorja në derbi, Shehi: Kisha emocione kundër Tiranës! Tedi Cara: Tani rikthehet qetësia te Partizani

17 Shkurt, 10:03| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:01

  • Share

Duhej derbi që Partizani të rikthehej të fitoret. Të kuqtë ia dolën të merrnin 3 pikët me përmbysje në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 2-1. Pas golit të shpejtë të Latifit për bardheblutë, barazoi Skuka me penallti, ndërsa po brenda pjesës së parë Tedi Cara realizoi golin e fitores për Partizanin. Ky sukses ishte i pari në derbi për trajnerin e Partizanit Orges Shehi, i cili më herët e ka fituar me Tiranën.

“Dhe unë kisha disa emocione sot sepse isha përballë një skuadre që kam luajtur 10 derbi kundër tyre. Është ndjesi e bukur ta fitosh derbin si nga një krah ashtu edhe tek tjetri. Ishte një ndjesi e bukur,"-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“Kjo ishte e bukur sepse i dha tre pikët ekipit. Besoj se tani do rikthehet qetësia në kampin tonë,”-tha Tedi Cara, futbollist i Partizanit.

Të Tirana nuk e përtypin dot gabimin e portierit Abdullahu i cili shkaktoi penallti dhe bëri që të rikthehej përkohësisht baraspesha.

“Besoj që këtë javë do filloj ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi dhe shpresoj që të kthehet edhe portieri Selmani. Duhet të kemi një çik më siguri te mbrojtja,”-deklaroi Refik Halili, president i Tiranës.

“Normalisht na vjen keq dhe jam shumë i mërzitur sidomos për tifozët dhe për familjarët që e vuajnë këtë pjesë,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë janë arrestuar dy tifozë, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar pasi janë kapur po me lëndë piroteknike në kontrollin para se të futeshin në stadium. Njëri prej tyre ishte i mitur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?