TIRANË- Zhgënjimi për disa, dhe rehatia për disa të tjerë, që i dhuruan ligjvënësve listat e kandidatëve për deputetë, u duk qartë në seancën e parë plenare të kësaj të enjteje. Parlament gjysmë-bosh e fytyra të ngrysura të atyre që nuk e siguruan dot një mandat të ardhshëm, e të tjerë të qeshur të lehtësuar nga barra e garës së hapur.
Besnikët e Berishës, që siguruan një vend në listë të sigurt nuk u shfaqën në parlament duke i lënë ulëset e tyre bosh. Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi të lëna jashtë listës së sigurt nga Sali Berisha u shfaqën në parlament me mesazhin, se betejën e tyre nuk do ta lënë në mes, ndonëse nuk e fshehën zhgënjimin.
“A mendoj unë se e meritoja të isha në listën e mbyllur me shumë modesti them se e meritoja. Se besoj se jam figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës. Por çfarë mendoj për këtë? Ju e dini unë ju njoh të gjithëve dhe ju më njihni që unë me këtë mënyrën time, kështu ngadalë, pa të bërtitura i kam fituar të gjitha beteja e mija në Partinë Demokratike. I ka fituar të gjitha betejat e mija në parlament dhe do ta fitojë dhe këtë betejë”, tha Tabaku për gazetarët.
“Të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita. Është për vendin, për demokratët, për qytetarët. Unë edhe në 2021, pothuajse kam qenë në listë të hapur, kam qenë e treta në qarkun Dibër, kam bërë betejë elektorale, edhe në Primare jam votuar dhe kam besimin e qytetarëve. Patjetër që do të fitoj. Dua të fitoj programi i opozitës”.-tha Çupi.
Më i zhgënjyeri e këtë herë në pozicion sulmues u shfaq Dashnor Sula, tashmë kandidat zyrtar i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i lënë jashtë listave nga Sali Berisha. Për këtë, tradhtarët i sheh te Flamur Noka e Albana Vokshi.
"Zoti Berisha nis të gjithë aksionin e tij në atë kohë në foltoren e famshme me moton, çdo individ politik dhe vota do të jetë e para në Partinë Demokratike, fatkeqësisht u shkel me të dyja duart. Unë nuk mund të lejoj, po përdor këtë termin, të përdhunohem kam sakrifikuar për atë parti jetën, familjen time dhe jam i vetmi person që skam përfituar kurrë dhe nuk kam marrë kurrë ofiqe", tha Sula.
Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, i famshmi Flamur Noka , e famshme Albana Vokshi të cilët fatkeqësisht sot Partia Demokratike ka rënë sot në dorë të këtyre dy figurave të cilat janë, nuk do thosha të urryera por të padëshiruara nga dëmokratët, por të urryera nga qytetarët shqiptarë."-vijoi Sula
Nuk mungoi as ironia e hollë e demokratit të tërhequr nga gara Ferdinand Xhaferrajt për listën e emrave të Sali Berishës dhe koalicionit të Shqipërisë Madhështore.
“Është një koalicion me 3 burra shteti. Me Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Sali Berishën do e bëjmë Shqipërinë madhështore. Kjo treshe po e tmerron Edi Ramën dhe mazhorancën. Ky është një koalicion me 3 burra shteti”, tha Xhaferaj.
Një thirrje surprizë e pati nga oborri i parlamentit edhe Monika Kryemadhi, e cila ndonëse në proces divorci me Ilir Metën, kërkoi votën për ish bashkëshortin që nga burgu synon të jetë më i votuari i Tiranës nën koalicionin me Berishën.
“Më 11 maj do të votoj për kandidaturën e Ilir Metës”.
I vetmi i lumtur në oborrin e parlamentit, në të cilin u shfaq vetëm për pak çaste dhe jo për të qëndruar në seancë plenare ishte Lulzim Basha i cili dha këtë koment për listat e kandidatëve për deputetë: "Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë."
TIRANË-Në fjalën e e tij deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në Kuvend nuk kurse kritikat për Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ai i ka cilësuar dy kryetarët e partive më të mëdha në vend si "tumorin që mban peng politikën shqiptare".
Sula akuzoi të dy liderët për marrëveshje të errëta dhe interesa personale që sipas tij, kanë dëmtuar zhvillimin e vendit gjatë tri dekadave të fundit.
Ai iu referua veçanërisht marrëveshjes së 21 prillit 2008, të cilën e cilësoi si një moment kyç në degradimin e politikës shqiptare. Sula tha se kjo marrëveshje u arrit menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, dhe se ai ka qenë gjithmonë kundër saj.
“Të shohësh këtë sallë bosh, një qeveri që mungon. Vetëm më 2 anëtar kabineti këtu mbrapa, është e trishtushme. Ka një të keqe, një burim, një tumor që e mban peng politikën shqiptare. Ky tumor është Edi Rama dhe Sali Berisha. Dy burra që kanë bërë përgjatë këtyre 34 viteve për interesa personale, totalisht personale marrëveshje të errëta.
Nuk e them sot që ika nga PD. E kam denoncuar këtë marrëveshje edhe më parë. Kur refuzonim ne seancat plenare, kam qenë totalisht kundër një marrëveshje të PD me PS.
E keqja e kësaj politike ka nisur me 21 prill të vitit 2008. Jam krenar për veten time kundra. Pakt i errët, Berisha-Rama me 21 prill 2008, kur pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit, 26 viktimave, u bë një marrëveshje e turpshme. Unë e kam votuar kundër.
"Në 2009 ikën të gjithë ata që ishin kundër në PD, dhe kam shpëtuar vetëm unë. Këtij parlamenti i duhen burra dhe gra të ndershëm.“, tha Sula.
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë të dëshpëruarve të listës së PD-së që të bashkoheshin dhe votonin për demokratët e vërtetë dhe për Shqipërinë.
Ai kujtoi se i kishte paralajmëruar shumë prej tyre kohë më parë që të mos e dëmtonin PD-në, teksa tani janë bërë pishman dhe po mumifikojnë Partinë Demokratike.
Basha theksoi se mbajtën premtimin e dhënë ndaj shqiptarëve një vit më parë për listat e hapura dhe kushdo që do marrë një votë më shumë do jetë fituesi për Parlament.
Ai nënvizoi se Demokratët Euroatlantikë të vërtetë i qëndruan fushatës së gënjeshtrave dhe sulmeve, si dhe qëllimit asgjësues nga Rama dhe Berisha që të mos ishin pjesë e zgjedhjeve.
“Cilido nga qytetarët shqiptarë zgjedh kandidatin apo kandidaten që do. Dhe jo një listë civilësh dhe shërbëtorësh të kryetarit. Pra kush merr një votë më shumë futet në listën e fituesit dhe në mbajtëm premtimin e dhënë para një viti, vendosni ju, qytetarët shqiptarë me votën e tyre. Këto orë kam parë edhe reagimet e dashamirësve dhe kritikëve tanë dhe atyre që kanë qenë viktima të shpifjeve, në kontrast me ne, që janë njerëz që shërbejnë dhe jo ndaj demonstrimeve, flas për demokratë të vërtetë që i kanë qëndruar joshjeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si intelektualë, profesorë dhe në shërbim të qytetarëve. Sot është një ditë lehtësimi dhe rivendikimi për të gjitha ata që së bashku kemi qëndruar një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që Demokratët Euroatlantikë të mos ekzistonin dhe të mos kandidonin, nga Rama dhe alibia e tij (Berisha). Ne nuk jemi në këtë kauzë të madhe për t’i shërbyer interesave të vogla, por qytetarëve shqiptarë dhe me këtë listë e përfaqësojmë më mirë”, tha Basha.
Pyetjes në lidhje me listat e deputetëve, ai iu përgjigj se në krahasim me ata që u zhgënjyen kjo është listë dinjitoze dhe nuk ka servilë dhe ushtarë pazaresh.
“Ne nuk kemi një gardh servilësh dhe ushtarësh. Ata të tjerët i kam paralajmëruar nga media, salla e parlamentit se do bëheshin pishman se po e mumifikonin, po e bënin si gardë, si faraoni i vdekur. Do bëhen pishman që po mumifikojnë opozitën. Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për qytetarët, kundër gardës së vjetër. Me një qeveri të Ramës të korruptuar, me fasada pas të cilës organizata më e inkriminuar me një numër të madh në burg, apo gati për burg para dhe pas 11 majit. Mumifikim me grusht servilësh, që nuk ngjallin entuziazëm, janë të dëshpëruar dhe shihini në rrjetet sociale se sa të dëshpëruar janë. Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë. Ne i bëmë sakrificat për ta, të tjerët i bënë për veten e tyre, më 11 maj nuk do ketë riciklim por ndryshim. Nuk e kam parë si fitore personale. Ka shumë të tjerë që më 11 maj do thonë ‘ju bëftë mirë Rama dhe Berisha”. Nuk mendoj skenarin më të keq, sepse e keni përballë jush, e keni kudo. E vetmja mënyrë është të votoni Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët tanë:, nënvizoi ai.
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi është prononcuar për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit në lidhje me qëndrimin e saj mbi listën zgjedhore të PD-së. Edhe pse ajo u la në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka bindjen që qytetarët do ta votojnë.
Nga ana tjetër Çupi shtoi për gazetarët se ajo ka qenë, sipas saj, në një farë mënyre në ‘listë të hapur’ dhe në 2021 në Dibër ku ka qenë e treta në rradhë.
“Të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita. Është për vendin, për demokratët, për qytetarët. Unë edhe në 2021, pothuajse kam qenë në listë të hapur, kam qenë e treta në qarkun Dibër, kam bërë betejë elektorale, edhe në Primare jam votuar dhe kam besimin e qytetarëve. Patjetër që do të fitoj. Dua të fitoj programi i opozitës”.-tha Çupi.
Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike më e votuara e Primareve të PD-së është ndalur nga gazetarët gjatë hyrjes në parlament. Tabaku i është përgjigjur gazetarëve për pyetjet rreth mendimeve mbi listën e Tiranës dhe vendin e saj në listën e hapur. Deputetja shprehet ‘pa modesti’ siç vetë ajo thotë, se e meritonte të ishte në listë të mbyllur.
Shiko unë e bëra një reagim sot në mëngjes në fakt. A mendoj unë se e meritoja të isha në listën e mbyllur me shumë modesti them se e meritoja. Se besoj se jam figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës. Por çfarë mendoj për këtë? Ju e dini unë ju njoh të gjithëve dhe ju më njihni që unë me këtë mënyrën time, kështu ngadalë, pa të bërtitura i kam fituar të gjitha beteja e mija në Partinë Demokratike. I ka fituar të gjitha betejat e mija në parlament dhe do ta fitojë dhe këtë betejë.-tha Tabaku për gazetarët
Nga ana tjetër Tabaku i është përgjigjur gazetarëve nëse e shihte këtë lëvizje si një ‘hakamarrje të Berishës’ se nuk e mbështeti gjatë kohës që ai kërkoi sërisht Partinë Demokratike.
Jo nuk e mendoj. Partia Demokratike e bëri këtë listë për Tiranën duke pasur parasysh disa faktorë, nuk është se në atë listë tjetër ishte dikush që doli më i votuar se mua. Unë kam pasur një diskutim të gjatë me zotin Berisha për listën dhe kjo ishte një zgjidhje për mua. Jam e bindur që unë do të jem deputete e Kuvendit të Shqipërisë kam mbështetje e Partisë Demokratike.-përfundoi Tabaku.
Deputeti demokrat i qarkut Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ironizoi sot koalicionin e opozitës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kreun e tij Sali Berisha.
Teksa është një prej atyre qw nuk mori pjesw nw primare, Xhaferraj komentoi gjatë hyrjes në Parlament edhe situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e kursyer as sarkazmën.
Ai tha se me “3 burrat e shtetit, Berisha, Gjuzi dhe Jenisheri”, kryeministri Rama “po tmerrohet”.
“Është një koalicion me 3 burra shteti. Me Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Sali Berishën do e bëjmë Shqipërinë madhështore. Kjo treshe po e tmerron Edi Ramën dhe mazhorancën. Ky është një koalicion me 3 burra shteti.
Të gjithë biem dakord se lista e PD-së e ka frikësuar dhe tmerruar Edi Ramën. Në mënyrë të padiskutueshme që do e bëjë Shqipërinë madhështore sepse ka parime konservatore, sepse gjithçka fillon nga familja për të qenë madhështore, është e sigurt se më 11 majin do bëhet Shqipëria madhështore”, tha Xhaferraj mes të tjerash.
Lista e PD-së konfirmoi edhe një herë se mbizotëroi “Klani i Berishës” për parlamentin e ardhshëm në listat e mbyllura dhe me mandat të sigurt për deputetë, me projektin e deklaruar tashmë për të goditur drejtësinë e re.
Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit është shprehur se do të votojë për Ilir Metën, pavarësisht çështjeve personale.
“Do të punoj për opozitën, si një nga themelueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si një nga deputetet që ka marrë mandatate në zonat më të vështira. Vota e ime do të shkojë për “Aleancën Madhështore” dhe në listë të hapur do të votoj për Ilir Metën, Presidenti i PL, një nga njerëzit më kontributorë në stabilizimin e politikës në Shqipëri.
Unë shumë e mençme nuk jam, por as budallaqe nuk jam, por bëra disa llogari që Metës i duhen mbi 30 mijë vota për të dalë deputet. bëj thirrje të gjithëve, miqve, të afërmve të mi të votojnë të shkojnë të votojnë Presidentin e Lirisë. Brahimllari nuk është konsultuar me mua.I uroj zotit Brahimllari suksese në jetë. Para 6 muajve ulëriste për inceneratorin.
Marrëdhënia ime personale me Ilir Metën ka përfunduar, nuk kam më dashuri, kam respekt politik për të. Monika nuk është si gratë e tjera. Veprimi i Metës për kandiduar në listë të hapur tregoi që është politikan dhe burrë shteti. Tregoi edhe një herë se edhe i izoluar tregoi vlerat e tij.
Kam një projekt shumë të bukur, është interesant, do ta prezantoj dy-tre muaj pas zgjedhjeve” përfundoi Kryemadhi.
Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike ka dhënë ditën e sotme një deklaratë përpara gazetarëve gjatë kohës që po hynte në seancën plenarë në Kuvendin e Shqipërisë. Sula është pyetur nga gazetarët për lëvizjen e tij në orën e fundit të bërjes së listave, ku emri i tij u bë me dije se ishte përfaqësuesi i parë në listën e Qarkut të Elbasanit për koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet. Sula e nisi duke falenderuar demokratët dhe tregoi disa episode lidhur me ngjarjet pas vendimit të 9 Shtatorit 2021, ku Basha mori vendimin për largimin e Berishës.
"Tani unë në rradhë të parë do të doja të falenderoja të gjithë demokratët e Peqinit, të Beshit, Cërrikut, të Gramshit, të Elbasanit, Librazhdit dhe Përrenjasit që kemi punuar bashkë për një ëndërr dhe ajo ëndërr është që Partia Demokratike të triumfonte nga zgjedhet e vitit 2017, 2021 gjë e cila nuk u realizuar për shkak të problematikave të brendshme të Partisë Demokratike, që ka patur Partia Demokratike brenda saj dhe Kryetari i Partisë Demokratike i asaj kohe zoti Basha. Fatkeqësish mendoj se këto probleme mendoj që do duhet që të mbylleshin, këto plagë të cilat u hapën pas vendimit të 9 Shtatorit të vitit 2021, ku zoti Basha në mënyrë të një anëshme, në mënyrë jo të drejtë mori një vendim, në largimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike."-tha Sula
Nga ana tjetër Sula është shprehur i ashpër me dy figurat e Partisë Demokratike, referuar Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetes Albana Voksi, duke i konsideruar si të urryer për qytetarët.
"I kam kërkuar Berishës në 2021 që Basha mos të jetë më në krye të Partisë Demokratike, gjë të cilën zoti Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, i famshmi Flamur Noka , e famshme Albana Vokshi të cilët fatkeqësisht sot Partia Demokratike ka rënë sot në dorë të këtyre dy figurave të cilat janë, nuk do thosha të urryera por të padëshiruara nga dëmokratët, por të urryera nga qytetarët shqiptarë."-vijoi Sula
Sula komentoi gjithashtu dhe aksionin e Berishës dhe kujtoi disa nga premtimet e tij për respektimin e votës së demokratëve. Sipas Sulës, Berisha e shkeli premtimin e foltores me të dyja këmbët.
"Zoti Berisha nis të gjithë aksionin e tij në atë kohë në foltoren e famshme me moton, çdo individ politik dhe vota do të jetë e para në Partinë Demokratike, fatëkeqësisht u shkel me të dyja duart. Unë nuk mund të lejoj, po përdor këtë termin, të përdhunohem kam sakrifikuar për atë parti jetën, familjen time dhe jam i vetmi person që skam përfitur kurrë dhe nuk kam marrë kurrë ofiqe."-tha Sula
Në fund, Sula falenderoj drejtuesit e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për mundësinë që I dhanë në listën e Qarkut të Elbasanit.
"Falenderoj Lapajn që më dha këtë mundësi, edhe Shqipëria do duhet të bëhet me djem dhe vajza të reja duke filluar nga ju që jeni sot këtu."- përfundoi deputeti.
Komente

CFARE KE BERE TI TABAK QE TE VOTOJME TY....TE GJITHE JENI HAJDUTE....
Përgjigju