Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi

Politikë

Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri, kryeministri Rama: Kënaqësi e rrallë e zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës

17 Mars, 07:21| Përditesimi: 17 Mars, 16:45

  • Share

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Joan Pelushi është që nga dje Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Për zgjedhjen e tij si Kryepeshkopi i ri ka reaguar mëngjesin e sotëm edhe kryeministri Edi Rama, ku ndër të tjera shprehet se është kënaqësi e rrallë e zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës.

“dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkroi Rama.

Sinodi i Shenjtë me votim unanim e caktoi 69-vjeçarin më (16 mars) si pasues të Anastas Janullatos.

Besimtarët e pritën me duartrokitje dhe emocion zgjedhjen e kryebariut të tyre.

Kryepeshkopi i ri pranoi detyrën dhe u zotua për mbrojtjen e interesave të Kishës.


Lajmi kryesor:

Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri, Patriarku i Moskës, letër urimi: Jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e kishës! Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj


Xh.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?