Një ditë pas zgjedhjes, Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare u përgëzoi përmes një urimi të veçantë Kryeministri Rama. Rama e quan forlumturinë e tij Joanin, një shqiptar mes më të mirëve në krye të Kishës.
“Me kënaqësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë", shkruan Rama.
Vetëm pak orë pas zgjedhjes nga Sinodi i Shenjtë dje bekimin për Imzot Joanin e tha Bartholomeu i Konstandinopojës, Patriarkane që i njeh Autoqefalinë kishës shqiptare, ndërsa këtë të hënë urimet kanë vijuar nga krerë të kishave më të rëndësishme të botës. Urim shumë i rëndësishëm është ai i primatit të Kishës ruse, Kirillit të Moskës.
“Ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si Primat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë! Providenca e Zotit, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë (të Kishës së Shqipërisë), ju vendosi në krye të kishës martire, duke ju bërë pasardhës të të ndjerit të bekuar Kryepeshkopit Anastas.
Nga ky pozicion ju jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e kishës, duke mbrojtur me zell pastërtinë e besimit dhe themelet e Kishës, gjë që në kohët e sotme të vështira kërkon mençuri të veçantë dhe guxim të madh. Unë lutem me zjarr për ju dhe me gjithë zemër uroj që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën tuaj shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin tuaj të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. Zoti ynë Jisu Krisht e shtoftë grigjën e devotshme që ju është besuar, duke i dhuruar shpëtim të përjetshëm bijve besnikë të Zotit”, shkroi Patriarku i Moskës.
Fortlumturia e Tij, Patriarku i Bullgarisë, Danieli përgëzoi Kryepiskopin e ri, duke i uruar që të vazhdojë me përkushtim veprën e lavdërueshme të paraardhësit të tij, Kryepiskopit të ndjerë Anastasit.
Ambasada gjermane në Tiranë gjithashtu ka uruar Hirësinë e Tij, Joanin.
"I urojmë Kryepeshkopit Joan nga zemra shumë suksese në detyrën e tij të re, për të vazhduar veprën e paraardhësit të tij dhe për ta udhëhequr Kishën drejt një të ardhmeje me besim dhe unitet në frymën e besimtarëve", thuhet në postimin e publikuar në Facebook.
Në ditën e zgjedhjes Kryepeshkopin Joani e uruan krerët e shtetit dhe politikës së Tiranës, ndërsa edhe kreu i kishës katolike, Imzot Arjan Dodaj përcolli urimet e tij.
Të dielën e 16 marsit, kambanat e kishave ortodokse në të gjithë vendin njoftuan se Sinodi i Shenjtë unanimisht zgjodhi Mitropolitin e Korçës, Joan Pelushi si pasuesin e Anastas Janullatos. Kryepeshkopi i ri pranoi detyrën dhe u zotua për mbrojtjen e interesave të Kishës.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Joan Pelushi është që nga dje Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Për zgjedhjen e tij si Kryepeshkopi i ri ka reaguar mëngjesin e sotëm edhe kryeministri Edi Rama, ku ndër të tjera shprehet se është kënaqësi e rrallë e zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës.
“dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkroi Rama.
Sinodi i Shenjtë me votim unanim e caktoi 69-vjeçarin më (16 mars) si pasues të Anastas Janullatos.
Besimtarët e pritën me duartrokitje dhe emocion zgjedhjen e kryebariut të tyre.
Kryepeshkopi i ri pranoi detyrën dhe u zotua për mbrojtjen e interesave të Kishës.
Komente
