FOTO +VIDEO / U vra nga gomonia në Himarë, përcillet në banesën e fundit 7-vjeçarja, familja: I kemi lënë në dorë të drejtësisë! Braktiset plazhi i Potamit

3 Gusht 2022, 09:25| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 11:54

  • Share

TIRANË- Familja Avdia, e cila humbi një ditë më parë vajzën 7-vjeçare Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone teksa ishte duke notuar në plazhin e Potamit, me drejtues Arjan Tasen, ka hapur sot dyert e mortit. Trupi i vogëlushes, jeta e së cilës u pre në mes ende pa nisur, u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit. Dhimbja i ka kapluar të gjithë. Familjarët të pamundur të flasin në media, thonë se ia kanë lënë në dorë gjithçka drejtësisë.

Zi nuk ka vetëm në shtëpinë e gjyshërve që hapën dyert e mortit! Një tufë lule, një kukull që pret vajzën të luaj me të, kapelja dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong, ishin gjithçka që kishte mbetur mëngjesin e sotëm, në vendin ku u vra e mitura Jonada Avdia, në plazhin e Potamit. Përkujtohet Jonada, vogëlushja që nuk meritonte të largohej në këtë mënyrë.

Të tronditur nga ngjarja, pushuesit e shumtë që kishin mbipopulluar bregdetin, mëngjesin e sotëm kanë braktisur plazhin e Potamit. Jo vetëm plazhin, por edhe në hoteli aty pranë ku ishin akomoduar pushuesit, është braktisur, kjo si një formë proteste e qytetarëve dhe solidarizimi me familjen që humbi vajzën 7-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomone, teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Ora 16:10
'Duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada', babai i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë: Ishim dorë për dore, pse s’më mori Zoti mua

1659472301_Sequence03.00200824.Still033.jpg

Pedagogu Bislim Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar bisedën rrëqethëse me babanë e 7-vjeçarjes, Joanda Avdia, që u përplas për vdekje nga gomonia një ditë më parë në plazhin Potam të Himarës.

Ahmetaj, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka treguar një bisedë të shkurtër me babanë e 7-vjeçares, i cili i ka thënë se të bijën e kishte për dore në momentin që ndodhi tragjedia.

“Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë.

Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për dorë me babi Bledarin është mbyllur në arkmort, mbi të derdhen përrenj lotësh që krijojnë detin e dhimbjes nga mami, gjyshja dhe dhjetëra gra e vajza veshur me të zeza që lëvizin si magmë e zezë në oborrin e shtëpisë ku jeton gjyshi i saj.

Pak metra me tej në një kafe presin burrat. Aty s’ka gjamë, as vaj, veç sy të mbytur nga lotët dhe gulshe dhimbje. Shumë pak fjalë: Zoti ju forcoftë, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim, shtrëngoni burra, Zoti e pastë marrë afër vetës e të tjera fjalë ngushëlluese të kësaj natyre.

Dhe përgjigjet e rëmta nga familjarët që presin në këmbë: Ju lumshin kambët, faleminderit që keni ardhë, në gëzime jua kthefshim…

Bledari i jati i Jonadës, mundohet të përmbahet, të bëj burrin e fortë të malsisë, por nuk e lejon dhimbja që i pëlcet në shpirt: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.

Ta mori krimineli me uniformë, por s’ke ça me ba duhet me ba durim-ja kthej unë. Ehhh- ofshan- Ja la Zotit, vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada- thotë mes lotësh Bledari që erdhi për të parë prindërit, të afërmit dhe për të pushuar në bregun e detit Jon, ku la shpirtin e tij.

E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo tragjedi familjare, por jo vetëm. Ajo është tragjedia e çdo familje, ajo është tragjedia jonë kombëtare që duhet ta ndalim me çdo formë, me çdo mjet”, shkruan ai.

Ora 11:43
Përcillet sot për në banesën e fundit 7-vjeçarja, familjarët: Gjithçka ia kemi lënë në dorë drejtësisë

 

Familja Avdia, e cila humbi një ditë më parë vajzën 7-vjeçare Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje teksa ishte duke notuar në plazhin e Potamit nga drejtuesi Arjan Tase, ka hapur sot dyert e mortit. Report Tv ishte pranë banesës së të miturës, të cilët sot do të përcjellin për në banesën e fundit në orën 15:00 vajzën, jeta e së cilës u pre në mes ende pa e nisur. Janë miq e të afërm të familjes Avdia, të ardhur për ngushëllim për humbjen e parakohshme të vogëlushes Jonada. Dhimbja i ka kapluar të gjithë. Familjarët të pamundur të flasin në media thonë se ia kanë lënë në dorë gjithçka drejtësisë. 

Ora 09:56
Lule në vendin ku u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, pushuesit braktisin plazhin e Potamit! Rrobat e familjarëve ende mbi shezlong

 

Plazhi i Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase, teksa po lahej në det, sot është braktisur nga pushuesit.

Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë! Jo vetëm plazhin, por edhe në hoteli aty pranë ku ishin akomoduar pushuesit, është braktisur, kjo si një formë proteste e qytetarëve dhe solidarizimi me familjen që humbi vajzën 7-vjeçare.

Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.

‘Mëngjes i trishtë sot në Potam... Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur... Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t'u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.’- shkruan gazetarja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 04/08/2022 18:31

    Na mbushen syte me lot kur shikojme foton e vajzes!ngushellime familjes per kete humbje tragjike!

    Përgjigju
  • Mala: 04/08/2022 08:47

    Me e arsyeshme Familja e femiut qe perjetoi fatalitet,se klanet opozitare partiake,te cilat sikur gezohen per nje fatkeqesi, qe te hasdisen per fjalmani opozitare dhe pakuptimesi njerezore ne raste te tille.Mjerimi politik mori vrull e ngjyere mjerimi, menjehere pas lajmet per vdekjen e qupes.

    Përgjigju
  • Tirane: 04/08/2022 00:20

    Ai polici kishte vile 500 mije $. Kto vjedhin shume e dalin prej burgu shpejt.

    Përgjigju
  • nani: 03/08/2022 22:43

    nuk e ka fajin vendi e kane fajin organet kompetente qe nuk bejne punen e tyre. rezultati eshte shkaterrimi i imazhit turistik

    Përgjigju
  • Toni: 03/08/2022 22:23

    Mallkuar qofte e gjitha banda politike kriminale shqiptare e ketyre 77 viteve te fundit! O si nuk kam nje grusht te fuqishem qe ti bie malit qe s'bezan!

    Përgjigju
  • Dddddd: 03/08/2022 18:28

    Shikojm dot as foton e kasaj e ngjellit na rengjet mishi sot po shifja lajmet e njejta gje motora uji gomone shtet pler nje dit do ikesh o ramsi po mendoj me me i mir se ty eshte sali maskaarai te pakten khshte shtet

    Përgjigju
    • Per ddddd: 03/08/2022 22:21

      Hahaha kishte shtet kur ishte Salaaaa, per cilen periudhe e ke fjalen?

    • UKU MOMLIT: 03/08/2022 19:16

      Mëso shqip o dddddddd,fol shqip dhe mesohu e ngushellohu që qeniberisha eshte lidhur ne zinxhir e ska zot e perendi ta leshoj bashke me likeçakallin. Aty do shkoj edhe kryerilindasi mavria.

  • BENI: 03/08/2022 17:21

    VRITENI ATE MASKARA QE JU VRAU VAJZEN TUAJ,,,VETEM KESHTU LAHET GJAKU....MOS HARRONI KANUNIN SE JENI DHE NGA TROPOJA...

    Përgjigju
  • soni: 03/08/2022 16:09

    ngushllimet jan pak shum pak,o te varferit prinder,te ndrifte shpirti o engjell i vogel, kjo esht shqiperia jon,nuk mendon njeri per te dytin edhe pse i dyti esht vet,, sistemi ben sehir se si ne ham njeri tjetrin nga paaftesia e tij,,

    Përgjigju
  • x...: 03/08/2022 15:41

    Denim maksimal per keta kriminele qe vrasin femijet me pushime.

    Përgjigju
  • Toni: 03/08/2022 12:36

    Rama te jape doreheqjen, eshte pergjegjes indirekt ne vrasjen e femijes. Sa per ate plehren, uroj qe familja te zbatoje kanunin. Gjaku laget me gjak.

    Përgjigju
    • Per Wtf dele: 03/08/2022 22:16

      Po cili do vi pastaj a ke ndonje zgjidhje?

    • Wtf dele: 03/08/2022 16:43

      Dele je vetë, ne mendojmë të varim Salen, të pushkatojme Edin, e te mbysim Meten e Veliajn. Ti ha sufllaqe e ne vend të ngushellosh, merru me Salen.

    • wtf: 03/08/2022 16:18

      Po kur vrau Sala ne Gerdec a dha doreheqjen? Ju jeni dele

  • shqiptar: 03/08/2022 11:54

    Ministrja e Turzimit, Kumbaro dhe min i Brendshem Cuci duhet te japin doreheqjen e menjehershme.e pafalshme! Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Lala: 03/08/2022 10:59

    Çfarë dhimbje! Ngushëllime familjes!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 03/08/2022 09:50

    Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi DUHET te shkarkohet nga detyra sepse ajo nuk ka turp qe te jape doreheqje. Te shkarkohet ! Nje mesuese frengjishtjeje qe NUK as din as iman...

    Përgjigju
    • joni: 03/08/2022 10:34

      edi rama eshte ai qe duhet te iki sepse pergjegjesit kumbaro, cuci dhe nano jane perzgjedhjet e tij.

  • Vin: 03/08/2022 09:42

    Vend talebanesh duhet abandonuar.Kta qe vrasin me skafe jan po te njejtet qe ecin me makina te shtrenjta me shpejtesi neper qytete.Te njejet qe do perfitojne nga amnistia e famshme e qeverrise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?