Lule në vendin ku u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, pushuesit braktisin plazhin e Potamit! Rrobat e familjarëve ende mbi shezlong

3 Gusht 2022, 09:56| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 12:04

  • Share

 

Plazhi i Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase, teksa po lahej në det, sot është braktisur nga pushuesit.

Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë! Jo vetëm plazhin, por edhe në hoteli aty pranë ku ishin akomoduar pushuesit, është braktisur, kjo si një formë proteste e qytetarëve dhe solidarizimi me familjen që humbi vajzën 7-vjeçare.

Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.

‘Mëngjes i trishtë sot në Potam... Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur... Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t'u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.’- shkruan gazetarja.


Lajmi kryesor:

FOTO +VIDEO / U vra nga gomonia në Himarë, përcillet në banesën e fundit 7-vjeçarja, familja: I kemi lënë në dorë të drejtësisë! Braktiset plazhi i Potamit


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?