Paris 2024

FOTO/ Nga parada e anijeve në Senë, te flaka olimpike nën një balonë dhe performanca e Celine Dion, Parisi mahnit në hapjen e lojërave Olimpike

27 Korrik, 07:35| Përditesimi: 27 Korrik, 09:09

  • Share

Lojërat Olimpike 2024 u hapën në Paris në një shfaqje spektakolare. Fishekzjarrët blu, të bardhë dhe të kuq u hodhën mbi urën Austerlitz përpara 6,800 atletëve nga 205 delegacione që udhëtonin me 85 varka dhe maune përballë disa prej monumenteve më të famshme të kryeqytetit francez.

Gjatë ceremonie pati shfaqje surprizë, duke përfshirë një numër kabareje nga këngëtarja dhe kantautorja amerikane Lady Gaga, si dhe një rikthim emocional i ikonës kanadeze Celine Dion. 

Pas një udhëtimi tre mujor nga Greqia në Paris, pishtari olimpik iu dorëzua ish-futbollistit francez Zinedine Zidane, përpara se t'u kalonte yjeve të tenisit Rafa Nadal dhe Serena Williams.

Në kulmin e festimeve, i madhi francez i xhudos, Teddy Riner dhe atletja Marie-Jose Perec përdorën pishtarin olimpik për të ndezur një balonë e cila me pas u ngrit në ajër. Balona gjigante e ndezur më pas fluturoi mbi qytetin e Parisit për të sinjalizuar fillimin e shfaqjes më të madhe në Tokë.

Pavarësisht shiut të vazhdueshëm rreth 320.000 spektatorët ndoqën plot entuziazëm spektaklin shumëngjyrësh. Spektakli me drita e muzikë u shoqërua nga performancat e artistëve: kërcimtarë, këngëtarë, akrobate që prezantuan shfaqjen e konceptuar nga regjisori francez i teatrit.

Më shumë se 10,500 atletë do të garojnë në 32 sporte në Lojërat, të cilat do të mbyllen më 11 gusht.

Ora 09:05
VIDEO/ Celine Dion bën rikthimin e saj emocional në Lojërat Olimpike, performanca madhështore para fansave

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit përfundoi me një moment prekës teksa Celine Dion, e cila vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik, u rikthye pas katër vitesh muzikore.

Ylli 56-vjeçar performoi “Hymne à L’Amour” të legjendares Edith Piaf në Kullën Eiffel, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale. Në dhjetor 2020, Celine Dion u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe kronik që shkakton ngurtësi muskulore dhe ndonjëherë konvulsione të rënda, dhe u detyrua të ndalonte shfaqjet e saj live, e fundit prej të cilave daton në pranverën e vitit 2020 në Nju Jork.

Dion kishte performuar “The Power of the Dream” në Ceremoninë e Hapjes në Atlanta në vitin 1996, dhe thashethemet për një rikthim në Lojërat Olimpike janë përhapur që kur ajo u shfaq në kopertinën e “Vogue” francez në prill.

“Dua të jem vetvetja ime më e mirë. Dua të shoh përsëri Kullën Eifel”, ka theksuar ajo në atë kohë. Në dokumentarin e saj me titull “Unë jam Celine Dion”, ajo ka thënë me lot në sy: Kur përpiqem të këndoj, mushkëritë e mia janë mirë. Megjithatë, ajo që kanë para tyre është aq e ngurtë për shkak të sindromës sime sa nuk mundem.

Siç postoi ajo në mars: “Përpjekja për të kapërcyer këtë çrregullim autoimun ka qenë një nga përvojat më të vështira të jetës sime, por unë mbetem e vendosur që një ditë të kthehem në skenë dhe të jetoj një jetë sa më normale. Unë jam thellësisht mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen nga fëmijët e mi, familja ime, ekipi im dhe të gjithë ju!”

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?