Tym i zi dhe flakë janë vënë re sot në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë. Policia dhe zjarrfikëset janë alarmuar nga flakët dhe tymi i përhapur në qytetin bregdetar nga djegia e disa gomave.
Ngjarja është shënuar në lagjen ‘Pavarësia’, ndërsa Report Tv sjell më poshtë fotot që tregojnë situatën alarmante. Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë, pasi gomat janë djegur afër banesave, duke i rrezikuar.
Komento
Keqardhje qe ne Vlore nuk ndjehet aspak shteti,policia eshte komplet jashte loje,vetem ca rrugore qe fshihen nepwr cepa per rripa sigurimi,si gjobaxhinj
Përgjigju