Politikë

Rama: Shkodra duhet ta kapërcejë 'problemin' psikologjik! Me Luçiano fake Pavarottin do e bëjnë qytetin madhështor? Diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë kënetës

4 Maj, 11:25| Përditesimi: 4 Maj, 15:25

  • Share

“Shpresoj që Shkodra të mos dalë veç nga treni i fitores tonë në të gjithë Shqipërinë, që Shkodra ta ketë kapërcyer problemin psikologjik që kishte falë këtyre dy viteve se me thënë të drejtën ma ka nxi jetën." Kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama në nisje të takimit përmbyllës që mbajti këtë të diel në Shkodër.

Kreu i Partisë Socialiste u shpreh se se ndonëse komunizmi ka vdekur me kohë, Shkodra, deri dy vite më parë, kishte mbetur peng i dy personave, një të vdekuri, duke nënkuptuar Enver Hoxhën dhe një të gjalli, duke iu referuar Sali Berishën, për të cilin tha se "sot ka vdekur po kujton se është gjallë".

"I pari Enver Hoxha, matanë në botën tjetër, ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund mallkimit të tij dhe u vetëizoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më. I mbajti peng Hoxha 30 e kurus vite, ndërkohë që i besonin bufit që erdhi nga komunizmi dhe përdori të gjithë metodat e komunizmit.", u shpreh Rama.

Më tej, ironizoi edhe Luçiano Boçin, drejtuesin politik të PD në këtë qark, teksa e cilësoi si "Luçiano fake Pavarotti". Ai tha se qytetarët e Shkodrës s'duhet të lejojnë që Boçi të drejtojë zonën e tyre, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve shkodranë që më mirë të bojkotojnë zgjedhjet dhe të dëgjojnë Pavarottin e vërtetë më 11 Maj. 

"Shkodrën madhështore me Luçiano fake Pavarottin nga Elbasani? Si bëhet kjo? Nuk e di. Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojën Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar.", tha Rama teksa u ndal më pas edhe te akuzat e Berishës se është një komunist. 

"Më thotë mua komunist? Ai mua, që kur unë kërkoja lirimin e të burgosurve politikë, bufi thoshte se ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu.", u shpreh Rama teksa përmendi edhe disa projekte që ka bërë në Shkodër si stadiumin dhe teatrin Migjeni. Për hyrjen e Shkodrës, Rama tha se dikur ishte si Afganistani dhe si Lana në vitet 2000. 

"Se nuk po vazhdoj me hyrjen e Shkodrës që hyje sikur hyje në Afganistan. Turp. Nuk shihje as liqen dhe vetëm disa ndërtime të tmerrrshme si ato që kam prishur une të Lana në 2000-2001. Hyrja e Shkodrës ishte Lana e 2000 sepse ishin vizioni madhështor i kënetës." 

Ai gjithashtu shprehu bindjen se më 11 maj do të marrin më shumë se 71 mandate. Rama iu kërkoi votën shkodranëve për të marrë pasaportën evropiane, ndërsa ironizoi opozitën se po përgatitet për të përmendur "refrenin" e përhershëm se iu kanë vjedhur zgjedhjet. 

"Parafytyroni ju se duhet me fol me kënetën për të bërë ligjin. Ndërkohë që këneta e ka filluar këngën dhe mbajeni mend më 11 në darkë, do të thotë fituam. Në 12 në mëngjes do të thotë qëndroni fort se kutitë se fitorja është aty, në 12 pasdite s’do të flasë. Në 13 do të thotë na i vodhën. Do të thotë është vjedhja më e madhe e historisë sepse do të jetë fitorja më e madhe e PS."

Sipas Ramës, diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë kënetës. Një thirrje kishte edhe për emigrantët, që nëse i kanë marrë fletët e votimit, t'i plotësojnë sa më shpejt dhe t'i dërgojnë në KQZ. 

"Shuplakën më të nxehtë këneta do ta marrë nga diaspora. Dhe iu them të gjithë atyre që janë regjistruar, që tani që fletët iu kanë vajtur, të mos humbin mundësinë për të votuar."

Nuk kurseu as ironinë për Berishën teksa tha se "Ore ia hoqën non gratën? Rama përmendi gjithashtu edhe deklaratat e kreut të PD se me Lamborghinin e Noizyt mund të paguheshin mijëra pensione teksa shtoi: "Nëse Noizy për Lamborghinin e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln."

Në fund e mbylli me një tjetër thirrje për të votuar 5 më 11 maj. Rama tha se demokratë shkodranë, le të mbajnë foton e Berishës në dhomën e tyre, por votën ta japin për PS, për të mos penguar projektet e mëdha për qytetin e tyre. 

"Zgjedhësi me votë zgjedh kalin e duhur për t'i tërhequr karrocën. Burfi mezi tërheq veten e vet dhe prandaj ka marrë zvarrë dynjanë në kënetë. Si mund t'i besohet karroca e Shkodrës për ta çuar përpara.", tha Rama. 
 

Ora 14:31
Rama: Berisha e la Shkodrën si Afganistan! 'Shigjeton' Tom Doshin për bllokimin e Këshillit Bashkiak ne Shkodër

1746361998_ediramaneshk.JPG

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit elektoral nga Shkodra, tha se Sali Berisha e la hyrjen e qytetit si Afganistani. Ai e krahasoi hyrjen edhe me lumin Lana të viteve 2000, ndërsa shigjetoi edhe PSD-në e Tom Doshit, teksa u shpreh se "është një parti në këshillin bashkiak që s'po voton plazhet e Velipojës'. 


"Më thotë mua komunist? Ai mua, që kur unë kërkoja lirimin e të burgosurve politikë, bufi thoshte se ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu. Po rezidencën e komunitetit mysliman. Kush ia dha? Nuk ia ka dhënë akoma se është një parti këtu në këshillin bashkiak që s’po e voton, siç s‘po voton plazhet e Velipojës. Po stadiumin kush ia bëri Shkodrës e Vllaznisë? Po Teatri Migjeni kush i shpëtoi nga korenti larg qoftë aktorët e teatrit dhe kush e bëri teatrin teatër. Se nuk po vazhdoj me hyrjen e Shkodrës që hyje sikur hyje në Afganistan. Turp. Nuk shihje as liqen dhe vetëm disa ndërtime të tmerrrshme si ato që kam prishur une të Lana në 2000-2001. Hyrja e Shkodrës ishte Lana e 2000 sepse ishin vizioni madhështor i kënetës", tha Rama.

Më 30 Prill, në Këshillin Bashkiak të Shkodrës nuk u mor asnjë vendim për shkak të mungesës së këshilltarëve të Tom Doshit. Kreu i këshillit, Oltion Luli bëri thirrje për pjesëmarrjen e tyre, teksa tha se fushata elektorale nuk duhet të ndikojë në vendimet e rëndësishme të këshillit bashkiak për qytetin.  

Kjo lëvizje e socialistëve në këshill erdhi pasi më 9 Prill këshilltarët e PSD dhe PD bojkotuan mbledhjen. Mbledhja e radhës parashikohet në fillim të Majit, por Benet Beci dhe socialistët nuk formojnë dot kuorumin pa Doshin. Aktualisht PS ka 18 këshilltarë, PSD 11 këshilltarë, PD 12 këshillarë dhe 5 janë të Bashës.

Pa demokratët dhe socialdemokratët, bashkia e Shkodrës nuk mund të marrë vendimin e rëndësishëm për menaxhimin e plazhit të Velipojës.

Ora 12:56
'Lamborghini i Noizy-t sa 50 mijë pensione', Rama i përgjigjet Berishës: Kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë! Po bufi ku i gjen lekët?!

 

Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra deklaratës së një dite më parë të Sali Berishës për “Lamborghinin e Noizyt”, që sipas të cilit, me një shumë të tillë mund të paguheshin 50 mijë pensione. 

Rama i kujtoi kreu të PD kontratën 6 milionë dollarëshe për lobim në SHBA, që sikurse tha, nuk krashasohet me vlerën e makinës së reperit.

“Ore ia hoqën atë non gratën? Me datë 12 do t’ia heqin. Sikur do t’ia hiqnin se 6 mln dollarë janë shumë. Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizy. Ai ka lekët e veta tha por janë 50 mijë pensione, në fillim tha janë 10 mijë. Tani ça nuk thotë. Çfarë i ka bërë këtij Gramshit tha, nga 50 mijë e kanë bërë 60 mijë. Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini?

Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë. Nëse shkojmë me me logjikën e 50 mijë pensioneve, se bufi për të larë damkën, siç ia vënë deleve, që ia kanë vurë bam për të larë atë numrin në kokë, sa pensione paska paguar. Nëse noizy për Lamborghinin e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo?”, tha Rama. 

Ora 12:47
‘Nuk jemi në garë për 71 mandate’, Rama nga Shkodra: Diaspora do t’i japë shuplakën më të nxehtë kënetës

 

Nga Shkodra, kryesocialisti Edi Rama tha se me 11 Maj, PS nuk lufton për 11 mandate por për më shumë se kaq. Ai tha se së shpejti do të shkojë ta shënojë rezultatin minimal që do të marrë PS në Kuç, sikurse e ka bërë edhe më parë, ku i ka qëlluar në shenjë. 


“Në 11 maj është takim me historinë, jo zgjedhje e zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin mimimunim. S’jemi në garë për 71 mandate. Ne  71 i kemi tani, por 71 mjaftojnë për të qeverisur, për karriget e parlamentit, për deputetët, por s’mjaftojnë për të pasur siguri se do t'i mbyllim në 2027 negociatat me BE. Atje negociohen çerek milionë faqe, mbi 250 mijë fletë që nuk janë komente në FB, por kritere, rregulla, masa e ligje dhe duhet të biem dakord me ta për çdo gjë, dhe mbasi të biem dakord, duhet të vijmë këtu edhe t’i bëjmë. Duhet të shkojmë në parlament të bëjmë ligjin. Parafytyroni ju se duhet me fol me kënetën për të bërë ligjin.", u shpreh Rama.

Më tej ai ironizoi opozitën teksa tha se në fillim do të flasë për fitore, më pas do të akuzojë PS, për vjedhjen e zgjedhjeve. 

"Ndërkohë që këneta e ka filluar këngën dhe mbajeni mend më 11 në darkë, do të thotë fituam. Në 12 në mëngjes do të thotë qëndroni fort se kutitë se fitorja është aty, në 12 pasdite s’do të flasë. Në 13 do të thotë na i vodhën. Do të thotë është vjedhja më e madhe e historisë sepse do të jetë fitorja më e madhe e PS. Kur ata arrijnë edhe thonë se Edi Rama po blen diasporën merre me mend, ndërkohë që unë pres nga diaspora shpullën më shembullore për kënetën.", tha Rama.

Sipas tij, diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë PD-së.

"Shuplakën më të nxehtë këneta do ta marrë nga diaspora. Dhe iu them të gjithë atyre që janë regjistruar, që tani që fletët iu kanë vajtur, të mos humbin mundësinë për të votuar.  Të mos bëhen shqipo që të thonë po e lëmë për momentin e fundit dhe të ngelin pa votuar. Ju lutem të gjithë atyre që janë regjistruar në diasporë, të shënojnë numrin 5 dhe t’i kthejnë. Mbi të gjitha mesazhi e kam për ata shqiptarët në Greqi, ata janë ata që e kuptojnë më mirë nga të gjithë se çfarë domethënë kjo pasaporta. U nisën në '90 si gjithë të tjerët vetëm me rrobat e trupit dhe fsëmijët në krah, derdhën gjak, lot e djersë, bënë jetë qeni për një periudhë, u ngritën avash avash por sot kanë ankthin e pensionit. Pa ata Greqia do të kishte falimentuar. Pa shqiptarët s’do t’i bënin dot lojërat olimpike. Por duhet të jetë marrëveshja e pensioneve. Nëse ne hyjmë në BE, dhe nëse shqiptarët marrin këtë pasaportë, kjo në Greqi dmth se s’të duhet më pasaporta greke." 

Ora 12:16
Rama-demokratëve: Si do të bëhet Shkodra madhështore me Luçiano fake Pavarottin? Më 11 maj, më mirë rrini në shtëpi e dëgjoni atë të vërtetin

 

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Luçiano Boçin, drejtuesin politik të PD në Shkodër, teksa iu drejtua qytetarëve qyteti s'mund të bëhet madhështor me "Luçiano fake Pavarottin". 

Rama tha se demokratët e Shkodrës më mirë të rrinë në shtëpi më 11 Maj sesa të mbështesin "Luçiano fake Pavarottin". 

“Fitoi primaret e gjithë Tiranës, doli i pari? Ku është? Nuk është as në listë, unë e di ku është. E ka ngrënë bufi. Iku. Kryetarja e PD në Sarandë fitoi Primaret, ku është? E hëngri bufi, dhe çoi një kukumjaçkë nga Tirana atje. Dash Sula. E njihni gjelin e detit të Peqinit. Fitoi primaret absolut, ku është? Të paktën del nëpër TV se bufi se ha dot atë se nuk është zot kënete, jo gjel deti. E tha ai, unë jam gjel. Edhe kur e mbysin është krenar. Erdhi këtu Luciano fake Pavarotti dhe drejton grupin dhe ça do të bëjë? 

Shkodrën madhështore me Luçiano fake Pavarottin nga Elbasani? Si bëhet kjo? Nuk e di. Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojnë Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turp nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim Shkodrën mbrapsht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu, bashkë me Benetin, që e thashë, nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD dhe ja ku jemi sot. Qytet tjetër në energji, optimizëm dhe besim. Ku bënte vaki të bëje miting në Shkodër?”

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?