Politikë

Rama njofton anëtaren e parë të qeverisë së re: Romët do kenë përfaqësim! Janë shqetësuar shokët e partisë pse shaj burrat, po s’e kuptuat pse lëvdoj gratë, nuk na duheni

19 Prill, 17:49| Përditesimi: 19 Prill, 19:48

  • Share

Kryesocialisti nga Korça në takimin me gratë dhe vajzat la të nënkuptohet se Ina Majko, kandidatja e qarkut të Vlorës që përfaqëson komuniteti rom, mund të jetë anëtarja qeverisë së re. Rama tha se nëse nuk do jetë pjesë e Kuvendit, Majko do jetë pjesë e qeverisë.

"Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një candidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm."-tha Rama.

Më tej kryesocialisti vijoi duke thënë se ka marrë mesazhe nga shokët e partisë se janë shqetësuar përse po shaj burrat. Rama tha se ata që se kuptojnë pse lëvdojë gratë, nuk do na duhen.

"Doja të ndaja me ju një ngjarje. Më kanë shkruar burra e gra dhe shokë të partisë se janë shqetësuar pse unë, lavdërojë gratë dhe unë sipas tyre ju bie burrave. Edhe dikush më shkruante, ça ke more burrë i dheut. Duke i rënë burrave do na ikin burrat. Tani unë se kuptoj, që ata burra që ikin pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen."-tha Rama

Rama theksoi se 56% e anëtarëve të PS janë gra e vajza dhe do shtohen më tej, teksa kanë edhe përqindje të lartë në administratë dhe institucionet lokale. Sipas kryesocialistit pa gratë dhe vajzat as nisma për mbylljen e TikTok e mbrojtjen e fëmijëve nga krimi nuk do arrihej dot.

Në fillim të performancës kanë marrë fjalën dy vajza, siç është bërë zakon në takimet e fundit me gratë dhe vajzat në qarqe. Dy vajzat folën për arsyen se pse kanë zgjedhur Partinë Socialiste.

Fjalën e ka marrë dhe drejtuesi i qarkut të Korçës Niko Peleshi ka ftuar 4 gratë të kandidate të qarkut të Korçës, ku nuk ka hezituar dhe të bëj batuta. Peleshi ka thënë se 4 gratë e listës janë nëna të 6 djemëve dhe 1 vajze. Peleshi tha se ka shpresë për ‘burrat por për të ardhmen se e sotmja i përket grave’.

'Unë këtu jam si moderator si prezantues. Edhe po ftoj këtu 4 gratë e listës tonë, Romina Kuko, Besa Spaho, Eni Zake dhe Vinjola Rrota. 4 shoqet tona që janë dhe nënat e 7 fëmijëve nga të cilat janë 6 djem dhe 1 vajzë. Kështu që ka shpresë për burrat por e ardhmja, sepse e sotmja është e grave.Ne nuk mbushim vetë palate e sheshe. Unë po e mbyll dalë nga dalë dhe shpejt e shpejt, për atë që kemi ndarë mendjen 7 mandate në Korçë për numrin 5.'-tha Peleshi.

Ora 19:17
‘S’ka vajza për djemtë çyrykë që votojnë kënetën...!’ Rama u përgjigjet kritikëve se po shkakton ‘ndasi’ politike: Krushqia me demokratët vetëm nëse janë me BE

 

Kreu i mazhorancës e mbylli fjalën e tij me sloganin për integrimin e vendit në BE, por duke sugjeruar vajzat socialiste që të mos lidheshin me djemë demokratë çyrykë politikisht dhe që votonin kënetën.

Ai e shoqëroi me batuta, duke sugjeruar gratë që të kishin kujdes "kunatat e rrezikshme", të bindeshin burrat demokratë, por edhe djemtë që të votonin numrin pesë dhe integrimin në BE.

Fjala përmbyllëse e Ramës në Korçë:

"Porosinë e dini, mos lini shoqe, fqinj, kushërirë, por kujdes kunatat, mos i lini të thonë “e mirë mirë’, sigurohuni mirë për këtë qëllim. Dhe ndërtoni konspiracionin më të madh kundër burrave, burrave demokratë. Duhet të kenë shansin që të dalin nga këneta, këtë shans duhet t’ia jepni juve, nëpërmjet grave të tyre. Burrat demokratë duhet të kenë shansin që të dalin nga kategoria e atyre që “nuk mbushin” dhe në rastin më të keq kur nuk mbushin, i vënë burrat në gjumë.

Tani prite se ç’do thonë. Na ka sharë Edi Rama. Më kishin sulmuar se ju thosha ca vajzave të votuesve para, shiko, nëse keni nonjë djalë demokrat që ju buzëqesh, ju flet, ju shkel syrin, keni rastin që ta provoni vlen as s’vlen, a vjen me ju që të votojë numrin 5, apo do mbetet me gishtin e tij?

Nëse nuk vjen të votojë 5-ën, duhet ta lësh të shikoj punën e vet. Edi Rama thonë predikon ndarjen mes PS e PD! Po patjetër, as diskutohet fare!

Por pa i paragjykuar, duhet të punoj deri ditën e fundit që të shpëtojë! Por nëse ai çyryku do shkojë të votojë kënetën, do vejë vajza të hidhet në kënetë? Po në asnjë mënyrë! Vajza do shkojë në BE! Çfarë kuptimi ka kjo? Fakti që jeni dakord me mua, mua më mjafton. Mbase kam edhe unë ndonjë gabim! Kshu që krushqia me çdo demokrat bazohet tek ‘je me me BE-në apo je me kënetën”. Nëse je me BE-në, të trashëgoheni! Nëse je me kënetën, nuk ka vajzë për ty! (qesh) Shumë faleminderit dhe Gëzuar Pashkët! Rrofshin gratë e Korçës, Pogradecit, Maliqit, Pustecit, Devollit dhe të Kolonjës”.

Ora 18:59
‘T’i çojmë bufin BE-së, që t’i ngrejë tavanin...!’ Rama ‘thumbon’ Berishën: Moment historik, të ulemi në tavolinën e Europës si ‘zonjë Korçe’! Me ne reforma në drejtësi është e sigurt

 

Kryeministri Edi Rama e cilësoi datën 11 maj po aq të rëndësishme në histori, sa 22 marsi 1992, kur u votua masivisht PD sepse u ndryshua sistemi.

Por këtë herë sipas tij, vota do jetë historike sepse jepet për Shqipërinë drejt BE-së më 2030.

Kreu i mazhorancës këshilloi shqiptarët që të mos zgjidhnin Sali Berishën me interesat e hallet e tij dhe të familjes, por për të mirën dhe të ardhmen e një populli në Europë, për të realizuar ëndrrën shekullore.

Rama deklaroi se duke votuar masivisht PS më 11 maj, i jepet një shtysë e madhe Shqipërisë drjet hyrjes në derën e BE-së, e cila shpjegoi se “nëse votohet bufi i kënetës, mund të mbyllet”.

Ai ironizoi përsëri Berishën me momentin epik të ditës së djeshme në Krujë me tregtarin dhe tavanin, duke thënë se nëse kreu i PD do shkonte në BE, do “i ngrinte tavanin”.

Kryesocialisti përsëriti se reformën në drejtësi e bëri PS-ja duke i hyrë “detit me këmbë” dhe shpatën ia dha kësaj drejtësie po PS-ja. Por që kjo reformë në drejtësi të mos zhbëhej dhe të sigurohej duke hyrë në BE bashkë me Shqipërinë, duhej votuar më 11 maj për numrin pesë.

Fjala e Ramës para grave socialiste në Korçë:

“I kthehem vitit 1992 kur u votua masivisht PD. Edhe Niko atëhere PD-në ka votuar, edhe si shumë të tjerë, për Gëzimin s’e di, por jo se ishin me PD-në. Por ishte moment që i vinte kapakun një historie të shkuar dhe i hapte faqen Shqipërisë për një sistem të ri. Aq e vërtetë ishte kjo, sa 6 muaj më pas u votua masivisht PS, sepse ishte mbyllur ai kapitull me historinë dhe Europa ishte aty. Më 11 maj zgjedhja është afër, BE është afër, është zgjedhja mes interesit të një njeriu të vetëm dhe të një populli të tërë, midis Shqipërisë me BE në Europë apo me hallin e një njeriu, me kënetën dhe me bufin e kënetës në gropë.

Se kjo ka ndodhur në fakt dhe kjo zgjedhje është shumë e qartë, sepse sot për herë të parë, që nga rënia e komunizmit, BE nuk mjaftoi duke thënë vetëm se do jeni pjesë e jona, por duke hapur edhe derën për negociatat më 2027 që të jemi pjesë e tyre dhe të anëtarësohemi. Na thanë hajdeni këtu, anëtarësohuni. Pra e thashë janë 1 mijë vetë nga ata e 1 mijë nga ne, me kryenegociatoren që punojnë për dokumente dhe ligje, për fusha të ndryshme, deri te zogjtë, që po punohet për t’u plotësuar dhe duke e krahasuar me vende të tjera, ne jemi shumë më pranë historisë. Jemi te pragu i derës së BE-së dhe ky është shansi.

Thonë po ky Edi Rama çfarë do, ia dhamë 3 herë dhe prapë kërkon votë na thotë do ju fus në BE. Ja Mali i Zi, ishte para nesh me negociatat, ja ku është, bashkë me ne, jemi me ta për të hyrë në BE. Po Serbia që i ka hapur që në 2005, ja ku është, mbrapa nesh. Maqedonia, që ka ndërruar edhe emër tani, edhe ajo që në 2005, kur shumë djem e vajza nuk kishin lindur ende, ka mbetur pas.

Ka ardhur momenti kur bashkohen fati i shqiptarëve dhe i BE-së me njëri-tjetrin. Por edhe Zoti thotë, po s’ndihmove veten, s’të ndihmoj dot. Por ky është momenti dhe na duhet një shtysë e madhe më 11 maj për ta çuar vendin në BE. Janë gjithë ata njerëz që punojnë për këtë, edhe sot ditë e shtunë janë në zyra, sepse mund të na kalojë afati. Po mund ta lejojmë ne këtë? Jo, s’e lejojmë. Por dera mund të na mbyllet. Përsëritet historia me bufin, ikin disa muaj, mbyllet dera dhe ikin negociatat, nuk hapet më ajo derë.

Imagjinoni ju bufi i kënetës të marrë votën dhe të shkojë për negociata të flasë me ta. Ka ndryshuar historia, nuk është më e njëjta. T’i çojmë bufin atje e t’u thotë do t’ju ngre tavanin. E patë? Tha do të ngre tavanin. Prandaj më 11 maj na duhet ajo votë. E tha edhe Niko më parë, po të mos ishte Korça, nuk dihet se kur do shikonit ju të tjerët shkencë edhe art. Ndaj bëj thirrje për atë që është në ADN-në e Korçës, Kolonjës, Pogradecit, se çfarë është Europa. Skënderbeu ishte i pari që na tregoi Europën dhe rilindasit që na treguan se dielli lind andej nga perëndon.

Ajo pasaporta atje nuk është dokument udhëtimi, por status dhe dinjitet për të drejta të barabarta me qytetarë europianë. Kjo erdhi si rezultat i PS me reformën në drejtësi, u desh t’i hynim detit në këmbë. Duhet ta bënim reformën në drejtësi, ta dorëzonim shpatën, atë drejtësi që pushteti i dikurshëm e kishte për vete, por unë besoja se drejtësisë i duhej dhënë shpatë. Ajo drejtësi sigurohet vetëm duke qenë pjesë e BE-së, që të ulet në sallonin e Europës si zonjat korçare në tavolinën e BE-së.

Vota më 11 maj është investim i drejtpërdrejtë edhe për fëmijët tuaj, e kam për ju gra dhe nëna.

Që u është dhënë mundësia që atje, përballë gjermanëve, italianëve, francezë e çfarë të jenë të mos e ulin kokën para tyre. Sikurse edhe problematikat e lejes së punës apo pensioneve me Greqinë, e të gjitha këto i zgjidh ajo atje (pasaporta europiane). Me të gëzon të gjitha të drejtat si europianët, ke të gjitha mundësitë, madje edhe të kandidosh. E shikoni sa e lartë është steka e 11 majit?!”

Ora 18:40
Rama batuta për kryebashkiakun e Korçës: Shih ka nxjerrë këmishën jashtë për tu dukur trendi! Ti je për okllainë

 

Kryesocialisti Edi Rama nuk i ka ndalur batuta sot as nga Korça. Rama ka shkëmbyer batuta me kryebashkiakun duke i thënë se nuk i shkon këmisha e hapur, duke i thënë se ai është për ‘okllainë’.

"Se vjen njëriu në Korçë dhe i del Sotiraqi me kostum ‘alla-frënga’. Ku je Sotiraq? Apo ska ardh fare ky. Shih ke nxjerrë këmishën jashtë për tu duk si trendi tani. Po lëre se stë shkon ty këmisha jashtë tani. Lëre ti tani. Ti je për okllainë. Të vjen Sotiraqi tani dhe të thotë, ne mirë jemi për këto lojërat me dorë, po ç’faj kemi ne, ç’faj ka Korça që të tjerët nuk kanë haber nga tenisi. Kemi gjithë ata lojtar tenisi në shkolla."-tha Rama. 

Ora 18:38
Ministre e ardhshme? Rama për kandidaten nga komuniteti rom: Edhe nëse s'do jetë në Kuvend, do jetë në qeveri

 

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Korça për mbështetjen që ai dhe qeveria e tij ka planifikuar në mandatin e ardhshëm për t’i dhënë grave.

Rama është ndalur të kandidatja e Delvinës, Ina Majko, për të cilën ka thënë se është shumë krenar që ka zgjedhur ta ketë në listën e Vlorës. Kreu i socialistëve njofton se dhe nëse Majko nuk do jetë pjesë e Kuvendit do jetë pjesë e qeverisë.

"Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një candidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm."-tha Rama.

Ora 18:28
‘Çyrykët pllaquriten në kënetë...’ Rama nga Korça: Pa mbështetjen e grave e vajzave s’e mbyllnim dot TikTok! Po më ankohen burrat pse lavdëroj gratë! Pa ju, leshi i tyre...

 

Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalën e tij sot para grave dhe vajzave të PS në qarkun e Korçës, në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin.

Ai nuk i kurseu ironitë dhe batutat, teksa pohoi se kishte marrë ankesa shqetësuese edhe nga miq e shok pse në fjalimet e tij bën takime me to dhe i lavdëron, teksa shan burrat.

Rama theksoi se 56% e anëtarëve të PS janë gra e vajza dhe do shtohen më tej, teksa kanë edhe përqindje të lartë në administratë dhe institucionet lokale.

Kryeministri theksoi se pa gratë dhe vajzat as nisma për mbylljen e TikTok e mbrojtjen e fëmijëve nga krimi nuk do arrihej dot.

Fjala e Edi Ramës:

“Po ndaj një shqetësim me ju se kam marrë disa mesazhe nga shok, miq e qytetarë pse unë mbroj gratë dhe i lëvdoj më shumë sesa burrat. Disa kanë hallin se mos na ikin burrat, por gratë duhen lavdëruar. Unë nuk shaj burrat... Po ti pse ma shkel syrin? (qesh) Burrin tënd vetëm ti ke të drejtë ta shash. Pas vjen në shpi, pasi është kapardisur andej nga është kapardisur dhe të kthehet i lodhur te dera. Por ne kemi 56% të mbështetëseve gra dhe vajza. Ata burra që përveç grave mbështesin PS-në, janë jo vetëm të aftë, por edhe të mençur dhe të zotë. Kurse ata që rrinë e pllaquriten në kënetë, përveçse të zotë janë e çyrykë. Politikisht çyrykë. Nëse mërziten, më vjen keq nëse mërziten, unë nuk mërzitem.

Ato që ka bërë PS këto vite s’i ka bërë askush. Jam krenar sepse kjo parti ka krijuar hapësira për gratë që deri dje ose i kishin të ngushta këto hapësira, ose i mungonin fare. Kjo nuk është vetëm çështje bukurie, edhe pse ajo është e rëndësishme. Shiko këta katër këtu dhe pastaj të gjithë ata që vijnë pas tyre. Hë, thoni, kë të kapësh e kë të lësh nga ata. Por nuk është vetëm çështje bukurie, por virtytesh, aftësish dhe vullnetesh.

Duke pasur më shumë mundësi, kanë bërë të mundur të kenë më shumë mundësi e të rriten këto mundësi, sepse ka rritur përgjegjshmërinë dhe mundësinë e vendimmarrjes. Kur nisëm këtë rrugë kishte zona të tëra pa gra, s’kishte fare. Kur i pyesja unë se ku janë gratë? Ata thoshin s’ka gra këtu! Po kush ju ushqen e lan? Aaaaa, aaaaa, s’ka gra këtu, thoshin. Kur e nisëm ishin 15% gra e vajza, tani janë mbi 50%. Por ne nuk do ndalemi këtu, deri kur të ketë një grua më shumë se 50 mijë, pra janë edhe 10 mijë që duhen shtuar. Sepse bëhet puna më mirë, bëhet më mirë.

Mbyllni sytë një moment dhe përfytyroni të ikni një muaj, mbyllni telefonat dhe e imagjinoni se kur të ktheheni çfarë do gjeni? Njerëz me lesh deri këtu, duke ardhur vërdallë nëpër Korçë! Po sikur të ikin ata, çfarë ndodh? Jua them unë se çfarë ndodh...

Nuk ka më asnjë të dehur rrugëve të Korçës, nuk dëgjon më asnjë sherr në qytet. Megjithëse ju keni më pak sherre, asgjë mo, asgjë nuk ndodh! Nuk humbet më asnjë qindarkë në Korçë, asnjë.

Unë besoj edhe tjetrën, se të gjithë burrat e djemtë e mençur, pa diskutim, e mbështesin nevojën për të pasur në krah gratë dhe vajzat. Ndaj kam besim se rritja e rezultateve tona ka ardhur edhe fal rritjes së fuqisë së vajzave dhe grave. Sot keni 71% e përfaqësueseve për Kuvendin e ardhshëm në listë. Por më e bukura është se në listat e mbyllura 52% janë gra dhe vajza. Ka qenë rrugë e gjatë edhe për këshillat bashkiakë e administratë, jo e lehtë dhe luftë e madhe. E kemi filluar më 2011 më 15%, më 2015 me 35%, më 2019 me 43% gra e vajza dhe 2023 mbi 50% gra e vajza. Sot në administratë publike janë mbi gjysma gra e vajza dhe në drejtim të saj gjithashtu më shumë se gjysma janë gra e vajza.

Edhe ne negociatat për BE, 1 mijë nga ne e 1 mijë nga ata, shumica janë gra e vajza. Por edhe kryenegociatorja dhe ndihmësja e saj janë gra.

Nëse do arrinim të mbyllnin TikTokun pa mbështetjen absolute të grave. Po të ishte muhabet burrash nuk e di nëse do ishte mbështetja për të mirën e fëmijëve për mbylljen e TikTok. Dhe ne nuk do ndalemi, ku kemi edhe risi në PS, ku organizatat e partisë drejtohen nga bura e djem e gra dhe vajzave. Dhe në shumicën e tyre kemi drejtuese gra e vajzave”.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 19/04/2025 19:55

    Edi rama cfare i thote eskobari mediatic ato thote neper mitingje si p .Sh.nje shprehje krushqi me keneten etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?