'Gjithë Tirana mbushi stadiumin për stërvitjen e Gjermanisë', Uvil Zajmi për Report TV: Lidhjet e Beckenbauer me Shqipërinë dhe miku shqiptar i legjendës së futbollit

9 Janar, 13:43| Përditesimi: 9 Janar, 14:11

  • Share

Franz Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman u nda dje nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lidhjet e ish-kampionit të botës me Shqipërinë ishin të shumta, me tifozët shqiptarë që u dashuruan pas tij në 1971.

Për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV me gazetarin Netil Agalliu, Uvil Zajmi rrëfeu disa nga momentet e Beckenbauer në vendin tonë. Ish-gjyqtari i futbollit dhe gazetari Zajmi kujton vitin 1971 kur Gjermania ishte në Tiranë dhe fitoi 0-1 me golin e Gerd Muller për kualifikueset e Euro 1972 ndaj Kombëtares.

"E gjithë Tirana e priste Gjermaninë dhe tifozët e shoqëruan ekipin në stërvitje në stadiumin "Dinamo". Veç stadiumit që ishte plot në atë një orë stërvitje, tifozët ishin edhe rreth fushës. Ekipi u shoqërua edhe në hotel "Dajti" nga gjithë tifozët", tha Zajmi.

Duke komentuar disa nga fotot e legjendës së futbollit gjerman kundër kombëtares sonë, Zajmi kujtoi edhe episodin e përkthimit dhe miqësinë që Beckenbauer lidhi me dentistin Pano Lulo.

"Në 1971 në Tiranë nuk kishte shumë persona që e njihnin guhën gjermane dhe duhej përkthyer. Më herët në Gjermani kishin studiuar disa studentë dhe një ndër ta ishte dentisti i njohur Pano Lulo. Klinika e tij në qendër të Tiranës njihej dhe si njeri publik i kërkuan të përkthente. Që aty ka pasur një lidhje të tij me Beckenbauer, një miqësi që zgjati edhe pas viteve 1990. Beckenbauer ka botuar shumë foto nga ndeshjet e tij kundër Shqipërisë. Cilido që e takonte dhe ish-futbollisti mësonte se ishte shqiptar, e pyeste sesi ishte miku i tij Pano Lulo", vijoi Zaimi.

Foto e vitit 1983, Beckenbauer në foto me Zajmin

Beckenbauer fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 1974 si futbollist dhe në 1990 si trajner, duke qenë ndër tre njerëzit e vetëm në botë që e kanë bërë këtë. Zajmi ka edhe një foto me Beckenbauer në në 1983 në Tiranë, ku miku i tij Pano Lulo e ndihmoi të shkonte në katin e dytë të hotelit.

Më pas Beckenbauer u rikthye si trajner i Olimpique Marseille në Tiranë, për sfidën kundër Dianamos, por pritje nuk ishte e njëjtë pasi në vendin tonë kishin luajtur edhe Platini e Boniek dhe tanimë tifozët ishin mësuar me emrat e mëdhenj duke i parë edhe nga televizori.

"Si trajneri i Olimpique Marseille? Në 1990 vinte si kampion bote, kurse si trajner OM kishte shumë emra të mëdhenj në ekip. U prit në Tiranë jo më me entuziazëm të madh, sepse ksihte ardhur Platini, Boniek. Lojtarët e Dinamos që luajtën kundër OM e kanë kujtim të madh atë takim", tha mes të tjerash Zajmi.

 

Gazetari Nikolin Baba dhe Beckenbauer, viti 1983

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?