Kronikë
Top 24

1 ton kokainë Kolumbi-Spanjë me avion, shqiptarët e ‘bekuan’ me emrin Ronaldo

30 Prill 2018, 12:42| Përditesimi: 30 Prill 2018, 17:30

  • Share

MADRID-Policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë goditur një bandë që drejtohej nga shqiptarët duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro. Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian. Report Tv publikon pamjet e momentit të arrestimit të shqiptarëve në hollin e një hoteli në Madrid.


Momentet e arrestimit të dy shqiptarëve në Madrid

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sipas autoritete spanjolle, hetimi filloi nëntorin e kaluar, grupi kishte bazën në Shqipëri. Pas hetimeve rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën.

Zëdhënësja e policisë spanjolle Laura Garavoa e kontaktuar nga Report Tv konfirmon arrestimin e dy shqiptarëve, ndërsa shprehet se njëri prej tyre ishte koka e bandës së kokainës.

Grupi i kokainës drejtohej nga 2 shqiptarë, u arrestuan të dy në Madrid

Laura Garavoa-zëdhënësja e policisë spanjolle

Përveç drogës dhe 1.5 mln eurove cash që do të bëheshin për pagesën e transportit janë sekuestruar edhe pesë makina luksoze, karta telefonike dhe pajisje të tjerë që përdorte banda shqiptare.

Kjo nuk është herë e parë që shqiptarët janë të përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine. Në fund të muajit shkurt nga Kolumbia në Shqipëri u transportuan përmes kontenierëve 613 kg kokainë. Në Kolumbi janë bërë atentate ndaj disa shqiptarëve, tre prej të cilëve kanë mbetur të vdekur, i fundit u vra në fillim të muajit prill, Adriatik Lagjaj.

Në media u fol se ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të sasisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë, por kjo pistë është ende e pakonfirmuar. Kjo vrasje erdhi në një kohë kur në Durrës u kap 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia me kontenierë të kompanisë së banave “Arbri Garden”.

Komento

Komente

  • El pais: 30/04/2018 14:53

    Kta sikur me qen tuj ble Damote gjith ato lek Kash ,

    Përgjigju
    • Muhabet kot.: 01/05/2018 00:47

      Pse a ke marr vesht se blihet me kart banke.hahahahah.

  • opinion.: 30/04/2018 14:04

    ai madrre mio,mui peligroso este albanese. STOP narco gubierrno en albanie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?