Festa e Flamurtarit pas golit të dytë

Gol në minutën e 98-të, Flamurtari merr fitoren e nëntë radhazi dhe kryeson Kategorinë e Parë

31 Tetor, 16:07| Përditesimi: 31 Tetor, 16:11

  • Share

VLORË - Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të enjte raundin e dhjetë. Në Vlorë, Flamurtari vendas fitoi 2-1 kundër Lushnjës në "frymën e fundit" për të kryesuar i vetëm renditjen me 27 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Vorës.

Me fillim nga ora 14:00, nën një atmosferë të ngrohtë nga rreth 1 mijë tifozë në stadium, Flamurtari zhbllokoi ndeshjen me supergolin e Lorenc Trashit nga afro 25 metra pas 15 minutash.

Pjesa e dytë solli golin e lagunarëve me Kaçanollin në minutën e 80-të, ndërsa Lushnja pas barazimit mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Korreshit.

Duhej aksioni i fundit dhe krosimi nga këndi në minutën e 90+8 që Atanda të shënonte golin e fitores për Flamurtarin me kokë, duke ndezur festën për të besuarit e Andrea Agostinelit.

Renditja në Kategorinë e Parë

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?