ANGLI - Futbolli elitar anglez është në raundin e dytë për sezonin e ri. Të shtunë pati disa surpriza, me Manchester Cityn që u mposht 0-2 nga Tottenham. Arsenali fitoi 5-0 në shtëpi kundër Leeds, ndërsa Armando Broja ishte në tribunë në fitoren 2-0 të Burnley kundër Sunderland.
Në 'Etihad Stadium', vendasit e Manchester City humbën 0-2 kundër Tottenhamit. Ekipi i Pep Guardiolës u befasua që në pjesën e parë, pasi Spurs ia doli të shënonte dy herë. Johnson në minutën e 35-të zhbllokoi ndeshjen, para se Palhinha në shtesën e dytë të 'vuloste' gjithçka për 0-2. Në dy javët e para të sezonit të ri, Tottenham ka gjashtë pikë dhe mban vendin e dytë. Ndërkohë City me një humbje dhe një fitore ka tre pikë për vendin e pestë.
Në 'Emirates' të Londrës, Arsenali i dha një 'shuplakë' 5-0 Leeds United. Timber dhe Saka shënuan që në pjesën e parë, duke qetësuar në stol Mikel Artetën sa i takon rezultatit. Trajneri u detyrua të zëvendësonte Odegaard në minutën e 38-të për shkak të një dëmtimi. Fraksioni i dytë pa sërish një gol të Timber, ndërsa dy gola shënoi edhe afrimi më i madh i verës nga 'Topçinjtë', sulmuesi Viktor Gyokeres.
Premier League - raundi 2, 23 gusht:
Manchester City 0-2 Tottenham
Bournemouth 1-0 Wolves
Brentford 1-0 Aston Villa
Burnley 2-0 Sunderland
Arsenal 5-0 Leeds
Renditja:

Komente