Festa e Barcelonës

Sport

GOLAT/ Barcelona 'shtyp' Dortmundin me 4 gola dhe prek gjysmëfinalet e Champions League, PSG përmbys 3-1 Aston Villan

10 Prill, 08:46| Përditesimi: 10 Prill, 12:50

  • Share

Champions League zhvilloi të mërkurën (9 prill) dy sfidat e mbetura çerekfinale për përballjet e para të vajtjes. Barcelona dhe PSG siguruan sukses të plotë, duke hedhur një hap për në gjysmëfinale. Duelet e kthimit do zhvillohen më 15 prill.

Në 'Olimpic Lluis Companys' Barcelona fitoi 4-0 kundër Dortmundit. Katalanasit e Hansi Flick dominuan takimin dhe avantazhin e gjetën pas 25 minutave lojë me golin e Raphinhas. Pasimi i Cubarsi u shfrytëzua nga kapiteni që gëzoi tifozët. Fraksioni i dytë vërtetoi lojën e mirë të Barçës dhe në minutën e 48-të Raphinha bëri 'kamerierin' duke pasuar për Lewandowskin, aty ku polaku nuk mund të gabonte. Sërish Lewa-golski shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 66-të, duke vërtetuar se 36-të vitet mbi supe janë thjesht një numër. Spektakli i Barçës nuk u ndal me kaq, pasi Raphinha asistoi sërish në minutën e 77-të, këtë herë për Yamal dhe djaloshi i artë "vulosi" sfidën në 4-0 për të pasur avantazh të mjaftueshëm në ndeshjen e kthimit që luhet në Dortmund në datën 15 prill.

Në "Parkun e Princave" në Paris, kampionët e Francës, PSG përmbysi 3-1 Aston Villan. Ishin miqtë nga Birminghami që befasuan dhe në minutën e 35-të shënuan një gol për manual me Rogers. Vetëm katër minuta më vonë Doue vendosi ekuilibrat me një supergol nga jashtë zone, duke shtangur në katërkëndësh Emi Martinez. Djemtë e Luis Enriques dolën nga dhomat e zhveshjes me tjetër lojë dhe në minutën e 49-të gjetën avantazhin me Kvaratskhelia. Në shtesën e dytë të ndeshjes Nuno Mendes shënoi edhe golin e tretë për vendasit, me duelin që u mbyll 3-1.

Tanimë përballjet e para të fazës gjysmëfinale të CHL janë mbyllur dhe skuadrat po përgatiten për ato të kthimit, që luhen më 15 dhe 16 prill.

Champions League, faza çerekfinale - Ndeshjet e para:

E martë, 8 prill 2025

Arsenal 3-0 Real Madrid

Bayern Munich 1-2 Inter

E mërkurë, 9 prill 2025

Barcelona 4-0 Dortmund

PSG 3-1 Aston Villa  

Rruga drejt finales:

Ora 08:50
VIDEO/ PSG tjetër nivel, përmbys 3-1 Aston Villan dhe prenoton gjysmëfinalet e CHL

Në "Parkun e Princave" në Paris, kampionët e Francës, PSG përmbysi 3-1 Aston Villan. Ishin miqtë nga Birminghami që befasuan dhe në minutën e 35-të shënuan një gol për manual me Rogers. Vetëm katër minuta më vonë Doue vendosi ekuilibrat me një supergol nga jashtë zone, duke shtangur në katërkëndësh Emi Martinez. Djemtë e Luis Enriques dolën nga dhomat e zhveshjes me tjetër lojë dhe në minutën e 49-të gjetën avantazhin me Kvaratskhelia. Në shtesën e dytë të ndeshjes Nuno Mendes shënoi edhe golin e tretë për vendasit, me duelin që u mbyll 3-1.

Ora 08:48
VIDEO/ Barcelona është e frikshme, mposht 4-0 Dortmundin në çerekfinalet e Champions League

Në 'Olimpic Lluis Companys' Barcelona fitoi 4-0 kundër Dortmundit. Katalanasit e Hansi Flick dominuan takimin dhe avantazhin e gjetën pas 25 minutave lojë me golin e Raphinhas. Pasimi i Cubarsi u shfrytëzua nga kapiteni që gëzoi tifozët. Fraksioni i dytë vërtetoi lojën e mirë të Barçës dhe në minutën e 48-të Raphinha bëri 'kamerierin' duke pasuar për Lewandowskin, aty ku polaku nuk mund të gabonte. Sërish Lewa-golski shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 66-të, duke vërtetuar se 36-të vitet mbi supe janë thjesht një numër. Spektakli i Barçës nuk u ndal me kaq, pasi Raphinha asistoi sërish në minutën e 77-të, këtë herë për Yamal dhe djaloshi i artë "vulosi" sfidën në 4-0 për të pasur avantazh të mjaftueshëm në ndeshjen e kthimit që luhet në Dortmund në datën 15 prill.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?