Habia e Bellingham pas kartonit të kuq

Sport

GOLAT/ Championsi 'deh' Real Madridin, Osasuna e barazon 1-1! Atletico s'përfiton, Barcelona 'fërkon' duart për kreun

15 Shkurt, 18:30| Përditesimi: 15 Shkurt, 22:56

  • Share

SPANJË - La Liga zhvilloi këtë të shtunë disa nga ndeshjet e raundit të 24-t. Me fillim nga ora 16:15 Osasuna ndali në barazim 1-1 Real Madridin duke bërë që kreu i renditjes të jetë më shumë se i lakmuar. Atletico Madrid s'përfitoi dhe u ndal 1-1, teksa Barcelona ka shanse që të hënë të rigjejë kreun nëse fiton kundër Vallecanos.

Në "El Sadar" Osasuna vendase bëri befasinë dhe ndali 1-1 Real Madridin. Duket se "Galaktikët" u 'dehën' nga mesjava kur përmbysën 2-3 Man. Cityn në Champions dhe bënë një hap fatal në garën për titullin. Mbappe në minutën e 15-të kaloi në epërsi të besuarit e Ancelottit, para se Bellingham ta katranoste në fundin e pjesës së parë dhe të linte Realin me dhjetë lojtarë në fushë. Osasuna përfitoi dhe në pjesën e dytë barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga Ante Budimir. Real Madrid me 51 pikë ndodhet për momentin në vendin e parë, ndjekur nga Atletico Madrid. Ndërkohë që Barça dëshiron tri pikë të hënën kundër Vallecanos për të marrë vendin e parë në La Liga. 

Trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të përmbante tërbimin në intervistat pas ndeshjes. I pyetur për mundësinë që të marrë drejtimin e ndonjë klubi në Arabinë Saudite, trajneri italian nuk e përjashtoi këtë gjë.

“Pse jo? Nëse dua të qëndroj në futboll, pse jo? Situata e Arabisë Saudite në futboll nuk duhet të jetë befasi për njerëzit", tha ai.

Në 'Metropolitano' vendasit e Atletico Madrid nuk përfituan për të marrë kreun e renditjes, duke u ndalur 1-1 nga Celta Vigo. Ishte Iago Aspas që gjeti golin për miqtë nga penalltia, ndërsa tetë minuta nga fundi barazoi Sorloth. Atletico vijon të mbajë vendin e dytë.

La Liga, raundi 24:

E shtunë, 15 shkurt 2025

14:00 Leganes 3-3 Alaves

16:15 Osasuna 1-1 Real Madrid

18:30 Atletico Madrid 1-1 Celta Vigo

21:00 Villarreal 1-1 Valencia

Renditja:

Ora 21:06
Barazimi që lëkund kreun, Ancelotti mediton largimin: Më mirë mos flas, pse mos shkoj në Arabi?


Real Madrid u ndal 1-1 në udhëtim me Osasunën dhe kreu i La Ligas është lëkundur. Trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të përmbante tërbimin në intervistat pas ndeshjes.

Trajneri italian mori një karton të verdhë në pjesën e parë dhe pas penalltisë së dhënë për Osasunën ka reaguar me sarkazëm dhe duke vendosur duart në fytyrë. Veç saj dyshime ka edhe për kartonin e kuq në drejtim të Bellingham, për ofendim të arbitrit.

“Arbitri gaboi me kartonin e kuq për Bellingham, mendoj se nuk e kupton mirë anglishten. Në tre ndeshjet e fundit kanë ndodhur gjëra që të gjithë i kanë parë, por nuk dua të them asgjë tjetër sepse dua të jem në stol në ndeshjen e ardhshme.

VAR? Ai eliminoi veprimet tona në zonën e penalltisë, por jo ato të kundërshtarit. Ishin dy ose tre që duhej të rishikoheshin", tha për ndeshjen Ancelotti.

I pyetur për mundësinë që të marrë drejtimin e ndonjë klubi në Arabinë Saudite, trajneri italian nuk e përjashtoi këtë gjë.

“Pse jo? Nëse dua të qëndroj në futboll, pse jo? Situata e Arabisë Saudite në futboll nuk duhet të jetë befasi për njerëzit. Ata janë duke pritur Kupën e Botës 2034 dhe janë në një moment konkurrues, megjithëse më pak se Evropa, por niveli aty është rritur shumë”, tha Ancelotti.

Ora 18:35
VIDEO/ Bellingham me karton të kuq, Real Madridi dështon në udhëtim! Osasuna e ndal 1-1 dhe rihap garën për kreun

Në "El Sadar" Osasuna vendase bëri befasinë dhe ndali 1-1 Real Madridin. Duket se "Galaktikët" u 'dehën' nga mesjava kur përmbysën 2-3 Man. Cityn në Champions dhe bënë një hap fatal në garën për titullin. Mbappe në minutën e 15-të kaloi në epërsi të besuarit e Ancelottit, para se Bellingham ta katranoste në fundin e pjesës së parë dhe të linte Realin me dhjetë lojtarë në fushë. Osasuna përfitoi dhe në pjesën e dytë barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga Ante Budimir. Real Madrid me 51 pikë ndodhet për momentin në vendin e parë, ndjekur nga Atletico Madrid. Ndërkohë që Barça dëshiron tri pikë të hënën kundër Vallecanos për të marrë vendin e parë në La Liga.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?