Juventusi feston suksesin në Kupën e Botës për Klube

Sport

GOLAT/ Juventusi me '5 yje', shkërmoq rivalët në Kupën e Botës për Klube

19 Qershor, 08:21| Përditesimi: 19 Qershor, 11:25

  • Share

Washington DC, SHBA - Juventusi mposhti 5-0 skuadrën nga Abu Dhabi, Al Ain, për Grupin G të Kupës së Botës për Klube duke marrë kryesimin e renditjes. Bardhezinjtë e Igor Tudor u dukën se po luanin një miqësore, me katër nga golat që u shënuan në pjesën e parë.

Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Kolo Muani. Një krosim nga Costa bëri që francezi të ngrihej mbi mbrojtjen dhe me kokë ta ndalte sferën në rrjetë. Më pas ishte radha e Conceiçao që bëri çka deshi në mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi golin e qetësisë.

Radha ishte për Yildiz, që nga jashtë zone e stampoi sferën në shtyllë dhe më pas e la në rrjetë për 3-0. Në shtesën e katërt të pjesës së parë Kolo Muani do plotësonte dopietën personale dhe golin e katërt të ndeshjes.

Edhe fraksioni i dytë ishte me të njëjtën 'melodi', por u shënua vetëm një gol. Në minutën e 58-të Conceiçao "vulosi" gjithçka për 5-0 duke gjetur edhe golin e dytë personal. Me tre pikë "Zonja e Vjetër" merr kreun e Grupit G dhe luan dy ndeshjet e radhës kundër Wydad dhe Manchester Cityt.

Ora 11:23
Fitorja me pesë gola, Igor Tudor: Nisje e mirë dhe një rezultat që të jep besim

Gjithçka ishte e lehtë për Juventusin në debutimin e tyre në Kupën e Botës për Klube dhe trajneri Igor Tudor mund të jetë i kënaqur pas fitores 5-0 ndaj Al Ain. "Jam i lumtur, ata shtynë në fillim, ne reaguam në mënyrën e duhur. Rezultat i mirë, na jep besim. Një fillim i mirë", tha trajneri i Juventusit.

"Luajtëm mirë, në pjesën e dytë thoja të ngadalësonim pak ritmin me këtë nxehtësi, të përpiqeshim t'i menaxhonim gjërat pak më shumë. Mund të kishim bërë më mirë, por është një rezultat i rëndësishëm, sepse kjo skuadër ka cilësi, ka lojtarë interesantë", shtoi ai.

Për gjendjen fizike ai tha: "Luajmë kështu, përpiqemi të shkojmë përpara, pastaj nuk është as e lehtë ta menaxhosh këtë gjë, të ngadalësosh pak në fund, sepse janë mësuar ta kalojnë topin përpara. Por është mirë".

Për lojtarët në veçanti: "Conceiçao është mirë, Randal Kolo Muani është mirë gjithashtu, janë lojtarë që po luajnë. Jam gjithashtu i lumtur për Gattin, për Koopmeiners, të dy kanë disa minuta që u duhen për të luajtur pas një pushimi të gjatë. Në rregull, një fillim i mbarë".

Më shumë minuta për Gattin: "Ai nuk ka më dhimbje, falë Zotit. Është një lojtar i rëndësishëm, është i rëndësishëm në goditjet standarde, veçanërisht në pozicionin qendror, ku zakonisht ka një sulmues të fortë. Është e rëndësishme ta kemi mirë", tregoi Tudor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?