Festa e Lazios

Sport

GOLAT/ Lazio fiton në Bergamo dhe kalon presionin te Juventusi, 'Zonja' ndalet 1-1 nga Roma në kryeqytet! Renditja në Serie A

6 Prill, 20:29| Përditesimi: 6 Prill, 23:01

  • Share

Serie A e futbollit në Itali luan raundin e 31-të. Të dielën e 6 prillit tre ndeshjet e para nuk prodhuan fitues, ndërsa në mbrëmje Lazio fitoi 0-1 kundër Atalantës. Me fillim nga ora 20:45 Roma dhe Juventus barazuan 1-1 në "Olimpico".

Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u mposhtën 0-1 nga Lazio. Te vendasit Berat Gjimshiti luajti 90 minuta, ndërsa për 'Shqiponjat' në stol ishte Elseid Hysaj që nuk u preferua nga Baroni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'i lënë vendin minutës së 54-t, aty ku u realizua edhe goli i vetëm. Ishte portieri Mandas që hodhi një top të gjatë nga porta e tij dhe Dele-Bashiru pasoi për Isaksen, me këtë të fundit që me të majtën e ndali sferën në rrjetë. "Shah-mat" me tre lëvizje nga Lazio, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 55 pikëve dhe sheh nga Evropa. Nga ana tjetër Atalanta merr humbjen e tretë radhazi.

Në 'Olimpicon' e Romës vendasit vijojnë të tregojnë momentin e mirë që po kalojnë dhe për raundin e 31-të në Serie A morën një barazim 1-1 kundër Juventusit. Me Igor Tudor në stol "Zonja e Vjetër" ishte më kërkuese dhe goli që zhbllokoi sfidën erdhi nga Locatelli.

Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit, sfera u largua jashtë zonës dhe kapiteni i bardhezinjte lëshoi një 'silurë' që vetëm rrjeta mund ta ndalte. Paçka supergolit, në fraksionin e dytë Roma barazoi me Shomurodov (49') që vetëm katër minuta iu deshën nga futja në fushë për të gjetur ekuilibrat. Pas shtatë fitoreve radhazi në Serie A, është Juvja që ndal vrullin e Romës.

Serie A, raundi 31:

E diel, 6 prill 2025

12:30 Leçe 1-1 Venezia

15:00 Empoli 0-0 Cagliari

15:00 Torino 1-1 Verona

18:00 Atalanta 0-1 Lazio

20:45 Roma 1-1 Juventus

Renditja:

Ora 22:46
VIDEO/ Supergoli i Locatellit s'mjafton, Juventusi ndal 1-1 Romën në 'Olimpico'

Në 'Olimpicon' e Romës vendasit vijojnë të tregojnë momentin e mirë që po kalojnë dhe për raundin e 31-të në Serie A morën një barazim 1-1 kundër Juventusit. Me Igor Tudor në stol "Zonja e Vjetër" ishte më kërkuese dhe goli që zhbllokoi sfidën erdhi nga Locatelli.

Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit, sfera u largua jashtë zonës dhe kapiteni i bardhezinjte lëshoi një 'silurë' që vetëm rrjeta mund ta ndalte. Paçka supergolit, në fraksionin e dytë Roma barazoi me Shomurodov (49') që vetëm katër minuta iu deshën nga futja në fushë për të gjetur ekuilibrat. Me 56 pikë Juventusi mbetet në pozitën e pestë dhe rrezikon Championsin, teksa Roma me 53 pikë ngjitet në vendin e shtatë. Pas shtatë fitoreve radhazi në Serie A, është Juvja që ndal vrullin e Romës.

Ora 20:31
VIDEO/ 'Shah -mat' me tre lëvizje, Lazio mposht 0-1 Atalantën në Bergamo! Gjimshiti në fushë, Hysaj në stol


Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u mposhtën 0-1 nga Lazio. Te vendasit Berat Gjimshiti luajti 90 minuta, ndërsa për 'Shqiponjat' në stol ishte Elseid Hysaj që nuk u preferua nga Baroni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'i lënë vendin minutës së 54-t, aty ku u realizua edhe goli i vetëm. Ishte portieri Mandas që hodhi një top të gjatë nga porta e tij dhe Dele-Bashiru pasoi për Isaksen, me këtë të fundit që me të majtën e ndali sferën në rrjetë. "Shah-mat" me tre lëvizje nga Lazio, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 55 pikëve dhe sheh nga Evropa.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?