Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të diel katër ndeshjet e raundit të 28-të. Gjithçka nisi me fitoren e Bolognas në Verona, për të vijuar me tri pikët e Napolit. Djemtë e Contes i përgjigjen fitores së Interit dhe e bëjnë garën për kreun e Serie A më interesante. Në 18:00 Empoli u mposht 0-1 nga Roma, ndërsa në mbrëmje Juventusi u turpërua 0-4 nga Atalanta.
Në "Maradona", vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Fiorentinës. Tanimë napoletanët vijojnë të kërkojnë rikthimin në krye të renditjes, pozicion që mbahet nga Interi. Djemtë e Contes iu përgjigjën zikaltërve dhe deçiziv ishte Lukaku me një gol dhe një asist. Sulmuesi belg zhbllokoi shifrat pas 26 minutash lojë dhe asistoi për golin e dytë nga Raspadori. Gudmundsson shkurtoi për ekipin nga Firenze, por Napoli siguroi suksesin që e dërgon në kuotën e 60 pikëve për vendin e dytë, një më pak se Interi kryesues.
Në "Allianz Stadium" vendasit e Juventusit u mposhtën 0-4 nga Atalanta. "Zonja e Vjetër" u duk në një ditë jo të mirë dhe bergamaskët bënë çfarë deshën, duke shënuar katër herë dhe shkërmoqur bardhezinjtë, për t'i shkaktuar humbjen e dytë sezonale. Në minutën e 29-të Retegui ktheu në gol penalltinë e fituar nga Gjimshiti, pasi pasimi i kapitenit të Kombëtares u ndal me dorë në zonë nga McKennie. Retegui e dërgon në 22 numrin e golave sezonal në Serie A. Kur u duk se Juvja do reagonte në pjesën e dytë, vetëm pak sekonda nga nisja e saj De Roon gjeti golin e dytë për miqtë, kjo pas gabimit të mbrojtjes.
Prapavija e "Zonjës" ishte katastrofë edhe në golin e tretë të Zappacostas, apo edhe në të katërtin e Lookman. Nëse para kësaj sfide Juventusi e shihte veten si mbrojtja më e mirë e Serie A me vetëm 21 gola të pësuar, Atalanta gjeti 'çelësin' dhe i shënoi katër herë duke i turpëruar në Torino.
Roma siguroi fitoren e pestë radhazi në Serie A. Verdhekuqtë e Ranierit po tregojnë një formë të mirë sportive dhe këtë të diel triumfuan në "Carlo Castellani" 0-1 kundër Empolit. Goli që vendosi ndeshjen u shënua nga Soule pas vetëm 22 sekondave lojë. Që në aksionin e parë Salah-Eddine pasoi bukur për argjentinasin, i cili mposhti Silvestrin. Me 46 pikë Roma merr vendin e shtatë, katër më pak se Bologna që për momentin ndodhet në zonën evropiane.
Serie A, raundi 28-të:
E diel, 9 mars 2025
12:30 Verona 1-2 Bologna
15:00 Napoli 2-1 Fiorentina
18:00 Empoli 0-1 Roma
20:45 Juventus 0-4 Atalanta
Renditja:
Di Gregorio, portieri i Juves
Në "Allianz Stadium" vendasit e Juventusit u mposhtën 0-4 nga Atalanta. "Zonja e Vjetër" u duk në një ditë jo të mirë dhe bergamaskët bënë çfarë deshën, duke shënuar katër herë dhe shkërmoqur bardhezinjtë, për t'i shkaktuar humbjen e dytë sezonale.
Në minutën e 29-të Retegui ktheu në gol penalltinë e fituar nga Gjimshiti, pasi pasimi i kapitenit të Kombëtares u ndal me dorë në zonë nga McKennie. Retegui e dërgon në 22 numrin e golave sezonal në Serie A. Kur u duk se Juvja do reagonte në pjesën e dytë, vetëm pak sekonda nga nisja e saj De Roon gjeti golin e dytë për miqtë, kjo pas gabimit të mbrojtjes.
Prapavija e "Zonjës" ishte katastrofë edhe në golin e tretë të Zappacostas, apo edhe në të katërtin e Lookman. Nëse para kësaj sfide Juventusi e shihte veten si mbrojtja më e mirë e Serie A me vetëm 21 gola të pësuar, Atalanta gjeti 'çelësin' dhe i shënoi katër herë duke i turpëruar në Torino.
Me 58 pikë Atalanta mban vendin e tretë, ndërsa Juve me 52 pikë mbetet në vendin e katërt dhe sheh t'i prishet ecuria me pesë fitore radhazi në kampionat.

Komente