Roma feston tri pikët

Sport

GOLAT/ Napoli gabon në shtëpi, ndalet 1-1! Roma i falet penalltisë së Dybala, Lazio 'shuplakë' Monzës

9 Shkurt, 15:27| Përditesimi: 9 Shkurt, 22:49

  • Share

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të diel me raundin e 24-t. Gjithçka nisi në mesditë me fitoren 0-1 të Romës në fushën e Venezias. Tri pikë siguroi edhe Lazio, teksa gjithçka u mbyll në "Maradona", aty ku në orën 20:45 Napoli hodhi hap fals dhe barazoi 1-1 me Udinesen.

Në "Maradona" kryesuesit e Napolit u ndalën në barazim 1-1 nga Udinese, me Interin që ka shanse të afrohet me vendin e parë nëse fiton të hënën kundër Fiorentinës. Ndeshja u zhbllokua nga McTominay në minutën e 37-të, ndërsa u barazua nga një supergol i Ekkelenkamp. Napoli prin renditjen me 55 pikë, ndjekur nga Interi me 51 pikë. Udinese ndodhet në pozitën e dhjetë me 30 pikë.

Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-1 nga Roma. Skuadra e Ranierit ia del të rikthehet te tri pikët, paçka se është shumë larg objektivave. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e vetëm të ndeshjes. Në minutën e 57-të Dybala ktheu në gol një penallti të dyshimtë që u kontenstua nga Venezia. Me 34 pikë Roma merr vendin e nëntë, ndërsa Venezia me 16 pikë mbetet në pozitën e 19-të.

Në "Olimpico" të Romës vendasit e Lazios nuk u kursyen dhe mposhtën 5-1 Monzën. Pjesa e parë e ndeshjes pa vetëm golin e Marusic, ndërsa djemtë e Marco Baronit e kishin lënë gjithçka për fraksionin e dytë. Pedro me dopietë, Castellanos dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave për vendasit, teksa përkohësisht shkurtoi Sensi. Tanimë me 45 pikë Lazio merr vendin e katërt në renditje.

Serie A, raundi 24:

E diel, 09 shkurt 2025

12:30 Venezia 0-1 Roma

15:00 Cagliari 2-1 Parma

15:00 Lazio 5-1 Monza

18:00 Leçe 0-0 Bologna

20:45 Napoli 1-1 Udinese

Renditja:

Ora 22:44
Napoli hap fals në shtëpi, ndalet 1-1! Udinese i jep 'asist' Interit


Në "Maradona" kryesuesit e Napolit u ndalën në barazim 1-1 nga Udinese, me Interin që ka shanse të afrohet me vendin e parë nëse fiton të hënën kundër Fiorentinës. Ndeshja u zhbllokua nga McTominay në minutën e 37-të, ndërsa u barazua nga një supergol i Ekkelenkamp. Napoli prin renditjen me 55 pikë, ndjekur nga Interi me 51 pikë. Udinese ndodhet në pozitën e dhjetë me 30 pikë.

Ora 17:52
VIDEO/ Lazio mposht 5-1 Monzën, i merr Juves zonën Champions


Në "Olimpico" të Romës vendasit e Lazios nuk u kursyen dhe mposhtën 5-1 Monzën. Pjesa e parë e ndeshjes pa vetëm golin e Marusic, ndërsa djemtë e Marco Baronit e kishin lënë gjithçka për fraksionin e dytë. Pedro me dopietë, Castellanos dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave për vendasit, teksa përkohësisht shkurtoi Sensi. Tanimë me 45 pikë Lazio merr vendin e katërt në renditje, për të lënë Monzën në fund (vendi 20) me 13 pikë.

Ora 15:29
VIDEO/ Roma 'përmbyt' Venezian, vendos goli i Dybala


Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-1 nga Roma. Skuadra e Ranierit ia del të rikthehet te tri pikët, paçka se është shumë larg objektivave. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e vetëm të ndeshjes. Në minutën e 57-të Dybala ktheu në gol një penallti të dyshimtë që u kontenstua nga Venezia. Me 34 pikë Roma merr vendin e nëntë, ndërsa Venezia me 16 pikë mbetet në pozitën e 19-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?