TIRANË- Alarmin për informalitetin e pagave e ngriti edhe Banka Botërore, ku drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, thotë se informaliteti i lartë, emigracioni dhe nëndeklarimi i pagave të punonjësve po dëmton skemën e pensioneve. Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor tha se reforma e vitit 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën.
“Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, tha ajo.
Qeveria ke ende punë për të luftuar informalitetin, fakt ky që u pranua edhe nga vetë shefi i qeverisë Edi Rama. Në konferencë, Rama u shpreh se do të ndërhyjnë në skemën e pensioneve, por pa prekur themelin e saj.
Rritja e pensioneve do të bazohet në bonuse derisa të jetë gati reforma e re. Ndryshimet pritet t’i përgjigjen sfidës demografike, emigrimit por edhe shtimit të numrit të kontribuuesve. Kryeministri thekson se do të vazhdojnë me bonuset për pensionistët deri në finalizimin e reformës së re, ndërsa së shpejti pritet të alokohet edhe bonusi pranverës.
“Do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nuk kurseu opozitën, teksa ballafaqon skemat, duke theksuar se pensionet ishin në kolaps prej qeverisjes së PD-së.
“Sot të kemi dy pasqyra përballë; pasqyrën e pensioneve të të gjithë atyre që kanë dalë në pension pas 2014 dhe pasqyrën e atyre që kanë dalë në pension para 2014 dhe janë dy pasqyra që mund të shërbejnë për shumë leksione dhe për shumë mësime në shkollë lidhur me si dhe sa mund ta dëmtojë një politikë dritëshkurtër një shtresë të tërë të popullit”, u shpreh Rama.
Për opozitën thotë se vjen me premtime imagjinare për pension minimal 300 euro dhe sipas tij hidhet në humnerë me sy mbyllur.
"Ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, do të thotë ti hapësh luftë fakteve, ti kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere. Do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti", tha Rama.
Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u bëri edhe njëherë thirrje biznesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.
"Biznesi nga ana tjetër, që sot ka filluar edhe të ankohet për mungesë të fuqisë puntore, duhet të ndërgjegjësohet, t’u ofrojë punonjësve edhe skema suplementare pensioni dhe mbështetjeje për jetën pas punës, njësoj si bizneset në perëndim, por edhe të rrisë e deklarojë plotësisht pagat", theksoi ai.
Qeveria po bashkëpunon me ndërkombëtarët për reformën e re të pensioneve të bazuar në 4 shtylla kryesore, me synim rritjen e vlerës së pensionit, moshën e daljes në pension, formulën e indeksimit si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së skemës. Aktualisht në Shqipëri paguajnë sigurimet shoqërore 826 mijë të punësuar, ndërsa numri i pensionistëve ka arritur në 725 mijë pensionistë.
Duke folur për reformën e sistemit të pensioneve, kryeministri Rama tha se duhet të udhëhiqet nga tre udhërrëfyes. Rama tha se qeveria do të vazhdojë me bonuset për pensionistët dhe do ndërhyjë në skemë pa prishur themelet e sistemit të reformës së pensioneve.
“Ndryshimi ka ndodhur se me reformën e 2014, vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga po mbyllet dalëngadalë, por vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë. Udhërrëfyesit që duhet te kemi: ‘Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por projekto diçka të re. Mos provo diçka të re kur një skemë funksionon. Udhërrëfyesi i dytë është të zgjedhësh mes dhimbje afatshkurtër dhe afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Nëse kemi përjetuar një dhimbje afatgjatë kjo ka ardhur si rezultat i faktet se të gjithë ata para nesh kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje.
Udhërrëfyesi i tretë është që reformimi i skemës së pensioneve, është maratonë, nuk është sprint. Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e 2014, ku FMN e Banka Botërore thoshin rrisni çmimin e energjisë, ulni pensionet dhe filloni paguani se ndryshe nga priste kolapsi i plotë nga të katër anët. Sot ne jemi që nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, që kemi ulur çmimin e energjisë.
“Do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën e vitit 2014, pensionet u bënë më të larta. Gjatë fjalës së tij në konferencën për reformën e pensioneve, Rama u shpreh se pensionistët duhet të përfshihen në shpërndarjen e reformave dhe të rritjes së ekonomisë.
“Sot jemi mbledhur knëtu për të diskutuar mes aktorëve institucionalë, ekspertëve ndërkombëtarë, këshilltarëve prestigjozë që kemi privilegjin të kemi, se çfarë duhet të bëjmë më tej me sistemin e pensioneve. Për të bërë një bilanc, dhe më pas për t’u projektuar në të ardhmen, duke pasur si ambicie, majën e 2030-s, ku Shqipëria duhet dhe unë besoj do të jetë anëtare e BE. 10 vjet më parë e kemi nisur këtë rrugë, për të bërë sistem të pensioneve, duke qenë të vetëdijshëm se pensionet janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur për një qeveri dhe një shtet. Ka qenë një rrugë relativisht e gjatë, por nga e cila kemi mësuar jo pak,. Sot ne jemi një vend tjetër, kemi prodhim të përgjithshëm kombëtar, dy herë e gjysmë më i lartë se 10 vjet më parë, eksporton 4 fish më shumë se 10 vite më parë. Ishim një vend që kishim një borxh prej 1.2 miliardë euro vetëm në kompaninë e shpërndarjes së energjisë. Vetëm borxhet ndaj kompanive të kontraktuara në infrastrukturë, kalonin shumën e 400 milionë eurove. Sot jemi në kushte abolutisht të tjera dhe patjetër që e ndjejmë, e mirëkuptojmë dhe e marrim përgjegjësinë për kërkesën e pensionistëve për të marrë pjesë në shpërndarjen e reformave dhe rritjes së ekonomisë.
Do ishte fatale, nëse në këtë pikë, ne do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe plan të qëndrueshëm. D o shkaktonimn pasoja të ngjashme që u shkaktuan nga veprimet që na kishin vënë para një sistemi pensionsh absurd dhe të rrezikshëm. Në reformën e vitit 2014, bëmë një proces të ngjashë, duke përfshirë sa më shumë aktorë, duke analizuar sa më shumë skenarë. Pensionistë sot, që kanë pasur të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat kontribute, marrin dy pensione të ndryshme. Sot, mjekë, mësues, ekonomistë, njerëz nga sistemi i drejtësisë, që kanë dalë në pension pas 2014, marrin pension mbi 50 mijë lekë. Kolegët e tyre, para reformës së 2014, marrin pensione më të ulëta.”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për reformën e pensioneve, theksoi se ka ende punë për luftën ndaj informalitetit të pagave.
“Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm, ka një rritje të pagave, ka një ndryshim të rëndësishëm se pas gjithë procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator dhe tetor, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve, por ka ende shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve”, Rama.
Kryeministri Edi Rama shigjetoi opozitën sa i takon premtimeve për pensionet, duke thënë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, në një kohë që nuk kanë asgjë në dorë. Nga konferenca për reformën e pensioneve, Rama tha se kjo qasje e opozitës do të thotë t’i hapësh luftë fakteve dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere.
“Kur vjen puna tek pensionet, duke pasur parasysh faktin që jemi afër një zgjedhjeve, ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, do të thotë ti hapësh luftë fakteve, ti kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere. Do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u ndal edhe tek informaliteti i pagave. Gonxhja tha se informaliteti garanton ca para cash më shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Ministri u shpreh se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat.
Fjala e plotë e Ministrit të Ekonomisë
Sot, ne vërtetë jemi mbledhur për pensionet, duke provuar angazhimin tonë institucional në lidhje me këtë prioritet absolut, por ama tërësisht të vetëdijshëm se kjo është një sfidë që lidhet me reformimin e tregut të punës, me luftën ndaj informalitetit të çdo forme, me mentalitetin tonë, me lindshmërinë e ulët, me kushtet dhe kostot e jetesës, me aksesin e biznesit në financë dhe investimet, me migracionin, me inovacionin dhe konkurrueshmërinë, me edukimin profesional, me teknologjinë dhe modernizimin e shërbimeve, e deri te integrimi kulturor e kohezioni social - pra me rimodelimin dhe riinxhenierimin e ekonomisë sonë! Reforma e skemës apo e sistemit të pensioneve të një vendi, kërkon përgjegjësimin e tërë hallkave të shtetit, ekspertëve dhe mbarë shoqërisë.
Në vitin 2014, edhe me asistencën e Bankës Botërore, kjo qeveri ndërmori reformën më të thellë dhe më domethënëse të pensioneve dhe ndonëse sot ne jemi të ndërgjegjshëm se suksesi i jashtëzakonshëm i saj nuk mundej dot të kënaqte çdo pensionist, duhet të jemi të sigurt se pa atë reformë situata e pensioneve do të kishte shkuar shumë shumë më keq.
Në vitin 2013, skema e pensioneve kishte vetëm 561,169 kontribues dhe edhe mes tyre informaliteti ishte jashtë mase i lartë. Të ardhurat nga kontributet ishin vetëm 4.7% e PBB dhe defiçiti i skemës ishte 1.35% e PBB. Sa i përket masës së pensionit, ajo mbahej ekstremisht e ulët nga dy tavanet që aplikoheshin: i pari, që pensioni maksimal s’mund të ishte më i lartë se dyfishi i pensionit bazë dhe i dyti që pensioni s’mund të ishte më i lartë se 75% e pagës neto të 3 viteve me pagën më të ulët në 10 vitet e fundit - dhe përfituesi merrte atë që dilte më i ulëti ndër këto 2 tavane.
Sot, falë meritës kryesore të reformës së vitit 2014, që i dha fund demotivimit dhe humbjes së interesit për të kontribuuar, si edhe falë luftës sistematike antiinformalitet, informatizimit dhe digjitalizimit, punës për shtetin ligjor dhe ritmit pozitiv të zhvillimit ekonomik në vend, numri i kontribuesve është rritur me 47.3% duke arritur në 826,928 kontribues.
Të ardhurat nga kontributet janë rritur me 43.1%, duke arritur në 6.73% e PBB dhe deficiti është reduktuar me 59% duke arritur në 0.63% e PBB.
Shqipëria është sot në momentin më të mirë ekonomik dhe reputativ që pas rënies së komunizmit. Vendi është më pranë se kurrë integrimit në BE dhe përparimi i viteve të fundit, i nxitur nga boom-i i turizmit dhe i ndërtimit, po e shndërrojnë Shqipërinë në një vend tërheqës, lider rajonal.
Ky momentum i rritjes dhe fuqizimit ekonomik dhe shoqëror përmes të cilit po kalon Shqipëria duhet të shërbejë si një moment reflektimi, jo vetëm për maxhorancën qeverisëse, por për gjithë shoqërinë, që ta udhëheqim transformimin ekonomik drejt një modeli nga i cili përfitojnë të gjithë, me fokus të veçantë tek shtresat në nevojë dhe pensionistët.
E megjithatë, sot jemi këtu për të diskutuar sërish për pensionet sepse na shqetëson mjaftueshmëria e tyre. Jemi të ndërgjegjshëm edhe për shkaqet e kësaj mos mjaftueshmërie. Nga njëra anë, kemi pensionistët e dalë në pension para reformës së vitit 2014, të cilët vuajnë efektet e skemës pararendëse, ndërsa nga ana tjetër kemi historitë kontributive individuale, me boshllëqe të shkaktuara nga papunësia e informaliteti, në vitet e epokës më të egër të tranzicionit, çka bën që të kemi ende breza që dalin sot në pension me barrën negative të Shqipërisë së viteve 1990 – 2013.
Përpjekja e deritanishme për ta adresuar mosmjaftueshmërinë e të ardhurave për pensionistët me bonuse e transferta të tjera, ku vitin që shkoi akorduam edhe bonusin më të lartë të dhënë ndonjëherë dhe sivjet siguruam edhe bonusin e ri të pranverës, duhet të një zgjidhje afat-gjatë dhe në afat-gjatë nuk është as e qëndrueshme.
Ndaj edhe dua të rikthehem aty ku e nisa, pyetjet mund të jenë për pensionet, por përgjigjet janë për ekonominë në tërësi. Patjetër që mund ta reformojmë sistemin aktual të pensioneve, të forcojmë individualitetin e të zgjerojmë solidaritetin, por sërish do jemi duke diskutuar probleme pamjaftueshmërie nëse nuk do të rrisim produktivitetin e ekonomisë tonë. Duhet të ndërgjegjësohemi se informaliteti garanton ca cash më shumë sot por shndërrohet në një gjëmë nesër kur të plakemi. Biznesi që ankohet për taksat, duhet të kuptojë që ndërsa shteti shqiptar vjel nga taksat sa 27% të PBB, vendet e rajonit ka vite që janë mbi 30-35% e PBB.
Nëse ne nuk rrisim produktivitetin, nëse nuk reduktojmë informalitetin e nëse nuk rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit përmes zgjerimit të bazës taksapaguese, nëse nuk rrisim vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do kemi njerëz që nuk kanë mjaftueshëm, njerëz që vuajnë sot dhe nesër.
Individët duhet të bëjnë të vetën, duke mos u struktur në një punë të “sigurt” me pagë të ulët, ku shpesh “shtyjmë kohën” e ku vendet e punës shtohen për qoka, me paga asistence, por të punojnë në privat me një pagë dyfish më të lartë. Shteti, Bashkitë duhet të optimizojnë burimet njerëzore në sektorin publik duke mundësuar rritje pagash e reduktim parazitësh.
Biznesi nga ana tjetër, që sot ka filluar edhe të ankohet për mungesë të fuqisë puntore, duhet të ndërgjegjësohet, t’u ofrojë punonjësve edhe skema suplementare pensioni dhe mbështetjeje për jetën pas punës, njësoj si bizneset në perëndim, por edhe të rrisë e deklarojë plotësisht pagat.
Ne, si qeveri, duhet të konceptojmë e implementojmë një sërë politikash në ndihmë të familjeve të reja. Ne si MEKI, por edhe disa nga bashkitë kryesore në vend, po implentojmë një sërë programesh të strehimit social ndërkohë që jemi në proces të një rishikimi tërësor të tyre për të zgjeruar numrin e përfituesve, por edhe për të adresuar jo vetëm blerjen e shtëpisë së parë, por edhe rigjenerimin dhe zgjerimin e apartamentit ekzistues.
Foto: Xiaoqing Yu
Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu në një konferencë për reformën e pensioneve tha se Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet.
“Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, Informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, tha ajo.
futi nje xhiro ne autostraden tirane durres, e shiko. 90% akoma ashtu i ke
Përgjigju