Politikë

‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’, deputeti për dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë, triller për qëllime të caktuara

20 Shkurt, 19:20| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:21

  • Share

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv, dha edhe një prononcim në lidhje me dëshminë e të penduarit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu mes të tjerash edhe vjedhjen e shtëpisë së dhëndrit të deputetit Agron Duka në Shijak.

“Unë dhe dhëndri im nuk i kam pasur ndonjëherë lekët cash. Unë i kam kompani, me kredi dhe biznese, aktivitet i rregullt, paratë i mbaj në bankë”, tha ai.

Teksa më tej sqaroi edhe dyshimin se kjo mund të jetë një trillim për qëllime që ai nuk i di.

“Dhëndri im është në Angli, me vajzën time dhe dy fëmijët, me familjen dhe jeton atje. Kjo është rrenë, është e sigurt, por nëse është triller, edhe mundet, për ndonjë qëllim. Për të thënë që ja dhëndri i Dukës ka shumë lekë, apo duke thënë se ka sjellë 500 mijë euro në Shijak, s’e di. Nga ka lindur kjo ide s'e di, nuk kam pse i mbaj 500 mijë euro në shtëpi. Nuk kemi lidhje fare me këtë dhe nuk është e vërtetë”, deklaroi Duka për moderatorin Arbër Hitaj.

Nuredin Dumani në seancën e parë të hapur për dosjen ‘Plumbi i Artë’, u ballafaqua sot (20 shkurt) me Gentian Sharrën dhe me avokatin e tij. Në një moment Dumani tregoi se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës, ku iu tha se kishte mbi 500 mijë euro.


Lajmi kryesor:

Agron Duka kundër Berishës: Jo shkrirjes së SPAK! Rama ka të drejtë, Prokuroria në zgjedhje mos të merret me çështje ordinere, por të godasë lidhjet e krimit me politikën


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?