Kronikë

Hapet bypass-i i Vlorës, Balluku: Do të monitorohet me radarë, përshkohet për 20 minuta! Rama: Lajm i shumë pritur, pamja panoramike fut në klimën e pushimit çdo vizitor

16 Korrik 2021, 21:00| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 19:17

  • Share

Ministrja e Transportit dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku tha se Bypass i Vlorës do të monitorohet me radarë dhe se do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ministrja tha se e gjithë rruga e cila është 30 km, përshkohet për jo më shumë se 20 minuta dhe se ka një pamje mjaft panoramike.

‘Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojën limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. Bypassi do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantierëve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë dhe puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas skedulës. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave, nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike.’- tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama tha se hapja e bypass-it është një lajm i shumë pritur dhe se krijon një mundësi komplet ndryshe që të kalohet me lehtshmëri. Rama tha se ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor.

‘Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë pasi kalohet me një lehtshmëri të madhe. Ky udhëtim panoramik që fut në klimën e pushimit çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Merr fund vuajtja e udhëtarëve në jugun e Shqipërisë, hapet Bypass-i i Vlorës! Rama: Përfundon brenda vitit! Balluku: Monitorim me radarë, përshkohet për 20 minuta


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?