Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, ministrja: Shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet, me ‘pamje nga deti’

2 Korrik 2022, 14:35| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 15:01

  • Share

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa prezantonte projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme për pikat turistike në Sarandë, Përmet e Tepelenë. 

“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën. Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.


Lajmi kryesor:

Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt! Më 7 korrik hapet Bypass-i i Vlorës


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?