Sot u hap përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë! Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeministri Edi Rama, të cilit iu dedikua një këngë nga grupi polifonik 'Zëri i bilbilit'. Nuk munguan edhe vallet ndërsa kryeministri shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.
Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin, për të cilin thonë: "Paska dhe male mbi male që të çajnë mes për mes! Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat." Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet distanca me 45 minuta. Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës. Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.
Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit. Ndërtimi i këtij aksi u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.
Ministrja e Enerrgjisë tha se "vepra nisi në 2008 me tre lote të mbetura rrugëve, të cilat u përfunduan në 2018, pas 10 vitesh nga koha kur ishin hapur gjatë qeverisë së PD."
"Në 2018 kemi nisur lotet e tjera, 4,5 dhe 6, të dorëzuar në 2021 dhe loti i 7, tuneli i Skërficës, 1.3 km dhe me portalet hyrëse 1.3 të tjera, pra 2.6 km në total i kësaj vepre. E kemi nisur në gusht 2020 për ta përfunduar në 31 gusht 2022 dhe siç kemi premtuar ditën e hapjes, e kemi përfunduar 2 muaj më parë.
Rëndësinë e kemi thënë shpesh herë, është një nga pjesët më të rëndësishme që do të lidhë Gjirokastrën me Sarandën por edhe Tepelenën. Ashtu siç e themi shpesh herë me Tërmetin që u bë Gjirokastra dhe Tepelena me det", tha Balluku.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se rruga Sarandë-Gjirokastër bëhet për vetëm 40 minuta dhe me këtë vepër, shtëpitë Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena janë me pamje nga deti.
“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën.
Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.
Ndërkohë më 7 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.
Edhe 2 projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore ka përmenduar Kryeministri Edi Rama nga teksa ka inspektuar aksin më të ri në vend, Kardhiq-Delvinë.
Rama ka thënë se më datë 7 korrik do të hapet plotësisht edhe Bypass-i i Vlorës. Ai gjithashtu theksoi se do të nisë puna për “Korridorin Blu” që nis nga Murriqani dhe përfundon në Fier.
“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa prezantonte projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme për pikat turistike në Sarandë, Përmet e Tepelenë.
“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën. Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka publikuar videon nga rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e PD-së tashmë përfundoi me sukses. Ai thekson se ky është një tjetër premtim i mbajtur i kësaj mazhorance që i jep frymëmarrje turizmit.
“Kënaqësi e veçantë teksa shoh që një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike tashmë përfundoi me sukses. Një premtim i bërë para qytetarëve të Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës; shumë punë e përpjekje për zhbllokimin e projektit, sigurimin e financimit dhe hapjen e kantiereve në vitin 2018. Më pas vëmendje e vazhdueshme, punime intensive e tashmë rruga Kardhiq-Delvinë është një realitet edhe për ata që nuk na besonin! Një arterie e re qe i jep frymemarrje turizmit të Sarandës, i jep përspektivë ekonomike Delvinës dhe afron detin me Gjirokastrën”, nënvizon Gjiknuri.
Këngë, valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kryeministrit Edi Rama për hapjen e rrugës që do të lehtësojë aksesin drejt Tiranës. Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngën nga një grup polifonik si dhe valle.
Kënga dedikuar Ramës
I thotë qafa e skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisëNisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim
I kemi kenduar sulltanit,Zogut,Enverit,Berishes dhe tani Rames.Besoj se jemi i vetmi vend demokratik ne bote qe vazhdojme t'u bejme kenge shtetareve te rradhes sikur jemi akoma nen thunderat e tyre.31 vjet demokraci nuk jemi cliruar akoma as nga servilizmi prej kurtizani oborri,as nga respekti prej skllavi qe na lane shekujt nen thunderat e te plotefuqishmeve.Me qe ra fjala,kengetari qe takon Ramen ne foton 23,mos eshte Guri Rrokaj,ai kengetari qe beri kenge per sulltan Erdoganin,apo e kam gabim?
PërgjigjuKy sufllaqexhiu qe ben 50 komente njesoj me shkrin fare.
PërgjigjuPermeti i shkrete eshte i izoluar fare me ate rruge dhish qe i kane lene, kjo thote del pernjeheresh. Do nja nje ore te shkosh ne Gjirokaster dhe ne Gryke mund te lesh koken kollaj fare kur bien gure.
PërgjigjuPerfitojme te gjithë nga keto punime si shqiptar si dardan si tetovas ska aspak difference , ketu perfiton si një demokrat socialist apo levizes për integrim ! Pra le te bëjmë plazh ne Sarande e Vlore
PërgjigjuTë bëj edhe trenin keto dy vite Durres - Vlore , Vlore Sarande edhe mbetet i nderuar !
PërgjigjuHi hi hi hajde teater hajde ...akoma keshtu ne
PërgjigjuSufllaqe falas për të gjithë
PërgjigjuTi Geri qenke ngopur me sufllaqe
O byreku me gjize,po perse jeni te gjithe nje lloj juve te shqupit sa here qe kryhen punra te mira per popullin ju e kundershtoni,,nuk munde te them qe keta nuk vjedhin por ama ndertojne,por ju te gjizes vetem vidhnit vrisnit dhe ndertimet i kishit vetem te shkruara ne leter.
Nje aks rrugor qe do lidhe shume qytete dhe e falenderojme Ramen
PërgjigjuFALENDEROJE MIRRË... NË GJUNJ BILES SI SULLTANIT....SE JA KA HEQ LEKET ZAHOS DHE BERI TYNELIN..... A PIKA QË SJU BIE JENI QYTETAR TË MERITUAR TE ALBANISTANIT.
Vetem keta i cojne rrugen deri ne fund, se ata te PD i linin gjithmone pergjys se e kishin mendjen me mbush xhepat
PërgjigjuMezi po e pres tani te iki ne Sarande pasi do u shkurtonka shume koha e udhetimit
Përgjigjuo sali he mor si po te duket se e nise ndenje 6 vite dhe sngule 1 gozhde aty
PërgjigjuKy investim eshte shume i vlefshem per te gjithe qytetaret e atyre qyteteve qe jane aty rrotull
PërgjigjuTa gezojne rrugen e re banoret e kardhiqit , se te shkretet kishin qe ne 2007 qe prisnin
PërgjigjuNje investim goxha i mire dhe kush tjeter mund ti bente kaq me mire keto pun sesa ju z.kryeminister,me fat qe ju kemi dhe vendi yne esht zhvilluar shume
PërgjigjuNje pune goxha e mire ky tynel do te lehtesoje shum kohen per te vajtur ne sarande
PërgjigjuGezohem shume per kete rruge qe keni bere. Ju lumte per punen tuaj te perkushtuar. Ne kete sezon veror kjo rruge do te na ndihmoj shume duke ulur trafikun e renduar dhe duke e ber me te shpejt rrugen per ne sarande
PërgjigjuKeni ber pune te papar me kete tynel na keni lehtesuar shume kohe dhe mund ta vizitojme me shpesh saranden
PërgjigjuKeshtu pritet nje investim dhe projekt me mend me kenge e hare
PërgjigjuKe qejf te shof qe behen investime dhe nuk rrihet kot nga qeveria jone
Përgjigjunje rruge shume ebukur dhe qe shkurton shume per vajtjen ne sarand uroj qe ky projekt te sjell organizimin e shume te tjera projoekteve
PërgjigjuJeni neer te vetmit politikan qe i mbani fjalet e dhena sepse kjo rruge na eshte premtuar qe ne vitin 2008 dhe me ne fund i erdhi koha ta shikonim dhe te kalojme
PërgjigjuInvestim fantastik hapja e ketij tuneli qe na shkurton rrugen per sarande sepse na ka lodhur boll rruga e vjeter
PërgjigjuNe Kanada, dje u hap nje tynel per vizotore te kene mundesi te shohin nga afer ujvaren ne Niagara. U lodha duke kerkuar per kenge e valle apo kryeministrin federal apo provincial po hic. Nje mik qe banon atje thote qe do ishte e pakonceptueshme dhe vetvrasje politike nese do ndodhte, pra te organizosh pritje me gerrnete per udheheqsit! Por, me tha, nje Twitt i Kryeministrit provincial te Ontarios dje njoftoi se do ulte taksen e karburantit ne 5.7$ per te ndihmuar njerzit. Po pse nuk del neper konferenca shtypi e pyeta. Sepese njerzit merziten nese shtohet retorika politike, thote, dhe rralle dalin neper konferenca dhe vetem per ceshtje me interes per publikun dhe jo veten e tyre. Cte them me.
PërgjigjuRruga kombit u be në një mandat , me 4 korsi me dy tunele per 190km dhe beri 400mil€ nese sot do ishte bere rruga kombit do paguanim 1.2 miliard euro ! Mos u merr me Berishën se per rruge ai bente sa ska bere njeri . Me rendesi ka Rama te bëj te gjithe jugun dhe lindjen pastaj partia tjeter bën veriun dhe peredimin pra me rradhë , por Kjo rruge nuk krahasohet me ate te kombit pasi cdo vit 500mil€ vijne ne plazhet tona shqiptare nga vellezrit Kosovare ! Besoj rruga re ne Sarande merr turist nga maqedonia mes rrugës arbrit diku tek 100mil$ cdo vit
Ndersa tek ne ne rrugen e kombit ishte Saliu qe per cdo vizitor qe i vinte nga shtetet fqinje e merrte me vete qe te shkonin e ti prenin shiritat cdo ure apo mbikalimi.
Investimet si kjo e rruges Delvine - Kardhiq, jane nga taksat tona dhe qeveria e ka per detyre ti ralizoje, madje ne kohe dhe me koke ulur. Kur shoqeria jone ende me tipare te thella otomano-sovjeto-enveriste te reflektoje dhe te clirohet nga kthetrat e kultit te individit, atehere me ne fund do civilizohet si simotrat ne Evrope. Per fat te keq ende me parrullat "Po ku je Enver djali" apo "Sali ty gjithe bota te do" ja dhe kjo tjetra "Punet i sos Edi Rama".
PërgjigjuBravo Edi Rama vazhdo puno e salhe bajgën diskretito. Populli Shqiptar do vepra jo fjal lepra. Si salhe bajga njeri i diskretituar e hajdut i merituar.
PërgjigjuE gezofshi kete rruge dinjiteti e prosperiteti.
PërgjigjuO partia pd hajde se Wdi ta vë me standart e të kanaq o turi spinaq.
PërgjigjuNuk na ndahet shpirti nga koha e Enverit,qe i krijonin kenge udheheqesve te qeverris,turp...K.M ka ber detyren per te cilen paguhet.
Përgjigjufiks,asgje me shume .....never dhe mjerim per keto artikuj si dikur ne komunizem...
Ec e thuaju injoranteve. Ju duket se po i ben me paret e xhepit, dhe jo me paret e buxhetit te shtetit dhe me kosto te fryra. Cdo popull meriton ate qeveri qe ka. Ka 30 vjet qe eshte nderruar sistemi, dhe Shqiperia po e fundit ngeli. I vetmi drejtim ku jane bere perparime jane numri i te korruptuarve milionere nga paret qe i vjedhin nga shteti dhe numri i te varferve ne minimume jetike.
Shqipëria është nga Veriu në Jug! Vetëm shkallë të lëvizshme kanë ngelë pa vendosë në Jug...
PërgjigjuNuk di nese ke udhetuar ndonjehere per sarande por rruga qe u shmang ta them me siguri te plote sepse njoh gjithe aksin rrugor kombetar ishte me vdekjepruresi. Si sot nje vit me pare 5 viktima. Keshtu qe cdo meter asfalt qe hidhet kudo nje viktime me pak qofshin banore veriu ose jugu.Respekte
Rrug jasht sandartit..vjedhje vjedhje
PërgjigjuPerveç vjedhjes ka trefishiar tarifat. Por kjo patronazhistave u duket rruge. Ahh mor te mjere ahhh sa do vuani
Leh PD me Saliun Luan e bejne miun u ze syte mrekullia po i mbyte xhelozia O sali ore lugat hapi syte se ka dhe SPAK Me Armin e me Shkelzen robt e shpise po ju sh......
Edi Rama eshte fantastik. Eshte njeri i punes e sakrifices