VLORË- Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit.
Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.
Vepër historike e quan kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.
"Një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut" shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.
Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët.
Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.
Hapet tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama së bashku me zëvëndëskryeministren Balluku dhe ministren e Turizmit Kumbaro morën pjesë në ceremoni. Të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë të cilët morën pjesë në ceremoninë e hapjes së tunelit.
Gjithashtu kryeministrit iu bë dhe një surprizë me rastin e ditëlindjes, pasi Rama festoi dje 60 vjetorin. Rama së bashku me ministrat dhe me qytetarë hipën në një autobus me të cilën përshkuan tunelin.
Një qytetare i tha Ramës: Është një nder për kombin. Janë vepra madhore. Ti gëzojnë fëmijët tanë. Iku brezi jonë.
Rama: Ku ikim ne mo, je në vete. Ju gratë e Labërisë nuk ikni.
Një qytetar tjetër: Jemi pa fjalë. U lidh dhe deti Jon me Adriatikun. Rritet dhe cilësia e turizmit. Do të sjellë ekonomi dhe cilësi në jetën e përditshme të qytetarëve të zonës. Është një vlerë e jashtëzakonshme. Pa fjalë. Ta gëzojmë. Rrofshi të gjithë ata që këtë projekt e bënë realitet. Dukej si përralë e dikurshme. I jep vlerë dhe Llogarasë, kthehet në atraksion cilësor. Do sjellë ekonomi të madhe, kurse kohën. Faleminderit nga ju një mijë herë. Të kesh jetën e gjatë me familjen, tyi japësh vendit çfarë i ke thënë.
Rama: Po i bëjmë dhe do ti bëjmë. Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë. Pastaj do bëhen testimet. Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do jetë nga kufiri në Malin e Zi deri në Fier.
Një qytetar: Do bëhen xhelozë kufitarët.
Rama: Na shkoi jeta ne xhelozë, tani se bëhen të tjerët. Ja ky është i fiksuar pas tunelit të Llogarasë që kur ishte i vogël, ditën e parë që më ka takuar më tha dy gjëra i ke borxh Tunelin e Llogarasë dhe Aerporpotin e Vlorës. Pastaj dola jashtë parashikimit me Lungomaren.
Një qytetar: Këto male vetëm Jul Çezari i kishte kaluar. Kjo është Rilindja Urbane që çan malet.
Kam 15 vite në Shqipëri. Gëzoj shumë. Në sytë e mi shikoj ndryshime në qytetin e Vlorës. Gëzoj shumë, shpresoj shumë për zhvillime të tjera',u shpreh një qytetare polake që jeton në Vlorë.
Është hapur për qarkullimin tuneli i Llogarasë, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Mjetet e para kanë inauguruar tunelin duke qarkulluar menjëherë pas hapjes.
Është hapur sot tuneli i Llogarasë. Në ceremoninë e inagurimit një gup polifonik këndoi këngë, njëra prej të cilave i dedikohej kryeministrit Edi Rama.
A NUK IKET ME NGA QAFA LLOGARASE? PRA S JAM I QARTE. MA SHPJEGONI. NGA VLORA NE SARANDE KALON NGa tuneli?
PërgjigjuRrofte sa malet e dukatit lideri suprem qe na beri te paret ne bot te dytet ne evrop per tunele
Përgjigjuketo duheshin bere qysh ne 1990..jemi 24 vjet me vonese...
PërgjigjuSa mir i boke hesapet ti ????
Eshte lajm i gezuar per gjithe ekonomine e shqiptarve . Permbyllja,nga Veriu ne Jug,e korridorit te kalter do jete nje mbrothesi e madhe ne ekonomine tone. TUNG
PërgjigjuCfare eshte Jul Cezari para Rames?Jul Cezari bente placke me lufte kurse Rama i ka ne tavoline!Mjafton te zgjase doren!
PërgjigjuSi Enver Hoxhes e Rapush Xhaferit i kenduan edhe ketij...
PërgjigjuEcni ngadale o popull se rruga deri kur te kolaudohet do kohe , me kujdes dhe deri 70-80km/h edhe shijoni pamjen edhe ecni ngadale si zoterinj!
PërgjigjuPamje spektakolare brenda tunelit…
Firma qe ka bere instalimet elektrike apo projektuesi jan per spak. Si mund te shtrish kabllot e ndricimit te sinjalistikes, dhe te sinjalistikes se emergjences nga posht dhe anesore tunelit. Shqiperi hajduteri hesapi.
Përgjigjujan provizore, se u desh me e hap patjeter per te hequr mendjen nga arrestimet. po qe do shkoje dikush ne burg per ate pacavure eshe te sigurt.
Prite kur te thone qe jane provizore...
Sa do jete gjoba per tek resortet e politikaneve?!
Përgjigju