Shenjat e plumbave në godinën e Top Channel

Në Top Channel u shmang masakra? 3 minuta para sulmit u largua furgoni i fundit me gazetarë! Makina e autorëve e paregjistruar në Shqipëri, targat më parë i përkisnin një punonjësi të Tv

27 Mars 2023, 13:58| Përditesimi: 27 Mars 2023, 18:33

  • Share

TIRANË- Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre. Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë. Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo thjesht rastësia e 3 minutave shmangu një masakër por detajet që Report Tv mëson ekskluzivisht nga hetimet janë shokuese.

Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Pra numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.

Ndërkohë që një tjetër mister që e mbulon ngjarjen është edhe fakti që lidhet me targat e makinës. Targa ishte vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan. Targat kanë qenë në pronësi të një kameramani të një emisioni në ‘Top Channel’, i cili vetëm pak kohë më parë e kishte shitur te një kushëri. Ky i fundit kishte denoncuar vjedhjen e targave.

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç. Report Tv ka mësuar se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën  dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës, ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet të jetë hedhur armë në ferra nga një automjet në lëvizje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka disa të shoqëruar në Vlorë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ollga: 29/03/2023 01:35

    KJO qeveri mbron dhe perkrah kriminelet,,,dhe duhet rrezuar sa me pare....

    Përgjigju
  • Paloka: 27/03/2023 23:51

    O Alb Berisha! Jane armet e babait tuaj shpirteror Berisha,qe hapi depot,dhe jane po keto arme qe po vrasin çdo dite!sikur te japin dorheqjen Ministri per gjdo vrasje, edhe un dheti dote na takonte tu boshim Ministra.

    Përgjigju
  • gloria: 27/03/2023 18:27

    o beni nuk ka kohe qe kriminelet te vihen para drejtesise,,,jane shtuar shume,,tani vete populli duhet ti ekzekutoje keta kriminele,,kudo ne rruge,,ne makina,,ne lokale ,,ne shtepite e tyre,,,si ja bente duarte ne filipine,,i vriste ne rruge dhe i hidhte neper kanale si qen te ngordhet...shteti nuk po funksionon....

    Përgjigju
  • Ceno: 27/03/2023 17:50

    Mund té jenè KRIMINELÈT e POLITIKÈS si arben ahmetaj ,qé top chanel e ka masakruar me té drejté , por mund té jetè edhe konkurrenca si psh tv klan , sepse top chanel ju ka marr 2 MILON Shqiptarè , qè shikojné big brother çdo natè ! POLICIA e SHTETIT , SHISH duhet me patjetèr té kérkojnè ndihmèn e FBI URGJENTISHT , sepse mbrapa kètij KRIMI qèndrojnè koka tè mèdha tè ndonjè televizioni tjetèr tè lidhur me Politikanè KRIMINELÉ , HAJDUTÉ , KUSARÉ dhe BANDITÈ !!!

    Përgjigju
  • Sabriu: 27/03/2023 17:28

    E se mos eshte frymzuesi tigri, pas disa publikimeve te bera nga kanali top-channel sesi kishte vepruar per te kryer mashtrimet.

    Përgjigju
  • Alb: 27/03/2023 16:56

    Shqipnija kabuli dhe talebanete e EU

    Përgjigju
  • Beni: 27/03/2023 16:27

    Kriminelet duhet te vihen perpara drejtesise,gjithashtu perpara drejtesise duhet te vihen dhe te pangopurit qe u vene gjoba dhe prishin kontratat me bizneset dhe popullin !

    Përgjigju
  • Tan hoxha: 27/03/2023 15:57

    Dun me vu gjona femrat hoxha

    Përgjigju
  • Berti: 27/03/2023 15:56

    Ministri Çuci duhet te jap urgjentisht dorheqjen per mos garantuar jeten e nje qytetari te pafajshem.

    Përgjigju
    • Berti: 27/03/2023 22:25

      Berti! Sot u vrane 6 njerez te pa fajshem ne SHBA!dhe nuk degjova gje qe dha kush dorheqje!

    • Alb: 27/03/2023 21:31

      O shef ordineri squhet vrasje quhet terror edhe ajo te don bosko pastaj kur sparandalohen dhe kur skapen autoret kush duhet ta japi dorheqjen apo olta bb.

    • shefi: 27/03/2023 18:40

      po pra ja tani per cdo vrasje ministri te jap dorheqje e do kemi me shum ministra te rinj ne jave se sa konkurrente te bb qe ju p.rdhi trut juve...nqs keni tru

    • Alb: 27/03/2023 17:18

      1 thuaj ti po vetem brenda 2 javesh jan 2 te vdekur dhe 4 te plagosur te pafajshem, midis tyre dhe femij nga aktet e terrorit. Cucit a si ha fare o mik edhe spaska ndermend te bej gje njeri ju shikoni bb votoni me sms dhe urt.

  • goni: 27/03/2023 15:54

    shteti nuk te mbron me ne lokal apo pune kudo qe te jesh...merrni masa vete o popull,,,ngrini postoblloqe kudo ne rruge,,lagje,,fshatra....mos lejoni te kaloje asnje,,,pa u kontrolluar,,kush kundershton vriteni ne vend....vetem keshtu shurrojne ne breke keiminelet,,,shteti nuk te mbron fare,,o edi rama te hongshin qente ishallah...,

    Përgjigju
  • Genti: 27/03/2023 15:24

    Aman kujdes ate Met Veliun ruajeni mir se eshte aset kombëtar

    Përgjigju
  • Tomorri: 27/03/2023 15:22

    E ka ber Birisha me njerezit e tij

    Përgjigju
  • Tani: 27/03/2023 14:20

    Gjynah qe u vra roja i shkrete. Rrufeja nuk bie ne hale, po te vriteshin pronaret e ketyre “medive” apo me sakte gjobaxhinjve, askujt nuk do i vinte keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?